Veshje kombetare

Sos telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin është duke realizuar projektin “Burimet e së kaluarës – Fuqia e multikulturalizmit”, përkrahur nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave .

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është: “Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe identitetit të popullatës shqiptare dhe banorëve të tjerë të komunës së Ulqinit, me kontribut në afirmimin dhe promovimin e diversitetit kulturor, mbështetje për bashkëpunimin ndërkulturor, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e trashëgimi kulturore për brezat e ardhshëm”.

“Në territorin e komunës së Ulqinit ekziston një trashëgimi e paçmuar kulturore dhe arkeologjike që nuk promovohet sa duhet dhe  nuk njihet mjaftueshëm as në vetë komunën. Në këtë drejtim, do të realizohet  një film dokumentar me të paktën 5,  nga burimet e vjetra më të rëndësishme në zonën e Anës së Malit ,  me qëllim të ruajtjes dhe  promovimit e trashëgimisë kulturore dhe vlerave historike.

Ky është  dokumentari i parë me këtë tematikë që realizohet në këtë zonë, ku do vazhdohet me dokumentarin e radhës që të përfshihen edhe trashëgimi tjera kulturore “ ka deklaruar Hatixhe Nelaj koordinatore dhe autore e dokumentarit në fjalë.

 Stafi që punon në realizimin e këtij projekti përbëhet nga gazetari/i Bekim Çoba, dhe Dafina  Teliqi, kameraman  Shaban Bani Bajraktari,  me skenarë të Shefqet Lucës, si dhe asistente në projekt  Ajdina Metanoviq Lukoviq.

Nelaj  shtoi se ky është dokumentari i nëntë që realizohet nga SOS telefoni e që përfshinë trashëgiminë kulturore.

By admini