Ish kazerma ushtarake ne Zogaj te Ulqinit

Nga Xheladin Zeneli

Lajmi i shqyrtimit të mundësisë së shfrytëzimit të ish kazermës ushtarake në Zogaj të Komunës së Ulqinit nga ana e Ministrisë së Shendetësisë së Malit të Zi ,si pikë e karantinës së izolimit të të sëmuarëve në rast të përhapjes eventuale të Coronavirus-it në këtë shtet, dëshmon dhe verteton më së miri, mentalitetin denegrues dhe nënçmues të pushtetit malazez si dhe trajtimin mospërfllës të këtij pushteti ndaj vendbanimeve dhe trevave me shumicë shqiptare.

Të zgjedhësh një qytet apo vendbanim siç është Ulqini për vendosjen e karantinës në rast të një epidemie vdekje-prurëse, nuk do të ishte vetëm vendim i pamatur dhe mos përgjegjës ,por një vendim i tillë eventual do të ishte tendencioz, qëllimkeq dhe tepër i rrezikshmëm për banorët e kësaj Komune. Është e njohur tashmë retorika e udhëheqëve qeveritar dhe atyre shtetëror të Podgoricës sa herë që vizitojnë Ulqinin dhe se si ata trumbetojnë para mikrofonave , për kinëse plane e projekte zhvillimore për këtë qytet, por në fakt veprimet e tyre flasin krejtësisht diçka tjetër. Në favor të këtij konstatimi flet edhe ajo se si Ministri  i Shëndetësisë z.Kenan Hrapović i cili me 12 Shkurt të këtij viti zhvilloj një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin , e paralajmëruar si vizitë kjo, e cila kishte për qëllim “ përmirësimin e kualitetit të shërbimit shëndetësor” në këtë qendër shendetësore.Por siç mësohet nga njoftimi i së përditshmes “Vijesti” ministri në fjalë gjatë qendrimit të tij në Ulqin, poashtu vizitoj edhe ish kazermën ushtarake në Zogaj që gjindet në afërsi të këtij qyteti. Rreth një javë më vonë pas kësaj vizite, Ministria e Shëndetësisë e cila drejtohet pra nga z. Kenan Hrapović , njofton publikun lidhur me shqyrtimin e mundësisë së vendosjes së karantinës në lokalitetin Zogaj, çka ven në pikëpytje qëllimin kryesor apo prapavijën e vertetë të vizitës së ministrit në fjalë në Ulqin!!.

A do të ishte më e logjikshme që likaliteti i karantinës të caktohet në një vend i cili ka numrin e popullsisë sa më të vogël me qëllim që të minimizohet përhapja e virusit në masë dhe që më lehtë të kontrollohet një epidemi eventuale i banorëve që jetojnë për rreth. Atëherë pse zgjidhet Ulqini i cili si komunë ka rreth 20,000 banorë, e nuk zgjidhet për shembull, Zhabjaku komuna e së cilit ka rreth 3,500 banorë apo ndonjë vendbanim tjetër në Mal të Zi ?. N’a ndajnë edhe tre-katër muaj nga sezona verore kur Ulqini do të vizitohet nga rreth 100,000 njerëz të tjerë (turistë) dhe këtë do të kthehet në një ndër qytetet më dendësi të popullsisë më të lartë dhe do të ishte një gabim fatal me pasoja të pa imagjinueshme egzistenca eventuale i karantinës në këtë mjedis. Ulqini dhe venbanimet përreth në shënjestër të projekteve devastuese

Opinioni publik tashmë është i njohur lidhur me tentimin e realizimit të ndërtimit të fabrikës së bitumit(asfaltit) në një lokalitet të Krythës, para dy muajëve i cili për shkak të protestës së banorëve vendas, erdhi deri te ndalimi i realizimit të këtij projekti. Kurse një vendbanim tjetër në afërsi të qytetit i cili quhet Gaç ishte pjesë e planit për ndërtimin e deponisë për materiale inerte, plan ky i cili gjithashtu ka nxitur pakanëqësinë dhe ka hasur në kundërshtim të banorëve të këtij fshati.

Rikujtojmë se Mozhuri, lokalitet tjetër në afërsi të qytetit të Ulqinit,për një kohë shumë të gjatë ishte një ndër deponitë më të mëdha në këtë pjesë të bregdetit të Malit të Zi dhe si e tillë ,pra si pikë për hedhjen e mbeturinave u shfrytëzonte edhe nga Komuna fqinje e Tivarit .

Të mos harrojmë deponinë në Martinajt të Plavë-Gucicë!

Me një vendin të pushtetit lokal të Komunës së Plavës, në tetor të vitit 2012 u vendos që kodra e quajtur Jerina, në fshatin Martinaj, të kthehet në një vendgrumbullim i mbeturinave. Ky vendim i njëanëshëm par nxitur atëherë disa protesta nga ana e banorëve të Martinajve . Edhe përkundër faktit se ato protesta ishin paqësore dhe protestuesit ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese për të mbrojtur ambijentin e tyre jetësor, ata u penguan dhe u ndaluan nga forcat policore, kurse më vonë aktivistët dhe organizatorët a atyre protestave u ndjekën penalisht dhe u dënuan nga organet gjygjësore të Malit të Zi.  Dihet mirë për pasojat e mundshme dhe efektet negative për shëndetin e njerëzve mund të kenë një deponi kur ajo vendoset në afërsi të shtëpive banuese. Është raportuar në mediume se vendosja e deponisë në Martinaj ka ndikuar në shpërnguljen e dhjetra banorëve nga ky vendbanim.


Si përfundim…

Qeveria apo partia që udhëheq me pushtetin  në Mal të Zi duhet të ndalen një herë e përgjithëmonë që ti trajtojnë vendbanimet dhe trevat ku gravitojnë dhe jetojnë shqiptarët si vendbanime të dorës së dytë qofshin ato duke bërë plane për karantina nga epidemi të ndryshme,ndërtimin e fabrikave për prodhimin e materialeve dëmtuese apo deponi për grumbullimin e mbeturinave. Sepse si të tilla ato bartin në vehte rrezikshmëri të lartë për shëndetin dhe mirëqenien fizike të banorëve si dhe i kontribojnë ndotjes së amijentit të tyre jetësor.
Nëse nuk ndalet dhe vazhdohet me projekte të tilla që synojnë devastimin, degradimin dhe devalorizimin e trevave ku banojnë shqiptarët dhe nuk bëhen investime të mirëfillta e konkrete që janë në dobi të zhvillimit ekonomik dhe në favor të uljes së nivelit të papunësisë së këtyre trevave, atëherë do të fitohet bindja se këto janë skenare me qëllime të caktuara dhe perfide që përgatiten në qarqet antishqiptare të shetit të Malit të Zi.

25 Shkurt 2020

By admini