Ministria e Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronësisë Shtetërore të Malit të Zi ka pranuar propozimin e Mitropolisë së Malit të Zi dhe dhe bregdetir (MCP) që lokacioni në majën e Rumisë, ku në mesin e vitit 2005 u vendos në mënyrë të paligjshme një kishë, të përfshihet në Planin Hapësinor-Urbanistik të komunës së Tivarit si vend për objekte fetare, shkruan e përditshmma malazeze Vijesti, transmeton Ulqini Online.

Kjo është një parakusht që Kisha e Trinisë së Shenjtë të legalizohet, del nga të dhënat në raportin e debatit publik mbi ndryshimet dhe plotësimet e Planin Hapësinor-Urbanistik të Tivarit, i cili është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë që drejtohet nga Slaven Radunović (partia Nova srpska demokratija).

“Me këto ndryshime dhe plotësime të Planin Hapësinor-Urbanistik, duhet të njihet Kisha e Trinisë së Shenjtë në majën e Rumisë, e cila ndodhet në parcelën kadastrale (kp) nr. 1, në njësinë kadastrale (KO) Mikuliq dhe në kp 3192 KO Livari, me përcaktimin për objekte fetare”, thuhet në ndryshimin e propozuar të versionit të mëparshëm të projektit të ndryshimeve të PUP-it, në të cilin ky lokacion nuk kishte këtë destinim.

Nga Ministria kanë dhënë përgjigjen për ndryshimin e propozuar me fjalët “vërejtja pranohet”, duke shtuar se tani planifikohet që në majën e Rumisë, ku ndodhet kisha që prej 20 vitesh shkakton debate dhe polemika të shumta, veçanërisht në kontekstin e ndikimit të saj mbi marrëdhëniet etnike dhe fetare në Mal të Zi, të parashihet destinimi për objekte fetare.

Lexoni më gjërësisht materialin.

https://www.vijesti.me/vijesti/politika/782454/pocela-legalizacija-crkve-na-rumiji

By admini

Leave a Reply