Monstat publikoi sot të dhënat nga regjistrimi i popullsisë të cilat i referohen popullsisë së Malit të Zi sipas njohurive të gjuhëve të huaja.

Të dhënat i referohen njohurive të gjuhëve të huaja, që përkufizohet si aftësia e një personi për të kuptuar, folur, lexuar dhe shkruar një gjuhë të huaj. Janë mbledhur të dhëna për njohjen e maksimumit të tre gjuhëve të huaja, shkruan Ulqini Online.

Një fakt që bie në sy nga këta të dhëna është njohja e gjuhës gjermane nga qytetarët e Ulqinit. Nga këto të dhëna rezulton se qyteti me përqindja më e madhe të qytetarëve që njohin gjuhën gjermane është Ulqini. 12,12% e banorëve të Ulqinit e njohin gjermane.

Mund të jenë shumë faktorë që ndikojnë në këto të dhëna. Një ndër këta faktor ka të bëjë me kohën e artë të turizmit në qytetin e Ulqinit që ju takon sidomos viteve të 90-ta ku pothuajse të gjith punonjësit turistik e kanë njohur gjuhën gjermane.

Faktor tjetër shumë i rëndësishëm mund të ju takojë dy dekadave të fundit. Mësimi kualitativ i gjuhës gjermane në shkollat fillore dhe të mesme ku përveç mësimdhënësve të qytetit tonë kontribut të madh kanë dhënë edhe mësimdhënësit e kësaj gjuhe nga Gjermania.

Sido që të jetë dhe pa marrë parasysh se cila është arsyeja, një fakt i tillë nga gëzon.

By admini