Serbët humbin lojën me rezultat zyrtar nga ekipi i Kosovës në Kampionatinian Evropian të shahut “Ulqini 2019”

Nga Gani Kosumi

Dje, në program ishin takimet e xhirosë së 7-të(të fundit) në Kampionatin ekipor të Evropës në shah “Ulqini 2019. Shorti deshi që të përballëen Drejtësia nga Prishtina dhe ekipit serb Taka ga Beogradi.

Presioni i madh nga politika e Beogradit bëri që ekipi serb të mos paraqitet për ta zhvilluar këtë takim. Pas pritjes për 15 minuta, gjyqtarët këtë takim e regjistruan me rezultat zyrtar 5:0 për Drejtësinë.

Me këtë fitore Drejtësia ka tubuar 8 pikë duke shënuar 4 fitore dhe 3 disfata.

Anëtari i Drejtësisë, Afrim Fejzullahu, Mjeshtër FIDE, ka fituar Ballin e katërt për Mjeshtër Ndërkombëtar që konsiderohet sukses i madh.
Në xhironë e fundit, dy ekipet e tjera të Kosovës, po përballen me ekipet italiane.
Prishtina-Arrocco(Itali)
Dardania-Gonzaka(Itala)

By admini