Nga Nikë Gashaj
Jovan Baleviq, shqiptar, lindi më 1728 në Pelev Brijeg- Bratonozhiqi, afër Podgoricës, Mali i Zi. Jovan Baleviqi, si fëmijë nga Mali i Zi mbërrijti në Bosnjë përmes qendrave të atëhershme kulturore të Austro-Hungarisë, Karllovcit të Sremit, Temishvarit, e cila u quajt Vjena e vogël për shkak të arqitekturës së saj, ku përfundoi arsimin e ulët dhe të mesëm. Ai studioi dhe u diplomua në Fakultetin Filozofik dhe Juridik, dmth. studioi filozofi dhe drejtësi në Universitetin në Halle në Gjermani, ku gjithashtu mbrojti doktoraturën e tij në filozofi, më 1752. Baleviqi mori doktoraturën e tij shumë heret, domethënë në moshën 24 vjeçare, pasi më shumë se nëntë vjet kaloi duke studiuar në Univerzitetin e atëhershëm Mbretëror Friedrich në Halle(Universiteti i sotëm “Martin Luther”).
Pasi përfundoi studimet dhe mbrojti doktoraturën, u kthye në Hungari dhe me 1753, punoi si noter(avokat) dhe agjutant ushtarak, ndërsa në Karllovac të Sremit si shef policie dhe Sekretar i Administratës së qytetit. Ai përfundoi karrierën e tij profesionale në Rusi si oficer me gradën e kapitenit dhe majorit të ushtrisë ruse.
Gjatë udhtimit të tij në Rusi, ai shkroi një ese informative dhe historiografike-gjeografike mbi Malin e Zi në latinishte në Vjenë, nga e cila u përkthyen dy vepra në rusisht. Me këtë Baleviqi përfundoi punën e tij letrare-shkencore.
Baleviqi mori doktoraturën, më 1752, duke mbrojtur veprën” Disertacioni filozofik( shqyrtimi) mbi përhapjen e fesë me mjete militante”, në qytetin gjerman, në Halle, në atë kohë një qendër universitare shumë e njohur. Po ashtu e botoi librin me të njëjtin emer në gjuhën latine(Dissertatio philosophica de propagatione religionis armatra).
As për gati dy shekuj nuk dihej për këtë vepër të rëndësishme filozofike të Baleviqit. Ashtu që shkenca vetëm në gjysmën e dytë të shekullit XX arriti të merrte informacione themelore mbi të.
Më në fund, më 2002, me rastin e Dyqindpesëdhjetëvjetorit të mbrojtjes dhe publikimit të disertacionit të doktoraturës së Baleviqit, me kopjen e Disertacionit e cila ruhet në Biblotekën e Univerzitetit Martin Thuther”(dikur të Univerzitetit Mbretror Fridrich) në Halle(ekziston dhe një kopje në Bibliotekën Kombëtare të Austrië në Vjenë), teksti i përkthyer nga gjuha latine dhe i botuar u bë i pranishëm opinionit profesional dhe laik.
Filozofi serb, dr. Andrija Stojkoviq, në librin e tij “Fillimet e filozofisë tek serbët”, të botuar me 1970 (Beograd) ka shkruar se Baleviqi e botoi shqyrtimin e tij filozofik mbi propagandën e fesë, në Halle, më 1752, dhe se ai ishte disertacioni i parë filozofik tek serbët. Gjithashtu, dr. Goran Sekulloviq, në librin e tij “Durimi- Pagesa njerëzore mbi Jovan Baljeviqin, doktori i parë malazes i filozofisë”(Podgoricë, 2015). Andaj, të dy ata e kanë falsifikuar përkatësinë kombëtare të Baleviqit. Me qenë se vet Baleviqi në faqen e parë të kopertinës të disertacionit të doktoraturës në kopjen origjinale në gjuhën latine është deklaruar dhe nënshkruar se është shqiptar.
Përfundim: Jovan Baleviqi ka qenë Filozof dhe Jurist shqiptar, doktor i filozofisë, shkencëtar, poliglot, person i gjithanshëm, avokat, nënpunës civil austriak, oficer i lartë ushtarak rus. Ka folur disa gjuhë të huaja: gjermanisht, greqisht, hebraisht, rusisht, vllahisht dhe latinisht. Vdiq herët, në vitin 1769.