Delegacioni i Kuvendit të Malit të Zi, i udhëhequr nga nënkryetari i Kuvendit dhe Kryetari i Gruponit të miqësisë së Kuvendit të Malit të Zi me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë Genci Nimanbegu ka vizituar dje zonat e prekura nga goditura nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë, Lezhën, Shëngjinin, Bubqin dhe Durrësin.
Me këtë rast, nënkryetari i Kuvendit Genci Nimanbegu, në emër të tërë delegacionit, e përcjelli mesazhin e solidaritetit kombit shqiptar dhe udhëheqjes shqiptare, me dëshirë që pasojat e tërmetit t’i tejkalojnë sa më shpejt. Ai i lajmëroi bashkëbiseduesit se delegacioni parlamentar do ta njoftoi Kuvendin e Malit të Zi mbi informatat e fituara në terren, me qëllim të gjetjes së mënyrës që shteti ynë ta ofrojë ndihmën e duhur shtetit fqinj mik. Nënkryetari gjithashtu e përcolli gatishmërinë e popullit të Malit të Zi, në veçanti popullatës së zonës së Ulqinit, që edhe vetë në vitin 1979 ishin viktima të tërmetit, që të ndihmojnë në akomodimin eventual të njerëzve, që mbeten pa kulm mbi kokë.
Delegacionin e Kuvendit e priti dhe gjatë gjithë vizitës e shoqëroi nënkryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Vasilika Hysi. Gjatë vizitës, delegacioni u takua me nënkryetarin e Qeverisë së Shqipërisë dhe deputetin, Erjon Braçe, ministrin e punëve të brendshme Sandër Lleshaj, prefektin e prefekturës së Durrësit Roland Nasto, prefektin e prefekturës së Lezhës Pjertin Ndreu, drejtoreshën e njësisë shëndetësore Lezhë, Zoja Zefaj, si dhe me vullnetarët e organizatës joqeveritare “Amaneti” nga Ulqini.
Në fund të vizitës, delegacioni u takua edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën dhe ministrin e turizmit dhe mjedisit jetësor të Shqipërisë Blendi Klosin, që shprehen falënderim të posaçëm Malit të Zi për solidaritetin dhe ndihmën, si dhe delegacionit të Kuvendit për vizitën.
Në Durrës delegacioni u takua edhe me përfaqësuesin e asamblesë shtetërore të Nju Jorkut, me prejardhje nga Ulqini, Mark Gjonaj, që udhëheq ekipin e inxhinierëve ekspertë nga SHBA-të.
Delegacioni vizitoi qendrat e strehimit në Lezhë dhe Durrës, Qendrën operacionale të prefekturës së Lezhës, rrënojat e objekteve banesore dhe të tjera, biseduan me anëtarë të familjeve që kanë humbur familjarë dhe ne vendin e ngjarjes u bindën mbi shkatërrueshmërinë e tërmetit, që e goditi Shqipërinë fqinje, më 26. nëntor 2019.
Nikoqirët e takimit e njoftuan delegacionin e Kuvendit me pasojat e tërmetit, me mënyrën e tejkalimit të shokut fillestar, vendosjen e qytetarëve të goditur nga tërmeti në hotelet e kategorive të larta, ndërsa në pjesët rurale në çadra, si dhe me nevojat e tyre, duke cekur se përpos nevojave në të holla, në medikamente, veshmbathje, ushqim të konservuar, batanije dhe shtretër, rëndësi të madhe për ta do të ishte sikur inxhinierët e ndërtimtarisë nga Mali i Zi të ndihmonin në vlerësimin e shkallës së dëmtimit të objekteve dhe përcaktimin e kushteve eventuale të tyre për banim.
Gjithashtu, nikoqirët shprehen falënderim të jashtëzakonshëm për Qeverinë e Malit të Zi, dy ministrat e të cilës ishin ndër të parët në vendin e ngjarjes, si dhe ekipit të shpëtimtarëve nga Mali i Zi, që u angazhuan që nga dita e parë e deri në përfundimin e aksionit të kërkim-shpëtimit.
Me koordinimin e aktiviteteve të nënkryetarit të Kuvendit dhe OJQ-së „Amaneti“, ndihma e mbledhur nga qytetarët e komunës së Ulqinit iu dorëzua banorëve të komunës së Bubqit.
Përpos nënkryetarit Nimanbegu, në delegacion të Kuvendit të Malit të Zi ishin edhe deputetët: Luigj Shkreli, Halil Dukoviq, Ana Nikoliq, Mirsad Muriq, Nexhad Dresheviq dhe Danijella Paviqeviq.
Më takime mori pjesë edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Malit të Zi, Vesna Radonjiq dhe sekretari i parë i ambasadës në Tiranë, Danillo Brajoviq.