Tablo e piktorit Gjelosh Gjokaj

Nga Beqir SINA – New York

I jepet mbështetje Nik Gjeloshaj, i akuzuar për kryerje të veprës penale, thirrje për rezistencë, nga Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së Nju Jork-ut : Qeveria malazeze është duke bërë shantazh dhe presion ndaj kryetari të parë shqiptar të Komunës së Tuzit, dhe shqiptarëve në Malësi

BRONX NY: Malësorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdoin me kremtimin e datave historike kombëtare, posaqërisht ato që kan të bëjnë me historinë e Malsisë së Madhe, prej nga është edhe vend-origjina e tyre. Një vend të veçantë ka zënë në diasporë aktiviteti duke kremtuar 110 vjetori i Kryengritjes antiosmane të Malësisë, e cila është padyshim një ngjarje e rëndësishme për historinë kombëtare të shqiptarëve, ngjarje kjo që i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Mbas një viti me masat e tejzagjtuara të pandemisë, pa asnjë aktivitet të tillë, në komunitet ishin malësorët nën organizimin e Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe, ata të cilët u mblodhën të shtunën(9 Prill) në Bronx-New York, ashtu si janë tubuar me dekada me radhë në diasporë, për të përkujtuar edhe këtë vit Kryengritjen e Malësisë e vitit 1911, e cila ishte në jubileun e saj – përvjetorin e 110-të i ngritjes së Flamurit Kombëtarë në Bratilë.
Televizioni i parë në komunitet “TV Albanian Culture”, i cili ndoqi live tubimin e kremtimit të 110 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, nga qyteti i New Yorkut, përgatiti video reportazhin nga aktiviteti, tha se ai u zhvillua në Bronx , sipas udhëzimeve dhe masave për ruajtjen dhe mospërhapjen e virusit Sars-Cov 2, pra numërin e reduktuar e pjesëmarrësve dhe mbajtjen e distancës.

Mbrëmjen festive kushtuar shënimit të 110-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, e udhëhoqi konferenciere Tina Lulgjuraj, magjistre e Mardhënive ndërkombëtare Diplomacisë “Universiteti Europian i Tiranës”

Udhëheqësit e këtij tubimi ftuan në fillim të këtij kremtimi të pranishimit, që të ngriheshin në këmbë, të nderonin eksekutimin e himnit kombëtar Amerikan dhe atë Shqiptar, të cilat i interpretoi Gjystina Bojaj .

Ndërsa, në shenjë kujtimi, përshëndetje dhe respekti, u kalua me heshtje për të kujtuar të gjithë ata që u flijuan për kombin Shqiptar.

Moderatoria, e këtij aktiviteti mbasi uroi mirëseardhien në këtë vitin Jubilar, të 110- vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së madhe, ju drejtua pjesëmarrësve, duke folur në ëmër të këshillit organizativ te shoqatës ‘’Malësia e Madhe’’ në NY.

Ajo falenderoj pjësëmarsit në kremtimin e përvjetorit të kësaj date historike dhe vëndimtare të mbarë kombit tonë shqiptarë – 6 Prilli,ngritja e Flamurit Kombëtar , ku për herë të parë në pothuaj 5 shekuj të pushtimit Turko-Osman në trojet shqiptare u valvit flamuri juq e zi.
Më pas ndërsa foli për Kryengritjen e gritjes e vitit 1911, ajo tha “ngritjes së Flamurit Kombëtar të Shqiptarëve, i pat parapri Kryengritja e Malësisë së Madhe Heroi i kombit, Ded Gjo’Luli dhe, një kryengritje kjo që mund të thuhet se nuk kishte ndodhur më parë në trojet shqiptare, qyshë prej kohës së Gjergj Kastriotit-Skënderbe, që ishte me qellime të qarta për liri,komb dhe shtet shqiptar”.

Ismail be Vlora, i cili e kishte përcjell Dedë Gjo Lulin vetë deri tek dera- u pyet pse i batë aq nderime këtij katundari malëcor ?,ai i qe përgjigjur: Dedë Gjo Luli, është pushkë e ngehur për Shqipërinë.”

