Nga Haxhi Zeneli
Në takimin i fundit në Tiranë me kancelarën gjermane Angela Merke r,na jep të kuptojmë se Edi Rama është i pa përmisueshëm në politikë dhe se nuk dha asnjë provë që mund të shëmbi urat e ndarëjes.
Ai u mundua në këtë takim që edhe njëherë t’ja shes iden e”Ballkanit të Hapur” kancelares gjermane, tashti në ikje.
Ai në këtë takim me rëndësi e hudhë ”nën rrota”, Albin Kurtin, gjoja se ata në Kosovë nuk po kuptojnë”se Vuçiqi e paska për të mirën e shqiptarëve”,me idenë e “Ballkanit të Hapur” që ja ndrruan emrin nga”Minishengeni”. Kurse në anën tjetër Serbia ende thotë: ”se kurr nuk do ta njohi Kosovën” dhe se atje s’ka patur krime.
A nuk e shikon Edi Rama përzierjen e Vuçiqit kohëve të fundit në Mal të Zi?
Edi mendon se e kupton se si funksionon Serbia në krye me Vuçiqin!. Bile ai mundohët të na shesin Vuçiqin tek shqiptarët, njeriun që ishte dora e djathtë e Millosheviqit. E po Edi, nga anet tona populli thotë: ”Ujku ndrron qymen por ju vesin”, andaj shqiptarët e kanë “pirë çorbën”dhe aty njerzëve nuk u besojmë.
Me atë që pohon Edi Rama, ai i mohon Albin Kurtit të gjitha vuejtjet e tia në burgjet e Serbisë, kinse ai s’paska pas kohë ta njohi politikën e shovenistëve serbo mdhenjë me lëkurën e ti.
Ta kuptoni se Albin Kurti e njef Serbinë dhe Vuçiqin shumë më mirë.
Nuk ka teori që ju ta njihëni më mirë, nga fakti se ju keni qenë i izoluarr në regjimin e Enver Hoxhes, ndoshta edhe i përgëdhelur dhe se ju e keni parë Jugosllavinë nëpër mes të televizionit ashtu sikurse ne që kemi pa mëmën Shqiperi, që na dukesh një “kopsht me lule”! Andaj nga nostalgjia shpesh herë njerëzit mund të verbërohën, ku bëjnë edhe gabime. Në kohën e shtetit komunist disa kanë ëndërruar ta shofin Beogradin nga afër dhe nga ajo dëshirë, ka pasuar nga ata që kanë mëshefur nën kulltuqe radio/tranzistoret, ku në orët e vona janë dëfryar me këngët dhe vallet serbe edhe pse si kanë kuptuar ato, këte ma kanë thënë shokët pas shëmbjes së murit, për këtë nostalgji dhe
”dashuri të ndaluar” ,flet vetë fakti i ftesës së Goran Bregoviqit për të argëtuar fansat e melosit serb, kurse në anën tjetër shteti serb nuk ka ndodhur që të ftojë asnjëherë këngëtarët shqiptarë që tani po i njeh e gjithë bota.
Nuk e kuptojë një gjë, përse Edi Rama insiston në ”Ballkanin e Hapur” kur Sh.B.A.ja nuk interesohën për këte ide?
Kosova sot është e ndarë nga shteti amë i saj që e ka ëndrruar tanë jetën të bashkohët, bile të gjithë heronjët e rënë në luftë kanë luftuar për këtë ide,dhe jo për ”Ballkan të Hapur”, sepse kjo nuk i ofron Kosovës dhe Shqiperisë asgjë përveç se një fushë veprim të lirë të agjentëve Ruso/Serb në ”Shqiperin e lirë”, pra sundimin e tokave shqiptere për ti mbajtur nën kontroll dhë këtë ata mund ta arrijn shumë lehtë sepse ne shqiptarët harrojmë krimet e tyre, ne nuk harrojmë vetem krimet ndër mes vetiti.
Si do që të jetë, Rama ashtu si ka ardhur një ditë do shkojë.
Shqiperia dhe Kosova janë më të lashta, aty do të mbetën, deri sa një ditë të triumfojë njeriu që e don dhe e adhuron kombin e ti dhe bashkimin e shqiptarëve, sa do kohë që të shkojë, kjo është e pa shmangëshme!
Shtator/2021