Qendra do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 13,321 m², e vendosur në pronësi të Komunës së Ulqinit.

Komuna e Ulqinit nëpërmes faqes së vet në njofton qytetarët e Ulqinit për fillimin i procedurës së prokurimit publik për Projektin kryesor të Qendrës ditore për fëmijë dhe të rritur me nevoja të posaçme.

”Komuna e Ulqinit ju informon se sot ka hapur prokurimin publik të hapur për përzgjedhjen e kontraktuesit për hartimin e projektit kryesor për ndërtimin e Qendrës ditore për fëmijë dhe të rritur me nevoja të posaçme. Ky projekt ka për qëllim krijimin e një hapësire moderne dhe të përkushtuar që do të ofrojë shërbime të integruara për personat me nevoja të veçanta, duke përfshirë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit mbi moshën 27 vjeç”, mësohet nga Komuna e Ulqinit, përkatësisht Sekretarijati për veprimtari komunale dhe banesore, transmeton Ulqini Online.

Qendra do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 13,321 m², e vendosur në pronësi të Komunës së Ulqinit.

Qendra do të jetë e pajisur me të gjitha kushtet dhe standardet moderne për të siguruar një shërbim cilësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë përdoruesit.

Kjo qendër synon të jetë një model për përkujdesje dhe mbështetje gjithëpërfshirëse, duke promovuar integrimin social, pavarësinë dhe zhvillimin personal të personave me nevoja të veçanta në komunitet.

Afati për dorëzimin e ofertave për këtë prokurim publik është nga data 15 nëntor 2024 deri më 3 dhjetor 2024. Të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës së prokurimeve publike, ku do të gjeni gjithashtu të gjitha dokumentet e nevojshme dhe specifikimet e detajuara të projektit.

Linku i Prokurimit Publik: https://cejn.gov.me/tenders/view-tender/82486

Ndërtimi i Qendrës Ditore është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së nevojave të qytetarëve më të ndjeshëm të Ulqinit dhe promovimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse. Kjo qendër do të sigurojë jo vetëm shërbime bazë dhe terapitë e nevojshme për individët me nevoja të veçanta, por gjithashtu do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre dhe të familjeve të tyre.

Ky projekt përfaqëson angazhimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe për të siguruar që çdo anëtar i komunitetit të ketë mundësi të barabarta për zhvillim dhe integrim. I ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara të marrin pjesë në këtë proces dhe të kontribuojnë në realizimin e këtij projekti.

By admini

Leave a Reply