Kështu që fatosi i Malësisë së Madhe që gjithë jetën ia kushtoi atdheut dhe ushqeu në gjakë lirinë,Dedë Gjo Luli i Hotit, tha Bojaj, ishte ai që luftoi si titan,që kishte treguar zotësi ,urtësi dhe shkathtësi në luftë ballë për balllë me armikun.Dhe që nga ajo ditë,kur dëgjohëshin lajme luftë,malësorët thërrisnin: Hej të lumtë pushka Dëdë Gjo Luli!

Madje, kujtojë Bojaj, nuk ka gjë më të madhnushme sesa heroizmin dhe qëndresën shqiptare e Malësisë dhe malësororëve të saj.Siç e ka shprehur njëher Kadareja në përkujtimin e kryengritje së Malsisë së Madhe për prijësin e madh Ded Gjo Luli , Kadareja me plotë të drejt pohon:

‘‘Është thënë edhe herë tjetër se ashtu si drita që kap në radhë të parë malet, ashtu edhe liria qëllon që nis e zbret nga malet. Në rastin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe kjo është më shumë se një metaforë.’’

Më tej moderatorja u shpreh se : “Ngritja e Flamurit në Deçiq të Malësisë së Madhe, sot e kësaj dite, mbetet një akt i madh historik e patriotik, që do të kujtohet gjithmonë me krenari frymëzuese dhe si simbol i paharrueshëm i fuqisë morale të malësorëve dhe të kombit shqiptar në përgjithësi kundër pushtuesve të huaj dhe armiqëve historikë të kombit, atëherë dhe sot.”

Ndërkohë, mbremjen festive të 110 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, e nderuan mysafirët special Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, në New York, Ambasdori , Frymëzim Isufaj, Mark Gjonaj, këshillltari në Bashkinë e New York-ut, -nënkryetari i Federatës mbarëshqiptare ‘’Vatra’’ Dr. Pashko Camaj, e tjer.

Përfshirë edhe ata malësorë të cilët kanë shënuar një faqe të rëndesishme në historinë e luftës për çlirimin e Kosovës, veteranë dhe ish antarët e UÇK-ë,: Gjon Lulgjuraj, Mark Cacaj,Nikollë Junçaj, Sado Pepa,si dhe Viktor Lekoçaj.

Folës nderi, e kësaj mbrëmje festive ishte përfaqësuesi i shoqatës, magjistër i Regjisë Teatrore dhe Aktrimi pranë ‘’Universitetit të Arteve’’, Tiranë, z.Idriz Gjokaj

Gjokaj në emër të Shoqatës Atdhetar Malesia e Madhe e New York-ut, mbasi ju falenderua për pjesmarrje, tha se jemi tubuar sonte per te kremtuar dhe festuar pervjetorin Jubilar te 110 te Kryengritjes se Malesise dhe ngritjen e Flamurit Kombetar, pas me shume se pese shekuj roberi.

Ai tha : “Ja vlen te permendet fakti i jehones se kreyengritjes ne qarqet nderkombetare, keshtu, ajo shtrengoi gazetat me prestigjoze boterore te mbanin qendrim karshi fenomenit te rilindur Shqiptar. Dhe pikerisht “Le Petit” i Parizit dhe “New York Times” shkruajne se: shqiptaret na qenkerkan popull liridashes te orjentuar me pikesynime te qarta properendimore, dhe ide e ambicie oksidentale, dhe jo fare popull i turqizuar, qe flet nje gjuhe ndryshe nga Otomanishtja.”

Mirëpo, tha ai fakti qe ne kemi shikuar drejt perendimit qe ne krye te heres, nuk duhet pare kurre me medyshje pasi kete e kane treguar me se miri gjenerata te tera, e sidomos aktivitetet e ndryshme te mergates malesore ketu ne SHBA, duke apostrofuar ceshtjen e Kosoves si gjen me madhore te shqiptareve ne shekullin e kaluar, e ne prag te milienjumit te ri, dhe pikerisht Shoqata jone ka filluar e para fushaten per ndihmen morale dhe materiale ne mbeshtetje te UCK.

“Aso kohe ishin prezente dy grupime, apo dy bashkesi njerezish ne komunitetin tane ketu ne New York, por me nje qellim, behej fjale per “Fondacionin Dede Gjon Luli”, dhe “Fondin Humanitär Malesia” e cila u themelua ne Pranveren e vitit 1994, me kalimin e kohes dhe fale vullnetit te mire shkrihen ne nje organizate “Malesia e Madhe” per te perforcuar zerin e vete si nje te vetem kundrejt sfidave te ardhshme me te cilat do te ballafaqoheshin si ne rrafshin kombetar ashtu edhe ne ate local,” tha ai.

