Themeluesi dhe Drejtori egzekutive i ALBTUSA, Gani Vila tha ne ne editorialin me rastin e 19 Vjetorit te ketij televizioni qe et e themeloi dhe e drejton se Televizori i Shqiptarëve të Amerikes filloi trasmetimet e programeve të para më 20 Maj të vitit 2000.
“Albtvusa është Televizori i parë dhe i vetëm
shqiptar me shtrirje në kohë dhe në hapësirë në të gjithë diasporën shqiptare në
botë.Për 19 vjet rresht albtvusa trasmeton 2 orë program në Comcast në shtetin e
Michiganit në prime time 8:00 pm deri 10:00 pm çdo dit dhe live 24/7 në
Platëformat Shqip Tv në kanalin # 15 dhe në Platëformën TV Alb në kanalin 222.Si
dhe në të gjitha rrjetet sociale.Për këto 19 vjet kemi bërë sa mundëm.Por kemi
rrugë të gjatë dhe shpresojmë që së bashku më Komunitetin Shqiptar të Amerikës
për të ardhmen të bëjmë më të mirën.Në këtë përvjetor falenderoj të gjithë ata
që i ndjekin programet tona,sponsorizuesit,ata që reklamojnë,ata që
bashkëpunojnë dhe gjithë të ftuarit në emisionet tona.Një urim i vecant i takon
stafit të mbrekullueshëm të albtvusa-së i cili po pregatitet për të festuar me
sukses dhe madhështi Jubileun e 20 vjetorit me 20 Maj 2020.Ndiqini programet
tona në Youtbe alb tvusa.com dhe në www.albtvusa.com.”
Ndiqni videon dhe faqen e TVALBUSA :
https://www.facebook.com/gani.vila/videos/2226181574126881/
Youtbe alb tvusa.com dhe në
www.albtvusa.com.”
Gani Vila: Si e ngrita Televizionin e Shqiptarëve
të Amerikës!
Bisedoi: Raimonda MOISIU ( Shtator
2012)
Me mbështetjen e fuqishme e të përgjegjshme të
komunitetit shqiptaro-amerikan dhe rrjetit të kolegëve në Detroit Michigan, i
motivuar me dashuri e mirësi, i pajisur me individualitet profesional, z. Gani
Vila, me mundim e sakrifica, duke sfiduar mes të bukurës e së përditshmes
njerëzore arriti që brenda më shumë se një dekadë të ngrejë “Perandorinë
Mediatike”, -nga më të shquarat të mediave shqiptaro-aemerikane të epokës
postkomuniste në Diasporë -Televizionin e Shqiptarëve të Amerikës –ALBTVUSA! Në
këtë intervistë për “Tirana Observer”, z. Gani VILA, aktualisht Drejtori i
Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës do të na dëshmojë për karakterin dhe
cilësitë e ALBTVUSA, për jetën, sakrificat, sfidat e radhës, larmishmërinë,
temave interesante social-kulturore–politike dhe veprimtarinë e palodhur në
shërbim të komunitetit, ruajtjes të vlerave e identitetit kombëtar shqiptar në
të gjitha trojet shqiptare dhe në Diasporë.
Ç’mund të na thoni për
mekanizmin që ju çoi në ngritjen e ALBUSATV? Si ju lindi mendimi se ka ardhur
koha për ngritjen e një studio televizive në Michigan? Si morën udhë projektet
tuaj në këtë drejtim?
Televizioni i shqiptarëve të Amerikës është hapur
më datën 20 maj 2000, si rezultat i një boshllëku që ekzistonte gati prej një
shekulli në Diasporën Shqiptare të e Amerikës. Pra qëllimi i vetëm i hapjes të
këtij Televizioni ka qenë dhe është që ti shërbejë Diasporës shqiptare në të
gjitha fushat e jetës së saj. Televizori është hapur nga një grup
bashkatdhetarësh kryesisht malësorë të fismë, ku do të veçoja dy miqtë e mi Vatë
Dedëgjonaj me origjinë nga Lezha i cili ishte edhe drejtor për disa vjet i këtij
Institucioni si dhe sponsorizuesin patriotin dhe humanistin Nik Lulash Gojcaj
nga Hoti i Malësisë i cili vazhdon edhe sot ta ndihmojë Televizorin. Unë i jam
bashkëngjitur këtij grupi mbas disa muajve dhe fillimisht kam qenë zv/president
i Televizionit. Kam rreth 8 vjet që jam Drejtor si edhe pronar i vetëm i
ALBTVUSA. Nuk është ndonjë sekret znj. Monda t’ju them se krahas detyrës si
drejtor, kam 12 vjet që punoj edhe si gazetar dhe me krenari të lartë them se
jam i pari dhe i vetmi gazetar i mediave vizive deri tani jo vetëm në USA por
edhe në gjithë botën shqiptare në emigracion që kam zhvilluar me mijra
intervista të cilat i kemi transmetuar në Televizor. Kështu znj. Monda ndjehem
tejet i kënaqur që ky projekt mori udhë të mbarë.
