ANKTH

– Ç’po bën, im bir?

Po ëndërroj, nënë. Ëndërroj nënë, sikur këndoj dhe t’i më pyet: ç’po bën, djaloshi im?

– Ç’thotë kënga, në ëndërr, im bir?

Këndoj nënë, për shtëpinë që kam pasur, e tash s’kam shtëpi. Për këto këndoj, nënë.

Për zërin, gjuhën  që kam pasur, nënë. Tash, as zë e as gjuhë s’kam.

Me zërin që kam humbur, në gjuhën që kam humbur, këndoj këngë, nënë, për shtëpinë që se kam.

Abdullah Sidran

Nga Sado Dollaku

Si shumica e Ballkansave, kur ishim të rinj, ne kaluam një pjesë të mirë të jetës sonë duke menduar se si të shkonim në Perëndim. Me shpërbërjen e Jugosllavisë, në një mënyrë ose në një tjetër, një pjesë e mirë e nesh u detyruan të linin atdheun tonë për të mbijetuar.

Kanë kaluar njëzet e pesë vjet që kur kam emigruar në Amerikë, por ndërsa po plakemi, shpesh zgjohem, agravohem dhe per momentin  pa dijeni se ku u zgjova, nëse jam shtëpi atje, në vendlindjen time në Ulqin, apo këtu në Los Angeles. Pastaj, I shtrirë  në shtrat, “midis zgjimit dhe gjumit”, i fiksoj sytë në lumturinë e fundit, në rrugën e fëmijëris, duke e shikuar atë kthesë dhe përkulur nga Rrumbullaku deri kë Mali Bardhe  dhe Ullishta. Tani, disa nga fqinjët e mi më thonë, kete rruge e kanë emëruar : Rruga e Harvardit.

Udhëtimi im në emigracion filloi me ketë rrugë. Vendet ndryshuan: Shqipëria, Gjermania dhe më në fund Amerika. Në fillim, ne nuk kishim as pasaporta, pastaj i morëm ato një nga një, mësuam gjuhët dhe kulturë te ndryshme. Gjuhët e huaja u ngjanin gjithnjë e më shumë gjuhës  amtare, dhe gjuha amtare të gjuhës te huaj. Shumë gjëra të reja I kemi mësuar, ndryshuam veshjen, mënyrën e jetesës, sjelljen, ushqimin dhe theksin.

Shkollimi para luftës ndihmoi, por veçanërisht atë që mësuam në rrugë, duke u rritur në lojë. Rruga na ndihmoi të kuptojmë nuancat kulturore, por edhe parimet që janë të pandryshueshme dhe universale: nganjëherë përkatësia urbane është më e rëndësishme se kombi!

Kopshti ”Solidarnost” viti 1960

Rruga e fëmijërisë na  bashkojë me mahallën,me shoqerinë e vogël dhe të madhe. Aty mësuam të lidhnim këpucë, të hipnim trotinetit dhe biçikletën, të luam me klikera dhe “shkope e kitë”. Mesuam me rreshtu arrat “alapingo” dhe me shkëmbye vezë me ngjyra për Pashkë dhe garuam veza e kujt ishte më e fortë. Në Kopshtin i fëmijëve ,aty prane , mësuam të gjuajmë topin dhe se jeta rrotullohet si “ringelspiel” .

Televizioni do të na mblidhte të gjithë, sidomos Bonanza dhe Lesi. Ne i donim shumë filmat të vizatuar , Charlie Chaplin, lexonim Vayat Erpin dhe këndonim Elvisin.E kishim zili James Deanin dhe Beatles,  kërcenim me Bijelo Dugme dhe donje here me fizarmonistë. Coca Cola. Dhe Kokta.

Megjithatë mahala ka qenë gjithmonë ajo që zgjidh gjithçka, si pikëlliin ashtu edhe gëzim. Me shoqerine të madhe kemi kënduar, kllapa, dhe prisnim akshamin, dhe me shoket të vogël kemi ndarë gjithçka. Manat, shegët, qershitë, rrushin dhe fiqtë, të gjitha nga avlija.

Dhe pastaj filluan disa gjëra të çuditshme. Një mëngjes, vëllezër Astafoviq me të cilët u rrita, duke shkuar për mëngjes për “pshesh”, kishin emigruar. Qovi më mësoi të hipja kalin dhe më bindte  se gazetat të gënjejnë. Vajten së pari në Itali dhe më pas në Amerikë.

Së shpejti fëmijet e Rexhep Kordiqit do të shkojnë në Kanada: Meto, Skendo, Rebeka. Më vonë atyre do t’i bashkohen Indira dhe Vernesa. Dhe SIlveri, nga i cili nuk u ndava kur isha i vogël, shkon në Zvicër.Haxhimollët shkuan në Australi. Vajza e Junuz Pelinkoviqit  dhe Saban Ramoviqit, Lemja,  u martuan në Amerike.Dudo Veliaga shkon në Gjermani. Brahim Zenka për në Amerikë.Ramadan Vuçiq vajti në Zagreb, Mustafa Tafiqnë Busovačë dhe Xhemo Abazoviqi në Beograd.Meciko dhe Mirsad Muharemoviqi shkuan në Amerikë. Sulë Milla në Gjermani.Xhemo Elezaga bashkohet me të.Vajza e Gezim Bajraktarit, Blerta, u martua në Kaliforni.

Kur rendis të gjithë personazhet e dashur të fëmijërisë , ata që u larguan, dhe ata që qëndruan, dhe ata që u zhvendosën në një botë më të mirë,sidomos duke afruar kthesës e fundit, unë shikoj prapa dhe uroj të hipja biçikletën edhe një here, një xhiro, para se të lëmë këtë park dëfrimi, këtë jetë, por unë e di se nuk ka mundesi sepse, ja dhe ja,… udhëtimi ynë ka mbaruar, rruga e kane shtruar me asfalt te rri për disa fëmijë të rinj.Kanë mbetur lidhjet sekrete, kujtimet. Kopshti i fëmijëve po pret. Edhe një herë, ai dëshiron shumë për të qeshurën tonë, por nuk ka emigrantë të lumtur.

Oborret tona janë të mbuluara me pëshpërima dhe tastiera të heshtur. E qeshura e fëmijëve dëgjohet rrallë. Dera në këtë oborr, në një ekran të vogël, na sjell botat virtuale,ne të cilat hyjmë dhe dalim, duke e bërë veten të dukshëm, “cookie”, ato që lënë një shenjë dhe për të cilat  na vlerësojnë. Shefat e rendit të ri.

Por emigrantët janë silueta të humbura pa numra dhe shkronja. Dhe pa të drejtën e votës. Me përjashtim të shoqatave të shumta të Diasporës, të cilat janë të famshme në letër, dhe që bashkohen para zgjedhjeve, si përrua që shpërthen duke shqiptuar emrin e vendlindjes së tyre me një entuziazëm të tillë dhe aq të devotshëm, sa ndonjëherë u duket atyre: tani do të shfaqet dora e Zotit dhe gjithçka do të rikthehet.Via Dolorosa!

By admini