Dje, me 02 mars 2021, u zhvilluan takimet e Komisionit të Venedikut (Venice Commission COE) mbi Propozim ligjet mbi ndryshimet në Ligjin mbi prokurori dhe Ligjin mbi prokurori speciale të krimit të organizuar me Klubet e deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi. U respektua edhe Lista Shqiptare duke nderuar deputetët pa mundësi të formimit të klubit, kështu thuhet në një kumtesë për opinion të deputetit të Listës Shqiptare Genci Nimanbegu.
Njohtova bashkëbiseduesit z. Hamilton nga Irlanda, z. Nicolatos nga Qipro, z. Gaspar nga Portugali dhe z. Dikov – raportuesi i Komisionit të Venedikut mbi qëndrimin e Listës Shqiptare, të cilën e përfaqësoj, për këto propozim ligje, vazhdon Nimanbegu.
Institucionet e prokurorisë të themeluara me ndryshime kushtetuese të 2013 me qëllimin e ngritjes së pavarsisë së Prokurorisë Shtetrore dhe asaj Speciale dhe me qëllim të ngritjes së dialogut në Kuvend pasiqë Prokurori Shtetëror dhe anëtarët e Këshillit të Prokurorëve zgjidhen me shumicë të kualifikuar votash. Kjo lë të hapur mundësinë e ndikimit të mundshëm të politikës apo grupeve të interesit në këtë organ.
Siç thuhet në kumtesrë, nuk duhet të fiket institucioni (rithemelohet me emër tjetër) për shkak të qëllimit që të ndryshohet prokurori. Në çdo institucion ka njerëz profesionalë dhe të ndershëm. Akuzat për korrupsion të mundshëm duhen shikuar konkretisht rast past rasti e jo në përgjigjësi për një profesion të tërë.
Prokuroria në kohën e fundit po tregon një iniciativë më të zellshme se në të kaluarën që të bën të mendosh për arsyet e kësaj sjelljeje.Qytetarëve i nevojiten instucionet të besueshme dhe profesionale dhe ky është qëllim i yni politik,As në vitin 2014 ne nuk kemi votuar për Prokurorin e Suprem të Shtetit në Kuvendin e Malit të Zi dhe sot shihet që nuk e kemi pasur gabim për këtë gjest,shkruan Nimanbegu.
Zhvillimet politike të fundit në Malin e Zi ndikojnë që kërkesat politike të përfaqësuesve të shqiptarëve në Mal të Zi gjithmonë ndikohen dhe vlerësohen jo në fokusin e debatit real politik. Kjo për shkak të kontraditave dhe ndarjeve në mes të shqiptarëve dhe popullsisë tjetër në Mal të Zi.Bile ligji zgjedhor dëshmon që ka pak aksion afirmativ sepse përfaqsimi ynë në Kuvend që nga viti 2012 është me i kushtueshëm në vota se sa të partive tjera.Sidoqoftë duhet insistuar në dialog në mes të pozitës dhe opozitës për arritjen e Ligjit të dakorduar dhe të mbahet kushti që kandidati të ketë konsensus pas dialogut të mirëfilltë parlamentar. Pozita e tanishme kur ishte opozitë bojkotonte vetë Kuvendin ose votimin e kandidatëve për prokurorë gjë që tani e vështirëson dialogun politik, përfundon kumtesën për opinion deputeti i Listës Shqiptare Genci Nimanbegu.
Takimi u zhvillua nëpërmjet platformës online.