Ruzhdi Ushaku

Kush eshte Ruzhdi Ushaku ?

U lind ne Ulqin me 1938. Rrjedh prej nje familje detare-peshkatare, gjurmet e se ciles shpiejne deri te nje dokument osman nga shek.XIX , nje fotokopje gjendet ne biblioteken e Ulqinit, ku permendet gjyshi i tij , Jusuf Ushaku, si deshmitar dhe anetar i Parise se Ulqinit.

Parardhesit e tij te larget , arberesh te Greqise, mbanin mbiemrin e pare Moreja…
Ka marre pjese ne shume kongrese dhe simpoziume brenda dhe jasht vendit. Punimet e tija jane botuar ne disa gjuhe boterore: frengjisht, italisht dhe ne revista shekncore ne Kroaci.

Pervec 50 Studimeve shkencore ka botuar ne mes te tjerash keto libra nga fusha e linguistike dhe filologjise komparative: Kerkime fiolologjike , Frazat hipotetike ne frengjisten moderne dhe letersine e sotme frenge si dhe Paralelet te ligjerimit poetik. Ka perkthyer nga latinishtja, frengjishtja, italishtja. Pervec ketyre gjuheve zotron serbokroatishten dhe spanjollishten.
Rezultatet e tija nga fusha e gjuhesise , filologjise krahasuese, jane mirepritur nga opinioni shkencor ne vend dhe jashte. Prej studimeve te tij dallohen vecanrisht ato me tematike krahasuese nga detaria, mitologjia shqiptare ballkanike e me gjere, ato nga sintaksa frenge, nga fusha kontrastive e teksteve poetike frenge me perkthim gjegjes ne shqipe, pastaj studime nga romani Florimon me syzhe shqiptar – ballkanik , shkruar ne gjuhen e vjeter frenge ne vitin 1188, studimet mbi togefjaleshin BURRI I DHEUT, etj. Qe nga vitin 71 eshte profesor ne Fakultetin Filogjik te Prishtines. Ne vitin 1985 fiton titullin Profesor ordinar. Ne mbrojtjen e doktoratures ka fituar titullin, Doktor i shkencave lingustike, CUM LAUDATIO.

