Pyetësor mbi praninë e korrupsionit në procesin e përzgjedhjes së drejtorëve/drejtoreshave të institucioneve arsimore (shkollave fillore dhe të mesme) në territorin e komunës së Ulqinit.

Në kuadër të një projekti të ri hulumtues që po realizon OJQ Monitoring Group Ulqin – MOGUL në fushën e korrupsionit në arsim, kemi filluar përgatitjen e analizës së parë që trajton procesin e përzgjedhjes së drejtorëve/drejtoreshave të institucioneve arsimore në territorin e komunës së Ulqinit.

Procesi i përzgjedhjes së drejtorëve, siç ka treguar praktika shumëvjeçare, shpeshherë është zhvilluar nën hijen e dyshimeve për korrupsion, me ndikime të forta politike, ku pozitat janë ndarë sipas përkatësisë politike, lidhjeve personale dhe marrëveshjeve joformale – e jo në bazë të profesionalizmit dhe kompetencës. Kjo praktikë ka pasoja serioze në funksionimin e shkollave, punësimin e stafit dhe nivelin arsimor të fëmijëve. Qëllimi i kësaj analize është që, përmes të dhënave konkrete dhe mendimeve të qytetarëve, të ofrojë një pasqyrë se a ndikon dhe në ç’mënyrë korrupsioni në përzgjedhjen e drejtuesve të shkollave, dhe si ndikon ky proces në cilësinë e arsimit në qytetin tonë.

Për këtë arsye, i ftojmë të gjithë qytetarët dhe qytetaret e Ulqinit të marrin pjesë në një anketë të shkurtër dhe anonime, dhe kështu të kontribuojnë në krijimin e një pasqyre reale mbi këtë problem. Anketa është e thjeshtë, nuk kërkon të dhëna personale dhe zgjat vetëm disa minuta.

Të gjitha përgjigjet do të përdoren ekskluzivisht për qëllime hulumtuese gjatë përgatitjes së analizës, e cila do të prezantohet publikisht dhe do t’u dorëzohet institucioneve përkatëse si rekomandim për ndryshimin e praktikave ekzistuese. Përgjigjja juaj është e rëndësishme në angazhimin për një arsim më transparent, profesional dhe cilësor në Ulqin.

Ju lutemi që ta plotësoni anketën në vijim.

https://cer-platform.org/#/Survey/load/2/3ca17942acfcf1b3f6e9c02c3dee1e5f702fa358027fe38e41343252ef9caa87a1d4e4cbe1a137226522bc6ffa13287b

By admini

Leave a Reply