Me rastin e Ditës së shenjtë të Krishtlindjes qytetarë të shumtë urojnë njërin tjetrin duke bërë që atmosfera të jetë sa më e mirë në këto kohëra me probleme të shumta, sidomos shëndetsore dhe ekonomike.

Edhe web faqja Ulqini Online uron me gjithë zemër qytetarët e besimit  katolik për këtë festë të madhe.

Më poshtë keni edhe urimet e të parit të Komunës së Ulqinit z. Loro Nrekiq dhe kryetarit të Forcës z. Nazif Cungu si dhe urimin derguar Arqipeshkvit të Tivarit, zotëri imzot Rrok Gjolleshaj nga ana e kryetarit të LD në MZ z. Saubih Mehmedi.

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi  i ka uruar qytetarët e besimit  katolik  me rastin e Festës së Krishtlindjeve   

Të nderuar besimtarë!   

Me rastin e Ditës së shenjtë të Krishtlindjes dëshiroj t’u shpreh të gjithëve urimet më të mira e më të përzemërta   

Gëzuar Krishtlindjen!   

Këtë vit  nën dritën  e shkëlqimin e  dritave të Krishlindjeve  shohim me dhimbje , pasojat  e Cooronavirusit dhe shpresojmë e lutemi që paqja dhe  mirësia të  mbizotërojë sa më pare  në  zemrat e njerëzve  kudo  që janë.  

Le të shërbejë   kjo festë e faljes  solidaritetit dhe mirëkuptimit  ndërmjet  njerëzve  për të na bërë bashkë  që tu gjindemi  pranë  atyre  që kanë nevojë   

Gëzuar  dhe për shumë  vjet Krishtlindjet  dhe jua  uroj  sa më të mbara  e në shëndet  e harmoni  të plotë.   

Gëzuar !  

URIM ME RASTIN E FESTËS SË KRISHTLINDJEVE NGA KRYETARI I FORCËS Z. NAZIF CUNGU

Të dashur motra dhe vëllezër,

Jemi në prag të festave të fundvitit ndaj e ndiej si privilegj të marr pjesë sërish me urimet e mia më të përzemërta për të gjithë ju bashkëkombasit e mi.

Sfidat me të cilat u përballëm në vitin që po lëm pas ishin të mëdha për gjithësecilin prej nesh. Pandemia Covid-19 është sfidë që forcoi dhe zgjoi shpirtin humanitar dhe ndjenjën e kujdesit të përbashkët për të përballuar këtë pandemi globale.

Ndaj në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, me rastin e festës së Krishtlindjes të gjithë besimtarëve të krishterë, veçmas atyre shqiptar, Ju urojë gëzuar festën duke uruar që këto ditë t’i kaloni në paqe, dashuri, begati dhe mirësi me njëri-tjetrin!

Po ashtu, në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, më lejoni t’ju uroj nga zemra të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2021!

Nata e ndërrimit të viteve është një natë gëzimi, veçanërisht për fëmijët, për të cilët uroj t’i kemi me jetë, të shëndetshëm, të qeshur, të lumtur dhe të gëzuar!

Qoftë viti 2021 një vit i mbarë e i begatë për ju, familjen tuaj, të afërmit tuaj, një vit i mbushur me më shumë dashuri, përkushtim dhe solidaritet, në vendlindjen tonë, në Ulqinin tonë!

Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë! Gëzuar!

Kryetar,
Nazif Cungu

ARQIPESHKVIT TË TIVARIT

Zotëri, imzot Rrok Gjolleshaj

Tivar

I nderuari, Arqipeshkv i Tivarit, zotëri imzot Rrok Gjolleshaj.

Në këtë periudhë kur njerëzimi po përballet me një sfidë, në kushte të vështira pandemie, është nevojë shpirtërore të gjendemi sa më pranë njëri-tjetrit, edhe atëherë kur fizikisht është vështirë. Duke marrë shkas nga festa e PASHKËVE,  festa më e rëndësishme e besimtarëve katolikë, në emër të anëtarëve të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe në emrin tim personal Ju uroj nga zemra GËZUAR PASHKËT.

Kjo festë le të jetë shpresë për njerëzimin, të shërbejë për lutje, me besimin tek Zoti në kapërcimin e kësaj situate mjaft të rënduar nga pandemia e shkaktuar nga virusi Corona,  të ringjallin zemërgjerësinë e tolerancën, respektin e bujarinë, paqën e dashurinë tek besimtarët.

Përmes Jush, uroj të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë dhe jo vetëm, të gëzojnë shëndet të plotë, të mbizotërojë paqja dhe dashuria në Familjet e tyre dhe gëzuar për shumë mot Pashkët.

Përzemërsisht,                                                                                                                                                 KRYETARI,

                                                                                                                                                                         Saubih Mehmeti

By admini