Shkollën fillore e kreu në Ulqin (1950), kurse normalen (1957) në Prishtinë. Në vitin 1964 diplomoi në degën e romanistikës (Gjuhë dhe letërsi frënge), në Fakultetin Filozofik të Sarajevës. Fillimisht punoi në vendlindje, mandej në gjimnazin e Gjilanit, pastaj asistent në Seksionin e Historisë së Kulturës Kombëtare në Insititutin Albanologjik të Prishtinës. Më vonë punoi, në fillim, bashkëpunëtor i jashtëm i Fakultetit Filozofik të Prishtinës (1969/1970), ku ka ligjëruar gjuhën latine, kurse prej vitit 1971 mësimdhënës i gjuhës frënge në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge në Fakultetin Filozofik (tash Filologjik), ku gjendet edhe sot. Në vitin 1972 në Seksionin e Romanisitikës të Fakultetit të Filologjisë të Beogradit mbron temën e magjistraturës “Shprehjet idiomatike në tekstet bashkëkohore serbokroate për gjuhën frënge”. Po në kët fakultet në vitin 1979 mbron tezën e doktoranturës “Fjalitë hipotetike me SI në gjuhën frënge”.
Ruzhdi Ushaku me veprimtari shkencore ka filluar të merret në fillim të viteve gjashtëdhjeta të shekullit të shkuar. Për qëllime studimore shkencore ka qëndruar më së shumti në Francë, pastaj në Itali, Shqipëri, Gjermani, në ish-republikat e Jugosllavisë etj. Ka mbajtur ligjërata, kumtesa apo paraqitur me rezultatet shkencore në kongrese, simpoziume e tubime të ndryshme shkencore me karakter vendor e ndërkombëtar si në Prishtinë, Tiranë, Shkodër, Ulqin, Sarajevë, Zagreb, Lubjanë Helsinki etj. Ka botuar në revista shqiptare dhe të huaja, si: Gjurmime albanologjike, Onomastika Jugoslavica, Studia albanica, Fjala, Enciklopedija Jugoslavije, Jehona, Gjuha shqipe, Buletini i Fakultetit Filologjik etj. Në kohë të fundit ka përkthyer nga frëngjishtja në shqip veprën “Le Prophete de I’Islam nga autori Muhammad Hamidullah. R. Ushaku disa herë ka qenë mentor, apo anëtar komisioni për kandidatë të shkencave, apo doktorë në vend apo jashtë tij.
Qendres per Kulture te Ulqinit, dhe Fondacionit “Lika” ne Ulqin u kreemtua 65 vjetori i lindjes se Prof.dr. Ruzhdi Ushakut dhe 40 vjetori i punes se tij krijuese. Ne kete tubim festiv e shkencor, ne te cilin moren pjese autoritete te njohura shqiptare nga Mali i Zi ; Shqiperia dhe Kosova, bashkeqytetaret e nderuan profesorin e tyre te shquar, Ruzhdi Ushakun, autor i shume punimeve shkencore dhe librave me vlere jashtezakonisht te madhe per filologjine dhe per shkencen shqiptare ne pergjithesi. Drejtori i Qendres per Kulture te Ulqinit Muhamet Nika, ne fjalen pershendetese tha se ky manifestim per Ulqinin eshte kryesori per kete fundvit dhe shtoi se veprimtaria shkencore e prof.dr. Ruzhdi Ushakut eshte feste e perbashket pasi ai beri realitet thenien se shqiptaret jane autokton ne vendin e vet. Referuesi i pare prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, drejtor i Departamentit te Gjuhes Shqipe, Universiteti i Tiranes , u ndal ne disa segmente te veprimtarise se prof.dr. Ruzhdi Ushakut. Ai foli per formimin e shendoshe filologjik te dr. Ushakut , per njohjen e tij te shume gjuheve te huaja, per studimet dhe kerkimet e tij qe kane ne themnel Ulqinin e pasurite e tij onomastike, leksiko-frazeologjike , te folklorit etj. , si edhe per ndihmesen e tij ne fushen e onomastikes dhe te etnolinguistikes shqiptare. Magjister Basri Çapriqi ne fjalen e tij per profesor Ruzhdi Ushakun tha se me studimet e tij ka arritur te sfidoje dhe te permbyse paragjykimet dhe nihilizmin tendecioz te fqinjeve si dhe ka arritur te tejkaloje emocionet e shkences shqiptare ne te gjykuarit per fenomene te ndijshme kombetare dhe shtoi se eshte e veshtire te te mendohet sot gjuhesia shqiptare dhe balkanistika pa rezultatet tejet me peshe te Ruzhdi Ushakut. Me pastaj te pranishmit i pershendeti vete prof.dr. Ruzhdi Ushaku, i cili ne kete mbremje u propozua per qytetar nderi i Komunes se Ulqinit, propozim ky qe per here te pare i behet ndonje krijuesi shqiptare ne Mal te Zi.
Dijetar me formim të gjerë filologjik
Dr. Ruzhdi Ushaku shquhet në brezin tonë, si të thuash pas-çabeian, për formimin e tij të shëndoshë filologjjik dhe për njohjen e mirë të shumë gjuhëve të huaja: do të mjaftonte të thoshim se ai ka qenë për kohë të gjatë mësimdhënës i frëngjishtes, i latinishtes dhe ka kaluar në Francë periudha të gjata kohe për specializim e përvojë shkencore, por duhet të themi se ai njeh dhe ka ushtruar bukur gjatë e me dobi edhe italishten, për të mos për-mendur gjuhët sllave e posaçërisht serbo-kroatishten
 Ndërkaq, ai zotëron në nivel të lakmueshëm edhe gjermanishten e anglishten, çka duket qoftë në letërsinë shkencore që ai ka shfry-tëzuar në ato gjuhë, qoftë edhe në zotësinë e të shkruarit e të shpre-hurit në to të shkurtoreve (rezy-meve) po edhe të artikujve a kumtesave të plota. Por, ajo që na intereson ta vëmë re më këtë rast është se, njohja e kaq shumë gjuhëve të huaja, për R. Ushakun nuk përbën një stoli. Ai i ka për-dorur ato si mjete të vlefshme në kërkimet e tij shkencore të shumë-nduershme: albanologjike, etnolinguistike dhe etnofol-klorike, në ravijëzimet historike e kulturore të përgjithshme dhe në esetë e shkrimet e tij më të veçanta e të shumënduershme.Për këtë na dëshmon erudicioni i tij vëretet i gjerë si dhe bibliografia aq e shtrirë dhe e shumënduershme që ai shfrytëzon, përmend dhe citon me fryt në studimet e tij. Shprehim bindjen e plotë se shkrimet e dr. Ruzhdi Ushakut karakterizohen nga prurje aq të shumta e të ndryshme, saqë të pohojmë pa droje se ai “noton” më thellë e më gjerë se kushdo tjetër në literaturën albanologjike në gjuhë të huaja.
Prof.dr. Ruzhdi Ushaku është prodhimtar i përkushtuar ndaj temave me rëndësi shkencore albanalogjike e kombëtare shqiptare. Ai është i mirënjohur në qarqet shkencore albanologjike, si autor i një vargu studimesh me rëndësi të botuara në revista shkencore të rendësishme albanologjike në gjuhën shqipe që dalin në Prishtinë, në Tiranë, në Shkup, si dhe në përmbledhje studimesh shkencore, në akte kon-gresesh e konferencash kombëtare e ndërkombëtare dhe në libra të veçantë mono-grafikë. Në librat dhe stu-dimet e prof.dr. Ushakut, në mënyrë sistematike e të pandërprerë, qysh prej fillimeve të veprimtarisë së tij hulumtuese shkencore, Ulqini dhe rrethinat e tij, kanë qenë mjedisi më i parapëlqyer për hetime, prej nga ka marrë për shqyrtim onomastikën, folklorin, fjalët e urta, mitet e men-dësinë e moçme, si dhe shumëçka tjetër që nden gurra popullore e atij visi të pashoq për nga bukuria, po edhe aq të vlefshëm e të plleshëm për historinë, gjuhën dhe kulturën kombëtare shqiptare. Ashtu si Anteu mitik, ai është i lidhur për-jetësisht me vendlindjen e tij të dashur, me Ulqinin. Mund të themi se Ulqini, ulqinakët, deti i bukur dhe fryma e tij e shëndetshme kanë qenë e mbeten gjithmonë në mendjen, në zemrën dhe në veprimtarinë shkencore të Ruzhdiut .Me punën e tij shumëvjeçare shkencore, ai dha ndihmesë të madhe edhe në fusha të tjera, mbi të gjitha në fushën e ono-mastikës dhe të etnolinguistikës.

Temë nga projekti “Shkruaj, lexo dhe fol shqip”, një pjesë e të cilit është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini