Diskursi politik
Pas 45 vjet të sistemit monist zgjedhjet e para pluraliste në Mal të Zi(9.12.1990) u mbajtën në atmosferën e krizës politike dhe shoqërore në ish Jugosllavi, sepse partia në pushtet(LKJ) nga janari i vitit 1990 përfundoj së ekzistuari duke paralajmëruar edhe shpërbërjën e këtij shteti, ku ngjarjet e mëvonshme e dëshmuan një konstatim të tillë, ndërsa konceptit të unitetit jugosllav vazhduan për një kohë ti mbesin besnik vetëm udhëheqja politike serbe e ajo malazeze, që ishte mimikri e konceptit të politikës serbomadhe, për të përfituar sa më shumë territore nga ish shteti i përbashkët, pa marrë parasysh viktimat që u dëshmu në vitet në vijim.
Nail Draga
Në krahasim me vendet tjera të ish kampit socialist ish-Jugosllavia dallohej me sistem socialist më liberal, i decentralizuar që përbëhëj prej tetë organizatave të LKJ-së (gjashtë republikave e dy krahinave)me autonomi të komsiderueshme.
Në sajë të ngjarjeve politike në ish Jugosllavi, me inaugurimin e politikës serbomadhe në sajë të Memorandumit të Akademisë së Shkencave të Serbisë, duke filluar nga viti 1987, politika serbe ishte shkaktare në fillimin e destabilizimit dhe të dekompozimit të ish Jugosllavisë. Një veprim I tillë u dëshmu në praktikë duke eliminuar autonominë e dy krahinave; Vojvodinës(1988) dhe Kosovës(mars 1989). Nga janari 1989, në Mal të Zi në sajë të ashtuquajturit revolucionit antiburokratik apo “jogurt revolucioni” nga rruga u ndërrua pushteti, duke u instaluar qeverisja e re e cila u realizu sipas skenarit të politikës serbomadhe.
Në këto raporte politike më 9 nëntor 1989, përfundimisht ndodhi shëmbja e Murit të Berlinit,e më këtë filloj përfundimi i ideologjisë komuniste në të gjitha vendet e ish kampit socialist, duke mundësuar jetësimin e pluralizmin politik.
Në këtë kohë në sajë të gjendjës së aparthejdit politik nga ana e Serbisë në Kosovë më 23 dhjetor 1989, u themelu partia e parë politike(LDK), duke mbyllur përfundimisht sistemin monist të LKJ-së, që u dëshmu pastaj me dorëzimin e librezave partiake(LKJ) masivisht në muajt të vijim gjatë vitit 1990.
Fillimi i shpërbërjës së Jugosllavisë
Në rrethana të tilla jo stabile politike ish Jugosllavia përjetonte muaj të fundit, sepse në vitin 1990 pluralizmi politik u praktika në të gjitha njësitë federale. Këtij procesi i parapriu shpërbërja e LKJ-së që ndodhi në Kongresin e 14-të në janar të vitit 1990, duke paralajmëruar edhe shpërbërjen e ish Jugosllavisë, që do të ndodhë definitivisht në vitin vijues e më pas. Në sajë të këtyre rrjedhave politike LKJ e sllovenisë,Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë u transformuan në parti social-demokrate, ndërsa në emërtimin e vjetër mbetën në Mal të Zi dhe në Serbi, për një kohë, sepse edhe ata si të fundit ndryshuan emërtimin, ndonëse mbetën me platformën unike politike, në mbrojtje të unitetit jugosllav. Në këtë aspekt u angazhua drejtpërdrejt politikani serb S.Millosheviqi që nga inaguarimi i tij në pushtet(1987) ku si projekt politik kishte Memorandumin e Akademisë së Shkencave të Serbisë, që synim final nuk kishte mbrojtjën e Jugosllavisë, por Serbinë e Madhe.
Shqiptarët me subjektin e tyre politik
Në Mal të Zi, subjekti i parë në skenën politike u paraqit Lidhja Liberale e Malit të Zi(26 janar 1990), ndërsa më pas u paraqiten edhe parti të tjera politike, të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet e para pluraliste më 9.12.1990.
Duke ndjekur rrethanat shoqërore në këtë kohë ndonëse kanë hezituar nga mungesa e përvojës politike por edhe nga frika e cila ishte e pranishme, shqiptarët u organizuan politikisht për herë të parë për themelimin e partisë së parë politike. Në sajë të angazhimit të një grupi aktivistësh fillimisht në Ulqin më 26 gusht 1990, u mbajt themelimi i Forumit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, subjektit jopolitik , që i parapriu themelimit të subjektit të parë politik të shqiptarëve në këtë mjedis. Ndërsa mu atë ditë një grup aktivistësh në një shtëpi private në Kodra(Ulqin) themeluan Këshillin inicues të partisë së parë politike me emrin Lidhja Demokratike Shqiptare. Ndërsa më pas u mbajt kuvendi themelues i këtij subjekti politik me 9.9.1990 në Tuz, me emrin Lidhja Demokratike në Mal të Zi.
