Qytetarët e Malit të Zi, subjektet afariste dhe subjektet e tjera kanë paguar mbi 42.5 mijë euro në xhirollogarinë të cilin  e ka hapur Kryqi i Kuq për ndihmë banorëve shqiptar të prekur nga tërmeti.

Nga Kryqi i Kuq kanë theksuar se janë të kënaqur me zhvillimin e grumbullimit të ndihmave për banorët e Shqipërisë të goditur nga kjo fatkeqësi natyre dhe i kanë falënderuar të gjithë ata të cilët deri tani kanë ofruar kontributin e vetë. Mjetet e grumbulluara do ti dorëzohen Kryqit të Kuq të Shqipërisë i cili që nga fillimi është shumë aktiv në ofrimin e ndihmës së parë, në përkrahjen psiko- sociale dhe distribuimin e ndihmës intervenuese te banorët e rrezikuar, kanë theksuar nga Kryqi i Kuq nga Mali i Zi, shkruan rtcg, transmeton Ulqini Online.

Nga kjo organizatë kanë theksuar se janë në kontakt të përhershëm me Kryqin e Kuq të Shqipërisë dhe janë duke përcjellë veprimet e Fondacionit ndërkombëtarë të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe të cilat së bashku e koordinojnë dhe realizojnë ofrimin e ndihmës. Në ndërkohë, siç kanë theksuar Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e kuqe ka shpallur apelin preliminarë që ti ofrohet ndihmë Kryqit të Kuq të Shqipërisë.

By admini