Si një President i Bordit
Drejtues të TV, si e vlerësoni gjendjen kur e hapët përherë të parë dhe asaj
aktuale?
Janë krahasime të paimagjinueshme në të gjitha
parametrat, në kohë e në hapësirë transmetimi, në teknologji, në strukturën
programore, në nivelin cilësor të personelit e të bashkëpunëtorëve, në
konceptimin dhe orientimin e drejtimit të ALBTVUSA, si një media e pavarur
politikisht dhe ekonomikisht duke plotësuar kështu një standard të një media me
vizion dhe strategji të qartë për ti shërbyer mbarë çështjes tonë kombëtare
shqiptare. Për të arritur këto nivele dhe standarde kemi patur dhe kemi një
mbështetje masive të komunitetit shqiptar, veçanërisht të biznesmenëve
shqiptarë, po ashtu na është dashur të përballojmë edhe të kalojmë me sukses
pengesat e vështirësitë të cilat vazhdimisht janë të pranishme në punën tonë.
A ka ndonjë dallim mes medias së
shkruar dhe asaj televizive? Janë këto të lidhura me njëra–tjetrën? Si morën
udhë projektet tuaj?
Faleminderit znj. Monda, kjo është një pyetje shumë
e mirë e zgjuar dhe do ta shpjegoj përse. Të gjitha mediat në pamjen e parë të
duken ndryshe, por nuk është kështu, pavarësisht se ato tek njerëzit vinë,
nëpërmjet shkrimit, filmit, dhe dëgjimit, mbreti i të gjithë mediave në të
gjitha kohërat është media e shkruar. Shkrimi është arteria mediatike që pa të
nuk do ekzistonte media. Mediat televizive e përdorin median e shkruar si ajrin
për jetën, kanë lidhje organike të pandashme. Në pamjen e parë dhe veçanërisht
në jetën e përditshme ekzistojnë mentalitete se këto dy media kanë dallim me
njëra tjetrën. Shpesh nënvleftësohen gazetarët që punojnë në televizion dhe në
një sallë të përbashkët në një eveniment letrar, gazetarët televiziv nuk
respektohen si pjesë e medias së shkruar. Këtu qëndron paradoksi pasi media
televizive nuk mund të bëjë as edhe një emision një minutësh pa përdorur
shkrimin. Krijimtaria artistike në emisionet televizive përcillet
domosdoshmërish nëpërmjet shkrimit. Një gazetar që punon rregullisht në një
televizion shkruan më shumë se sa shkrimtarët që bëjnë romane, këtu duhet të
shmangëni keqkuptimin me këtë krahasim. Ndryshimi ndërmjet medias të shkruar dhe
medias televizive, por qe nuk cënon raportin thelbësor të bashkëpunimit mes
tyre, në pamjen e jashtme duket i vogël, por në realizimin e punës është shumë i
madh dhe i vështirë për median televizive, pasi gazetarëve televiziv ju mëngon
”liria…“ duke nisur që nga etika e të veshurit dhe e ambientit, pasi median e
shkruar mund ta realizosh me pantallona të shkurtra dhe kanotiere dhe në çdo
ambient, ndërsa të realizosh media televizive kërkon kollaro e komoditete të
tjera dhe nuk realizohet në çdo ambient. Gazetari televiziv ka liri në ide por
është në “censurë“ të vazhdueshme etiko-morale, veçanërisht në komunikimin me
publikun në realizimin final, pasi Gazetaria Televizive e ka pjesë të saj median
e shkruar dhe duke i bashkuar me median televizive shkrihen në një dhe prodhojnë
produktin televiziv siç është emisioni, filmi, dokumentari, reportazhi, reklama
etj.
Falë kujt ka ardhur një ngritje
cilësore e tillë, kur ju vetë vini nga një fushë tjetër profesionale, dhe
eksperienca juaj ka qenë ndoshta e pakët në median elektronike?
