Vdekja e parakohshme e të riut nga Ulqini, Simon Koçoviq, ditën e merkurrë tronditi pa masë qytetin.
Simonin e njohnin pothuajse të gjithë qytetarët e Ulqinit edhe për shkak të natyrës së punës së tij, pasi ai punonte në shërbimin e policisë në pikën kufitare në Sukubinë. Simoni u dallonte për sjellje shembullore dhe çdo here u mundonte që të ndihmonte kur ishte e mundur, shkruan Ulqini Online.
Familja Koçoviq është nga Kllezna e Anës së Malit por që jetonin në Ulqin.
Simoni la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë.
Mbrëmë dhe sot ka pasur shumë shkrime dedikuar Simonit. Poashtu sot është inicuar një aksion për ndihmë të familjes së tij nëpërmes platformës gofundme.
Më poshtë po përcjellim një shkrim në tërësi të shokut të tij, Hodo Luka, të postuar ne rrjetin social facebook dedikuar Simonit.
Sot humba edhe një shok.Humba më shumë, iku një pjesë e imja.Një mbështetje, një përkrahës, një inkurajues dhe burim i energjisë që të jep shtytje dhe moral të sfidosh të pamundurën.
Vdiq Simoja i Pashukut të Simon Becit nga Kllezna. Ai që na mësoi të mblidhemi me gaz e humor dhe pastaj të ndahemi me buzëqeshje dhe gjithmonë me kujtime të veçanta e të bukura, me përvojë të paharruar.U gëzonim kur e takonim.Një ditë pa shkëmby dy fjalë me Simën, dukej se nuk kena ngranë, diçka i ka munguar asaj dite. E ku ta marrim nesër, ku t’i ndigjojmë ato batuta origjinale, atë buzëqeshje vëllazërore.
Ty nuk të kisha kolegë, të kisha më shumë se shok sepse e ndanim bisedën mbi profesionin nga ajo që quhet nevojë shpirtërore të ndash kohën me një mik të vërtet, kurse Ti ishe mik i të gjithëve . Nuk ekziston ai që nuk i shtrive dorën e ndihmës , nëse me sinqeritet të është drejtuar…ishe mik i të gjithëve dhe për ate ike sepse kjo botë nuk ndanë më ato tipare që ty t’i dhuroi zoti .
Ike nga kjo botë sepse e tejkalove limitin e të bukurës që ajo sjellë….ia kalove asaj.Nuk e ndoqi hapin tënd nga se mbetej e vonuar me të gjitha ato që ti i ngrite si sfida të pakapshme me zemërgjërësinë, bujarinë dhe fisnikërinë e natyrës tënde.
Sima jonë, Sima i të gjithëve.Jo vetëm i Nores, Tonit, Paskualit e Mateos….Ti ishe Sima i të gjithëve sepse çdo njeriu në botë i duhet një mik si ti.E ne që të njohëm e dijmë mirë këtë.
Thonë që koha shëron plagët e unë them që plagët na mundën e kjo na fundosi.Më fal për këtë pesimizëm , injoroje mikun tënd, Ti qëndro atje në Parajsën e merituar dhe gëzoi shpërblimet që i fitove këtu.
Më të mirët po largohen, e unë këtë e kisha të qartë që moti.Me largimin tënd e kuptova për herë të fundit.Kjo botë në mungesë të të mirës e humbi edhe një të mirë, dhe dëshmon edhe njëherë që është vetëm një gënjeshtër.
Pushofsh i qetë atje lartë në përjetësi sepse emri yt nuk vdes deri sa ne të jetojmë.