Ilustrim

Donacioni nga Republika e Kinës  prej 30 mijë vaksinave të kompanisë Sinopfarm kanë arritur sot në mal të Zi gjë që, siç është kumtuar nga Qeveria, është e një dëshmi e bashkëpunimit të mirë dhe miqësisë tradicionale ndërmjet dy shteteve.

Siç shkruan rtcg, këtë donacion, në emër të Qeverisë së Malit të Zi e ka pranuar Ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq dhe këshilltarët e kryeministrit Sreqko Crnogorac dhe Andriana Gjordan,kurse donatorin e ka përfaqësuar ambasadori i Kinës në Mal të Zi Liu Gjin. Boroviniq –Bojoviq e ka falenderuar popullin e Kinës duke u shprehur e kënaqur që sot vaksinat kineze Sinofarm kanë arritur në Mal të Zi. Ajo u ka bërë apel qytetarëve që ti respektojnë masat epidemiologjike me qëllim të mbrojtjes së shëndetit personal dhe të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, transmeton Ulqini Online.

Ambasadori Liu ka theksuar se me kënaqësi dëshmon ardhjen e 30 mijë dozave të vaksinave, të cilat Kina ia dhuron Malit të Zi. Ai ka shtuar se Mali i Zi është ndër vendet e para në Evropë e cila e merr si donacion vaksinën nga Kina, gjë që simbolizon miqësinë dhe dëshirat e mira të popullit kinez ndaj Malit të Zi.

By admini