Nga Gjekë Gjonaj
Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Përmirësimin e Pozitës së Personave me Invaliditet, e cila u mbajt në Sallën e Kurorëzimeve të komunës u shqyrtuan materialet e seancës së nesërme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, që kanë të bëjnë me Shërbimin e Parkimit dhe Rendin Komunal. Kryesuesi i kësaj mbledhjeje të parë, në mumngesë të kryetarit të këshillit, Dr. Ilir Çapuni, krytar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, kërkoi nga anëtarët e këshillit që të japin mendimet, vlerësimet dhe propozimet e veta në drejtim të përmirësimit të përkufizimeve të propozuara në materialet e përgatitura nga sekretaritai përkatës dhe grupet punuese për seancën e radhës të parlamentit vendor.
Dr. Çapuni vuri në dukje se për seancën e nesërme të kuvendit janë planifikuar të diskutohet, ndër të tjera, edhe për parkimin e automjeteve , i cili siç u shpreh ai, ka qenë i parregullt në Ulqin dhe se ai vazhdon të jetë pikë neuralgjike për këtë kategori të shoqërisë.
Sekretari për Veprimtari Komunale Mustafë Gorana tha se me themelimin e Shërbimit të Parkimit në qytet do të rregullohet për herë të parë ky problem i madh i cili me vite ka rënduar jo vetëm shoferët por edhe qytetarët dhe mysafirët e këtij qyteti. Mustafa shprehu besimin se brenda pesëmmbëdhjetë ditëve do të fillojë punën Shërbimi i Parkimit dhe shtoi se veç kemi filuar me shënimin e të gjitha vendparkimeve në territorin e komunës, në kuadër të të cilave janë përfshirë edhe vendparkimet pëme aftësi të kufizuara. “ Me vendim kemi paraparë që nga afro 1100 vendparkime pesë për qind e tyre do t’u dedikohen personave me invaliditet.” Këto vendparkime për këtë shtresë të shoqërisë, për dallim nga të tjerët, do jenë falas dhe do të jenë të shënuara me shenja dhe me numra. ” tha Gorana.
Drjetori i Shërbimit të Parkimit Aleksandër Jacoviq pohoi se shërbimi që ai drejton do të ketë mirëkuptim të veçantë për nevojat që kanë personat me aftësi të kufizuara dhe i siguroi ata se punonjësit e këtij shërbimi do të reagojnë menjëherë në çdo moment në secilën thirje për shkelje eventuale nga shoferët e tjerë në vendparkime të caktuara enkas për ta.
Në këshill u diskutua edhe për propozim -vendimin për Rendin Komunal. U tha se fjala është për një ligj ( rregullore), me të cilin definohet gjithçka që ka të bëjë me rregullimin komunal në territorin e Komunës së Ulqinit. Të gjithë pjesëmarrësit në diskutim shprehën nevojën e implementimit në tërësi të Ligjit për Rendin Komunal për të gjithë njësoj , në mënyrë të barabartë, pa dallim, e jo siç ka ndodhur deri më tani ku për një shkelje në komanikacion dikush është gjobitur e dikush jo.