Nga Zenepe Lika*

Çfarë më bëri të ndjehem e emocionuar dhe e trishtuarë është fakti që nuk është dokumentuar jeta e këti ulqinaku kaq të madh, i cili ishte në atë kohë piloti i parë shqiptar por siç ndëgjova sonte, edhe i pari në përgjithësi në rajon dhe që ky bir Ulqinak ishte komandant i batalonit partizan dhe që e ekzekutuan ata me të cilët luftoj për liri dhe kundër fashizmit. Arsyeja e ekzekutimit? Për arsye se nuk e duroj që kombi shqipëtarë të mos prezentohet në ceremonin çliruese me ngritjen e flamurit shqipëtar siç u përfaqësuan të tjerë atë ditë. Ai nuk e pranoi që kombi i tij nuk përfaqësohej në Ulqin dhe e ngriti vetë flamurin të kombit shqipëtar në mes të tjerëve. Kjo është arsyeja që ai u ekzekutua në të nesërmen.

U ekzekutua pa proces gjygjësor, e morën së bashku me tre Ulqiniakë tjerë dhe në mëngjes të datës 27.11.1944 tek Çinari i vjetër në Bashbylyk i vranë!

Ekzekutuesit të këtij ekzekutimi jetuan mes nesh të pa prekur apo denuar, populli heshti.

Ndëgjova që pallton të cilin ja kanë hjekur nga shtati – dihet kush e mori. Ora dore tipike të pilotit, edhe atë e mori një nga ekzekutuesit, dihet kush e ka por askush nuk foli. Trupat e të vrarëve nuk u kërkuan kurrë, nuk u varrosen në mënyrën siç kërkon zakoni.

I tërë një qytet ka heshtur. Familjet e të ekzekutuarëve kanë heshtur. Asgjë nuk është e dokumentuar. Askushë nuk foli haptas për këtë padretjësi më se 70 vite gjatë. Akushë nuk u kujtua të shkruan të dokumenton këto vrasje! Deri sonte.

Ulqini ka shumë për të qenë krenar, sepse kanë dalur njerëz të jashtzakonshëm nga ky vend kaq i vogël. Njerëzit me kokën e vetë, me dinjitet dhe përgjegjësi, të cilët luftonin për idealet dhe të drejtat njerëzore. Këto njerëz e kajn pas edhe e kajnë ende sot vështirë. Njerëzit me qendrime nuk dorzohen.

Shpresoj se nipi i Raif-Rafo Goranës i cili e mban emrin e gjyshit, do ta përmbushë Amanetin e babit të tij dhe që do arrijë të varrosë gjyshin të cilin ai kurrë nuk e njoftoj, ashtu siç e dojnë zakonet. Amin.

Pllakat kujtimore nuk mjaftojnë.

Duhet hulumtuar dhe dokumentuar. Sepse vetëm kështu do mbahen kujtimet gjallë dhe do të ndihmojë gjeneratave të ardhshme të njoftohen me historinë të këtij qytet të vogël por me njerëz të veçantë, siç ishte në këtë rast Raif-Rafo Gorana (past rahmet).

/*Marrë nga faqja e autorit në fb/

By admini