Në bazë rezultatëve të zgjedhjeve të fundit parlamentare në Mal të Zi rezulton se befasia e tyre zgjedhjeve është Lëvizja qytetare”URA” e cila ishte në kuadër të koalicionit”E zeza në të bardhë”, ka fituar 4 mandate të deputetëve, që janë çelësi i formimit të qeverisë së re. Eshtë pikërisht udhëheqësi i këtij koalicioni ulqinaku Dritan Abazoviqi i cili do të jetë vendimtar për qeverinë e re.

Udhëheqësit e subjektëve opozitare (Z.Krivokapiq, D.Abazoviq dhe A.Beçiq) tashmë  kanë arritur pelqimin për formimin e qeverisë së përbashkët.

Komentet në rrjetet sociale tashmë janë të shumta dhe shumica urojnë ulqinakun Dritan Abazoviq për suksesin në këto zgjedhje. Por një koment ishte ndryshe nga të tjerët.
”Dritan, kujdes nga ata që të ofrohen tani”, ishte njëri koment që kishte të bënte më shumë me fenomenin e ndërrimit të menjëhershëm të partive të mjaft qytetarëve për të kaluar në anën e partisë që është pjesë e pushtetit.

Është e njohur praktika që shumë qytetarë kalojnë në parti të ndryshme, zakonisht pjesë të qeverisë, për të arritur qëllime personale dhe më këtë edhe përfitime të caktuara.

By admini