Gjokaj, po ashtu u kujtojë të pranishmëve se plotë 27 vjete, pothuajse tre dekada, se bashku me Shoqaten si moter te Michiganit, dhe te gjitha te tjerat qe veprojne ne SHBA, Shoqata Malesia e Madhe, nuk ka rreshtur se punuari dhe vepruari, duke organizuar tubime, tryeza, konferenca e simpoziume shkencore, per te perkujtuar personalitete me gjurme te pashlyera te historise dhe historiografise tone, per te shenuar data si kjo e sotmja, përfshirë festen me te madhe Kombetare te Flamurit dhe mevetesis se Shqiperise, si dhe pavarsine e Kosoves, festa këto të përbashkuara duke mos munguar personalitete te ftuara nga Shqiperia, Kosova dhe Malesia.

Ndërkaq, duke sjellur në vemendje aktivitetet e shumta ndër vite të kësaj shoqate, Gjokaj, tha se : “Nuk kane munguar poashtu ngjarje e protesta si ato te NY dhe Washingtonit, per ti dhene kahjen e duhur ceshtjes Kosovare, pastaj aktivitete te karakterit humanitar e kombetar, si grumbullimin e mjeteve per bursat studentore, duke dalluar e specifikuar ata me te prekurit dhe ne nevoje, si dhe ata me suksese te larta dhe profile dalluese per te cilat ka nevoje me se shumti vendlindja.

Të cilat nxorrën në pah atë karakterin humanitar burreror dhe fisnik sic e ka pasur te gdhendur qofte ne koshience, qoft ne supkoshience malesori, e kishin sjellur me vehte dhe kultivuar thelle brenda skutave te Shoqates edhe anetaret e saj, dhe kete me se miri e ilustrojne ndihmat per familje te shumta ne nevoje, dhe individ te ndryshem qe u duhej nje dore dhe asistence qofte ne vendlindje, qoft per tu kuruar jasht saj.”

Përfaqësuesi i shoqatës, z.Idriz Gjokaj, gjatë fjalës së tij gjithashtu theksojë se shoqata ka ndermarre hapa edhe me konkret duke mbeshtetur aksione per te ndertuar disa shtepi per me te rrezikuarit ne Malesi.

Shoqata Malesia e Madhe eshte njeqind per qind e ingranuar dhe involvuar ne te gjitha sferat jetesore te vendlindjes, qofshin ato politike, sociale, shoqerore, ekonomike apo cfardo lloi tjeter.
“Kjo ka qene e dukshme dhe e prekshme dhe me se miri e ilustruar nga afer ne Mars te vitit 2019, kur pas nenshkrimit te koalicionit “Malesia na Bashkon” te partive nacionale, kemi qene dhe kemi vepruar si nje trup dhe nje teresi duke i mbeshtetur ata ne te gjitha kuptimet, por edhe duke marr pjese drejtpersedrejti ne zgjedhje”.

Në fund të fjalës së tij, ai informoj se Shoqata Atdhetare Malësia, është duke implementuar nje ide te kahmotshme, por e cila eshte riaktivizuar se fundmi nga disa aktivista te Shoqates, ketu ne New York.

“Behet fjale per nje konference, apo tubim gjitheperfshires te elementit malesor ne Amerik, por jo vetem, dhe afrimin e Shoqatave, me qellimin e paster per bashkepunim dhe bashkeveprim per te mundesuar zhvillimin me te shpejte te Malesis.”

Duke uruar qe sfidat e ardhshme te behen te arritshme per Shoqaten, dhe duke uruar qe te tubohemi gjithmone per mire dhe se bashku, ju pershendes dhe ju uroje momente te kendshme ne vazhdim, përfundojë fjalën e tij përfaqësuesi i shoqatës, magjistër i Regjisë Teatrore dhe Aktrimi pranë ‘’Universitetit të Arteve’’,Tiranë z.Idriz Gjokaj.

Mbrëmjen festive në kremtimin e Kryengritjes së Malësisë e vitit 1911, përvjetorin e 110-të i ngritjes së Flamurit Kombëtarë në Bratilë e përshëndeti Konsulli i Përgjithshëm Ambasadori z. Frymëzim Isufaj

Fillimisht, tha konsulli i Kosoves, më lejoni tju përgëzojë për organizmin e këtij aktiviteti të rëndësishëm për nder të 110 vjetorit të kryengritjes së Malësisë, një ngjarje e rëndësishme kombëtare të shqiptarëve e cila i parpriu shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së flamurit një vitë më vonë në 1912.

“Sot, kur po shënojmë, një ditë historike të një rrugëtimi të gjatë për çlirim të viseve shqiptare dhe mbrojtje të indetitetit kombëtar shqiptar, kujtojmë sakrificën e malësorëve të Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit e viseve të tjera të asaj kohe të udhëhequra nga atdhetari Dedë Gjo Luli.

Kjo ditë na kujton, sesa i rëndësishëm ishte guximi i një treve si Malësia e cila shquhet për bujari e trimëri në të gjitha etapat e historisë tonë kombëtare.

Andaj jo rastësisht si në kohën e kryengritjes dhe në zhvillimet e mëvonëshme të historisë Kosova dhe Malësia, ishin afër njera tjetrës. Malësia, u bë strehë e mijëra kosovarve gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, dhe ashtu siç e dine vetëm malësorët, të gjithë ata me një mikëpritje shembullore i hapën dyert për ne kosovarët, për çfarë ju jemi mirënjohës përjetësisht.

Në fund të përshëndetjes Konsulli i Përgjithshëm Ambasadori z. Frymëzim Isufaj, ju drejtua pjesmarësve, me mesazhin përcjellës që le të na shërbej ky Përvjetor i Kryengritjes si rikujtim që vetëm bashkërisht mund të ecim përpara në rrugën tonë të drejtë të zhvillimit e prosperimit të përbashkët me të gjitha trojet shqiptare kudo që janë. Lavdi veprës heroike të luftëtarit Dedë Gjo Luli dhe të gjithë dëshmorve të rënë në këtë Kryengritje!

Në fjalën përshëndetëse të kremtimit të 110 vjetori i Kryengritjes antiosmane të Malësisë, e cila është padyshim një ngjarje e rëndësishme për historinë kombëtare të shqiptarëve, ngjarje kjo që i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së Nju Jork-ut, u është bashkuar reagimit të malësorve nga diaspora, lidhur me situatën që është mjaft e tensionuar nga dy blloqet, nga ai pro serb dhe tjetri pro perëndimor, në Parlamentin e Malit të Zi

Gjonaj, në respect të festës falenderojë malësorët për organizimin e kesaj mbremje për të perkujtuar 110 vjetorin e Ditës se Kryengritjes se Malesise se Madhe dhe ngritjen e Flamurit Shqiptar ne Deciq, perpjekjet dhe rezistence historike të Malesoreve për liri, komb dhe shtet shqiptar.

Kjo dite, tha ai na kujton se liria jonë, ndoshta si tek asnje popull tjetër në Botë, i ka themelet në gjakun e të parëve tanë dhe tek rezistenca e vazhdueshme. Cmimi i mbijetesës sonë ka qenë tepër i shtrenjtë i paguar ne gjak, jete, lot, vuajtje dhe sakrifica.

“Kjo dite gjithashtu na kujton se puna jone ende Nuk ka mbaruar dhe duhet të vazhdoje për të ndihmuar vellezerit dhe motrat tona ne Malin e Zi. Ndonese Komuna e Tuzit për herë të parë po udhëhiqet nga shqiptarët gje për të cilen u luftua shume, shqiptaret nuk Jane të perfaqesuar denjesisht ne Qeverine dhe Parlamentin e Malit të Zi dhe situata atje është mjaft e tensionuar nga dy blloqet, nga ai pro serb dhe tjetri pro perëndimor.”

Ndërsa, lidhur me situatën që është mjaft e tensionuar nga dy blloqet, nga ai pro serb dhe tjetri pro perëndimor, në Parlamentin e Malit të Zi, ku Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë, javë më pare ka paditi në Gjykatën Themelore kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, të cilin e akuzon për kryerje të veprës penale, thirrje për rezistencë, Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së Nju Jork-ut, e quajti shantazh dhe presion të qeverisë së Podgoricës, ndaj kryetari të pare shqiptar të Komunës së Tuzit.