Mbrëmja përmbyllëse në Ulqin
Tubimi qendror i LDMZ u mbajt në Ulqin me 5.12.1990, në sallën e shkollës “M.Tito”, e cila ishte e vogël të zënte pjesëmarrësit. Dhe nuk ishte befasi se ky ishte manifestimi i parë publik me këto përmasa nga viti kur shqiptarët organizohen në një tubim partiak-popullor, për të mbeshtetur subjektin e tyre politik në zgjedhjet e para pluraliste.
Organizim letraro-artistik kushtuar Naim Frashërit
Ndërsa me këtë rast me lejohet të ceki në ditë më pas, pikërisht me 6 dhjetor 1990, kam organizuar dhe moderuar veprimtarinë letraro-artistike të shënimint të 90-vjetorit të vdekjës së poetit kombëtar Naim Frashëri në Katërkollë(Anë të Malit), që ishte veprimtaria e parë e tillë e mbajtur në komunën e Ulqinit. Në lidhje mbi veprimtarinë poetike të Naim Frashërit fjalën e rastit e mbajti prof.Bajram Rexha, që ishte takimi i tij i parë publik pas largimit nga puna dhe burgosjës nga pushteti i kohës. Ndërsa një grup të rinjësh kanë recituar poezi nga N.Frashëri, si dhe me krijimtari letrare janë paraqitur edhe disa krijues vendorë.
Mali i Zi me 20 njësi zgjedhore
Në këto zgjedhje Mali i Zi ishte i ndarë në 20 njësi zgjedhore,përkatësisht çdo komunë ishte një njësi zgjedhore, që në sajë të ndarjës proporcionale të popullsisë, kuvendi I ardhshëm do të kishte 125 deputetë.
Në këto zgjedhje pragun elektoral prej 4% e kanë kaluar: Lidhja e Komunistëve e Malit të Zi duke fituar 56.2% e votave e ka fituar 83 mandate(66.4%), Lidhja reformiste e Jugosllavisë për Mal të Zi, 13.6% votave, 17(13.65%) mandate, Partia popullore, 12.8% votave, 13(10.4%) mandate dhe Koalicioni Demokratik(SDA-LDMZ), 10.1% votave dhe 12(9.6%) mandate.
Shqiptarët të përfaqësuar me katër deputetë
Duke marrë parasysh rrethanat shoqërore të kohës për të eliminuar ndonjë të papritur nga ana e pushtetit i cili ndonëse pluralizmi ishte legalizuar, ata kishin mentalitet e veprim monist. Duke marrë parasysh sindromin antishqiptarë, shqiptarët përmes partisës së tyre (LDMZ), vendosën të shkojnë në koalicion me partinë e boshnjakëve(SDA). Një vendim i tillë ishte i qelluar, sepse u mbeshtet nga elektorati votues shqiptar e ai boshnjak duke fituar së bashku 12 deputetë, e nga to 4 ishin shqiptarë(LDMZ). Pasi kemi të bëjmë me deputetët e parë shqiptarë si përfaqësuesit autentik, e meritojnë të permendën: Gjergj Gjokaj, Tahir Pereziqi, Mustafë Çapuni dhe Xheladin Zeneli.
Viti vijues i krizës ekonomike e politike
Në vitin vijues Qeveria e re në Mal të Zi, përveç krizës ekonomike u përballë edhe me krizës politike, sepse në qershor Sllovenia e Kroacia shpallën pavarësinë, ndërsa Maqedonia në shtator duke filluar dezintegrimin e Jugosllavisë. Por, në rrethana të tilla politika malazeze ishte në mbeshtetje të politikës serbomadhe të S.Millosheviqit, ku një qendrim u dëshmu në vjeshtë(1991) duke iu bashkangjitur ushtrisë jugosllave, me rastin e sulmit në Kroaci(Dubrovnik) me parullën “lufta për paqë”(“rat za mir)”.
Në këtë atmosferë të luftës ata qytetarë të cilët ishin kundër kësaj lufte u cilësuan armiq, përkatësisht dezertor. Të vetdijshëm se kemi të bëjmë me një luftë pushtuese në favor të politikës së ekspansionizmit serb, shqiptarët refuzuan të marrin pjesë si rezervist në një luftë të tillë, ku pasi ishin të rrezikuar si zgjidhje të vetme kishin emigrimin në botën e jashtme. Ishte ky një emigrim i dhunshëm duke lënë vendlindjet e tyre e duke u vendosur kryesisht në SHBA, por edhe në Evropën Perëndimore.
(Dhjetor 2020)