Asnjë nënshtetas i Malit të Zi nuk do të mbetet pa nënshtetësinë e shtetit amë, Kështu mësohet nga Ministria e punëve të jashtme të qeverisë së Malit të Zi.

Siç shkruan rtcg, nga kjo ministri deklarojne se lidhur me projektin e ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për regjistrimin e vendbanimit, ministria e punëve të jashtme, ”si organ cili kujdeset për pozitën e diasporës, dëshiron të sqarojë faktin dhe të bind se asnjë nënshtetas i Malit të Zi nuk do të mbetet pa nënshtetësinë e shtetit amë”, transmeton Ulqini Online.

Poashtu në vazhdim shtohet ”se diaspora gjithmonë ka qenë dhe do të jetë pjesë e pandarë e këtij shteti. Mali i Zi, siç theksohet , nuk e harron asnjë nënshtetas të vetin kudo që ai jeton dhe punon në botë”.

Kohë më par kishte reagim te shumta nga politikanët shqiptarë në Mal të Zu në lidhje me ligjin e paralajmeruar.

By admini