Shkolla fillore ”Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” – Ostros


Shqiptarët në Mal të Zi mësimin parashkollor, fillor dhe të mesëm në vendet ku ka shumicë shqiptare mësimin e realizojnë në gjuhën shqipe. Në kuadër të Universitetit të Malit të Zi ekziston një drejtim, ai i mësuesisë, ku mund të mësohet po në gjuhën shqipe.

Arsimi në Mal të Zi fillon me arsimin parashkollor ose me shkollën fillore. Fëmijët regjistrohen në shkollë fillore në moshën 6 vjeçare dhe shkollimi në këtë fazë zgjat nëntë vite.

Të gjithë nxënësit deri në shkollat e Mesme janë të regjistruar në shkollat publike, të cilat janë të financuara nga Buxheti i Republikës së Malit të Zi.
Arsimi fillor në Mal të Zi është falas dhe i detyrueshëm për të gjithë fëmijët ndërmjet moshës 6 dhe 14.

Arsimi fillor në gjuhën shqipe realizohet në 12 shkolla fillore:
Në Ulqin 4 janë shkolla fillore dhe ate:
Shkolla fillore ‘’Mareshali Tito’’
Shkolla fillore ‘’Boshko strugar’’
Shkolla fillore ‘’Bedri Elezaga’’
Shkolla fillore ‘’Marko Nucullaj’’

Në Tuz janë 4 shkolla fillore:
shkollat fillore ,,Mahmut Lekiq”
Shkolla fillore ‘’29 nëntori”- Dinoshë
Shkolla fillore ‘’Gjergj Kastrioti – Skenderbeu’’
Shkolla fillore ‘’Bashkimi’’

Në Plavë 2 shkolla fillore

Në Komunën e Tivarit 1 shkollë fillore
Shkolla fillore ‘’Gjergj Kastrioti – Skenderbeu’’ – Ostros

Rozhajë 1 shkollë fillore.
Shkolla fillore në Dacaj

Shkollat e mesme në Mal të Zi ndahen në tri lloje, dhe fëmijët ndjekin njërën prej tyre, në varësi të zgjedhjes së tyre. Në Mal të Zi janë këto tipe të shkollave të mesme:
• Gjimnazi zgjat për katër vite dhe ofronë njohuri të përgjithshme dhe të gjera të arsimit. Ai është i konsideruar si një shkollë përgatitore për fakultete dhe kolegje.
• Shkolla profesionale zgjatë për tre apo katër vjet dhe studentët specializohen në fusha të caktuara, ndërsa ofrojnë një arsim relativisht të gjerë.

Arsimi i mesëm në gjuhën shqipe realizohet në 4 institucione të arsimit të mesëm siq janë:
• “Gjimnazi i Tuzit”,
• Shkolla e Mesme e Kombinuar “Beqo Bashiq” në Plavë dhe
• Shkolla e Mesme e Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin, si dhe në,
• Gjimnazi Privat “Drita” në Ulqin”.

Në kuadër të Universitetit të Malit të Zi ekziston një drejtim ku mësimi realizohet në gjuhën shqipe, dega e mësuesisë. Kohëve të fundit interesi për këtë drejtim ka rënë dukshem

Temë nga projekti “Shkruaj, lexo dhe fol shqip”, një pjesë e të cilit është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini