Të shtunën me datë 16.11.2019 në qytetin e Sarajevës u mbajtë turneu ndërkombëtarë “ILIDŽA OPEN” 2019 në të dy diciplinat Forma dhe Ndeshje. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 530 garues nga 5 vende me 41 klube.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini në këtë garë u paraqitë me 22 garues. Suksesi për ekipin e Taekwondos-së Ulqini është: gjashtë trofe dhe 26 medalje , prej tyre 12 medalje të arta, 8 medalje argjendi, 6 medalje bronzi.

Në rënditje të përgjithëshme klubi i Taekwondo-së Ulqini fiton trofeun e vendit të parë në diciplinën e Formave dhe trofeun e vendit të dytë në kategorinë e pionirëve.
Sposrtistja Medina Kanaqeviq fiton dy çmime garuesja më e sukseshme në diciplinën e formave dhe garuesja më e sukseshme e turneut.
Sportisti Dion Mustafa fiton çmimin garuesi më i mirë në diciplinën e formave.
Bledar Kasmi me tri ndeshje të fituara shpallet garuesi më i sukseshëm në kategorinë pionirë.
Garuesit më të sukseshëm të ekipit ishin Sara Kraja dhe Enes Dushku me nga dy medalje të arta🥇🥇 të fituara në Ndeshje dhe Forma.
Diciplina e Formave:
🥇 Sara Kraja, Amell Nuti, Enes Dushku, Medina Kanaqeviq, Hana Tivari, Sara Dervishi, Dion Mustafa,
🥈 Arta Ismailaga, Amra Dushku, Sumeja Bisha
🥉 Vesa Dervishi, Bledar Kasmi, Edina Kraja.
Diciplina e Ndeshjes:
🥇 Bledar Kasmi, Enes Dushku, Mersida Demiri, Sara Kraja, Enis Kurti.
🥈 Albjon Hykaj, Amella Nuti, Edina Kraja, Medina Kanaqeviq, Mervana Muçaj.
🥉 Hakush Fici, Arta Ismailaga, Amra Dushku.
Falenderojmë prindërit dhe sponsorët për mbështetje.

Përgaditur nga:
Tkd Ulqini – Ulcinj
Fikret Dushku, prof.

By admini