
Nga Hajrudin Muja*
Kulla e sahatit në Tivar, eshte ngirtur nga filantropisti Haxhi Jaho Agë Çelebija, i biri i Ibrahim Osmanit, në vitin 1753. Ai ka lënë për vakuf gjashtë ditarë vreshta dhe ullishta, dy shtëpi me kopshtinje në Tivarë dhe një dyqan për të riparuar rrugën në Dobra Vodë dhe në Planoç. Ka lënë me testament shtëpitë dhe mbi 250 rrënjë ulliri që “çdo të dymbëdhjetën ditë të muajit të lindjes së Muhamedit (as), të bashkohen shkenctarët dhe njerëzit e ndershëm për të studjuar Mevludin… Vakufi i Urës në “Vruca Rijeka” të Tivarit është bërë në periudhën Osmane. Prej tij është financuar riparimi i urës që ka kushtuar 384 rrënjë ullinj.
Ajshe Periçiq nga Merkojeviqi ka lënë me testament si vepër përshpirtnije 100 grosh me interes, prej të cilve është punue sterna e cila quhej uji i vakëfit te xhamija Kunje. Ngjashëm është krijuar Vakëfi i ujit “Dabov Kamen”. Ky ujë është sjellë duke ju falënderue kontributit të shoqatës bamirëse të Sulejman Ibrahim Pereziqit në shumën prej 1500 grosh.
I pazakonshëm ka qenë vakufi për çuerjen e ujit në Pazar në qytetin e Tivarit, që është themeluar për tu paguar shpenzimet e bartjes së ujit me fuçi në treg (shesh) që të mund të pijnë qytetarët. Këtë vakuf e formuan Sokja Sinanoviq (25 rrënjë ullinj), Haxhi Fazli Aliu (75 rrënjë ullinj), Mehmet Mursel (800 grosh), Mejrema Bula Skejoviq (300 grosh), Memin-aga Omerbashiq (300 grosh), Haxhi Mehmet Bulmazi (500 grosh), Jashar Pontiq (200 grosh), Hava Dura Rexhoviq (100 grosh). Per mejtepe (shkolla fillore) në Tivarë Asan aga Skejoviq ka lënë testament për shpirtë 37, Haxhi Mahmut Vetiq 22, ndërsa Murteza aga Mustafagiq 98 rrënjë ulliri.
Vakëfi i ujit i Zenel beg Averiqit është krijuar kur ky tregtar nga Podgorica ka kaluar për të jetuar në Tivarë dhe ka lënë për shpirtë të hollat për ndërtimin e ujsjellësit në Tivar. Vakëfi në fillim të vitit 1901 kishte 4.743 florina dhe 926 rrënjë ulliri… [Istorijski Zapisi, #2/1997].
*Marrë nga faqja e autorit në facebook