Qveria e Malit të Zi ditën e merkurrë ka dalur me masat më të reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Në këtë mënyrë Ulqini i’u bashkangjitet komunave si Podgorica, Nikshiq, Cetinë, Kotor, Herceg Novi dhe Plluzhina sa i përket masava parandaluese.
Në këtë mënyrë, lejohet përgatitja dhe shpërndarja e ushqimit, përveç pijeve (të gjitha llojet e kafeve, etj.) me porosi, pa mbajtje dhe konsumim përpara objektit në periudhën prej orës 7 deri në 22, me vertetim të punëdhënësit, shkruan Ulqini Online.
Poashtu lejohet përdorimi i restoranteve të hotelit vetëm për mysafirët e hotelit në periudhën nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite.
Në të njëjtën mëmnyrë, ndalohet puna e makinave shitëse (shitja e ushqimit, pijeve alkoolike dhe joalkoolike, të gjitha llojet e kafesë dhe pijeve të tjera të nxehta dhe të ftohta) të vendosura brenda stacioneve të benzinës, institucioneve arsimore dhe shëndetësore, organeve shtetërore, organeve administrative dhe vetëqeverisjes lokale, në sheshet dhe hapësirat e tjera të brendshme dhe të jashtme.
Mësimi në të gjitha institucionet edukativo arsimore dë të bëhet në distance.
Mali i Zi po përballet me situatë të rënde epidemiologjike ku numri i të infektuarëve dhe të vdekurve është shumë i lartë.