Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq, kryetari i Kuvendit Dr. Ilir Çapuni  dhe nënkryetarët Hadixhe Gjoni dhe Astrit Hoxha pritën Ambasadoren e Francës në Podgoricë Kristin Tudik. Pasi ishte vizita e parë zyrtare në Ulqin, kryetari Nrekiq bëri një prezantim të shkurtër të qytetit, resurseve të tija dhe mundësitë e zhvillimit.

Ambasadorja  nga ana e saj  theksoi  nevojën e prezantimit të resurseve të Ulqinit për kompanitë  e njohura franceze. Ajo  veçoi  ata që janë të  interesuar për ekoturizëm dhe që  i duhet Ulqinit. Interesim tregoi  po ashtu për kriporen  dhe masat që  janë ndërrmarrë në ruajtjen e  saj.

mbasadorja Kristin Tudik  po ashtu u shpreh e gatshme që  të angazhohet që Ulqini  të binjakëzohet me ndonjë qytet të ngjashëm në Francë, ku do të shkëmbeheshin pervojat dhe idetë. Ky propozim u mirëprit dhe në të do të punohet. Ambasadorja në përcjellje të nënkryetares vizitoi më pas kriporen e qytetit. 

By admini