Ai tha se ka pasur për këtë çështje një komunikimin ditët e fundit me Kryetarin Nik Gjeloshaj, i cili e ka informuar se ne parlarlamentin e Malit të Zi, po pergatitet vendimi per regjistrimin e vendbanimeve dhe kush nuk e verifikon vendbanimin e humb të drejten e votes, ” Simbas, tij kjo behet me qellimin qe Diaspora të kete shtetesine po jo vendbanimin dhe mos ti lejohet e drejta e votes për të cilen eshte luftuar shume.”

Mark Gjonaj, u shpreh se Qeveria me këtë rast është duke shtuar presionin mbi shqiptaret dhe kryetarin Gjeloshaj : “Qeveria Malazese e ka paditur për thirje për rezistence ne kohen e pandemise ku rrezikohet me 5 muaj deri ne 6 vjet burg. Nese denohet duhet të jape doreheqje dhe nuk mund të kandidoje ne zgjedhje te ardhshme. Mirëpo kjo është krej absurd, po të kemi parasyshë faktin se Komuna e Tuzit në Mal të Zi,ka numërin më të vogël të të infektuarve dhe pothuajse zero muajt e fundit rastet e fatalitetit”

Në ndërkohë, theksojë Gjonaj, në fjalën e tij se përvec ketyre presioneve sistematike ndaj shqiptareve, kemi nje lajm të mire nga puna e Kryetarit Gjeloshaj dhe komunes, pas perpjekjeve të tyre, eshte leshuar leja për 2 projekte të medha nga Kosova qe do të hapin deri 300 vende pune.

Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së Nju Jork-ut, në fund të fjalës së tij dha edhe një mesazh në të cilin ai tha :“Mesazhi im ne kete dite të rendesishme eshte se të gjithë duhet të kemi me shume bashkepunim e bashkeveprim për të miren e shqiptareve kudo ne bote për të sfiduar problemet, për me shume perfaqesim e angazhim, investime, zhvillim ekonomik e shoqeror.Sepse, vetëm të bashkuar do t’ia dalim!”

Rrofshin shqiptaret kudo ne bote, Zoti i Bekofte kudo jetojne dhe Zoti e bekofte Ameriken.

Në vazhdim të këtij aktiviteti fjalën përshëndetje në emër të Vatrës, e pati nënkryetarin Federatës Mbarëshqiptare ‘’Vatra’’ dr.Pashko Camaj

Gjithashtu, në kremtimin e 110 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, foli për historinë e e rëndësishme të kësaj ngjarje të madhe me përmasa kombëtare aktivisti, magjister i historisë pranë: ‘’Akademia e Studimeve Albanologjike’’ ,instituti i Historisë,Tiranë z. Zef Ujkaj.

Në vazhdim,poeti malësor, Nosh Rroku Camaj të recitojë një poezi të tij dedikuar kësaj dite.

Mbrëmjen festive kushtuar shënimit të 110-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, e mbylli Tina Lulgjuraj, magjistre e Mardhënive ndërkombëtare Diplomacisë “Universiteti Europian i Tiranës” e cila tha se :

“Është e natyrshme që në tubime mergimtarësh vëndin kryesorë ta nxëjnë gëzimi e hareja e njerëzve ,gjithashtu edhe fjala e gjen vetën legjitimore në tubime të këtij lloji është si të thuash një lloj solucioni për ta bërë këtë fëstë më kuptimplotë,për të thirrur dhe për pakë çaste këtu në skene historinë,për të ringjallur në imazhin tonë ata që e benë këtë histori e nuk gjinden më në mesin tonë,vetëm që jetojnë në kujtime tona me bëmat e tyre.”

Mysafirë të nderuar,pjesës akademike të këtij programit i erdhi fundi. Falenderojmë të gjithë juve sonte prezent, si dhe ’’Televizionin Kultura Shqiptare’’,me pronarin Adem Belliu, tha ajo.

Ndërsa ftojë pjesëmarrsit të bëheshin pjesë e programit argëtues me muzikë,të percjellun nga Gjystina Bojaj, koferenciera në emër të organizatorit të këtij shënimi 110-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, falenderojë përzemërsisht pjesëmarrësit, duke ju dëshiruar mbrëmje të këndshme.

By admini