Po është e vërtetë, për shumë vite kam punuar
oficer në sigurimin e ushtrisë në rrethin e Korçës, kam kryer Shkollën e Lartë
të Ministrisë të Punëve të Brendshme dhe Fakultetin e Drejtësisë, por shkolla
dhe veçanërisht puna që kam kryer në atë periudhë më kanë ndihmuar shumë në
punën si gazetar, jo vetëm për komunikimin me njerëzit që është shumë i
rëndësishëm, por edhe në skemën dhe strategjinë e ndërtimit të emisioneve, të
pyetjeve dhe realizimin e bisedave. Në regjimin diktatorial komunist, talenti
dhe pasioni për gazetari ka ekzistuar diku i ”strukur” në shpirtin tim. Unë nuk
jam i veçantë sepse kështu ka ndodhur me të gjithë. Shqiptarët deri në vitin
1990 kanë studiuar dhe punuar atje ku i caktonte Partia dhe shteti shqiptar i
asaj kohe. Ndryshimi i sistemeve solli lirinë dhe krijoi mundësinë që në
sistemin e demokracisë secili shqiptar të studiojë, të jetojë dhe të punojë atje
ku ka pasion, dëshirë dhe mundësi, ja kështu ka ndodhur edhe me mua.
Atdhedashuria e pasioni të gërshetuara me punë të vazhdueshme dhe sakrifica të
mëdha për të arritur objektivin që ALBTVUSA t’ju shërbejë sa më profesionalisht
bashkatdhetarëve në emigracion. Janë kthyer në “magji“, që nuk të ndajnë për
asnjë çast nga studioja ku punojmë nga 13 deri 18 orë në ditë, dhe ka raste që
shumë net’ i gdhijmë aty duke punuar. Të gjithë shqiptarët kur mësojnë se
ALBTVUSA-n e drejtoj unë që vij nga një profesion tjetër, këtë kontribut dhe
sukses Ata ma faturojnë mua si vlerë, ndaj i falënderoj për këtë mirëkuptim
qytetar e intelektual.
Mendoni se gjatë këtyre viteve
të aktivitet tuaj televiziv nën drejtimin tuaj keni justifikuar jo vetëm
përkushtimin, por edhe mesazhin që dëshironi të transmetoni nga ekrani në
familjet e bashkëkombësve tuaj?
Të bësh televizion në Diasporë është një lloj sikur
të mbjellësh portokaj në malet me dëborë, megjithatë ne me vizionin se: ”ne
duhet të transmetojmë tek shikuesit programe televizive jo çfarë ne mendojmë se
ata duan, por çfarë ata duan”. Me këtë parim ne vazhdojmë të punojmë për 13 vjet
rresht. Kjo është një teori sa aktuale aq dhe e domosdoshme, por është shumë e
vështirë për tu realizuar. ALBTVUSA është i pari dhe i vetmi televizor me një
shtrirje në kohë dhe në hapësirë (24 ore live) i Diasporës shqiptare jo vetëm në
SHBA, por në gjithë botën ku ka shqiptarë. Kjo është një iniciativë private dhe
të ngresh një media të tillë në emigracion duhet shumë punë dhe mund, shumë
sakrifica dhe veçanërisht duhet të kesh një vizion, një strategji dhe objektiv
të qartë mbarëkombëtar shqiptar. Zgjidhja me kujdes e përcaktimit të strukturës
programore të Televizionit në një komunitet tepër heterogjen, në kulturë, moshë,
traditë, zakone, shtresat e ndryshme të ardhjes të Diasporës në USA, etj, kanë
qenë sukseset e dështimet e punës tonë. Personalisht dhe familjarisht si
punonjës në ALBTVUSA, duke nisur nga unë Gani Vila, bashkëshortja ime Valentina
Vila (Redaktore e Televizorit ALBTVUSA) si dhe fëmijët tanë, Ermir dhe Blerina
Vila pavarësisht humbjeve ekonomike, ndihemi krenarë për punën që kemi bërë dhe
mendoj se së bashku me stafin tjetër të ALBTVUSA e kemi justifikuar përkushtimin
e sakrificën tonë, ju kemi çuar shikuesve shumë gjëra që ju kishin munguar, duke
bërë ndaj tyre jo gjithçka, por diçka.
Cilat janë raportet me stafin e
TV-it dhe funksionit që ju keni në këtë institucion?
E çuditshme, por e besueshme si ka ndodhur.
Raportet e mia me stafin e Televizionit janë të shkëlqyera, për 13 vjet rresht
unë nuk kam bërë asnjëherë mbledhje zyrtare me ta, kjo vjen për dy arsye. Së
pari : sepse të gjithë punëtorët kanë kontributin e tyre të pashlyeshëm në
televizor, së bashku ne e kemi rritur atë si një fëmijë të përbashkët. Në
studion e ALBTVUSA jemi si një familje të gjithë dhe e duan televizorin njëlloj
si unë. Të gjithë punonjësit me kohë të plotë e kohë të pjesshme kanë shumë vite
që punojnë në televizor, Rafael Floqi është kryeredaktor i ALBTVUSA që prej 9
vjetësh, ai ka dhënë dhe vazhdon të jap një kontribut të madh në televizor. Ai
është krahu i djathtë imi. Valentina Vila bashkëshortja time redaktore ka 6-të
vjet në ALBTVUSA, mbas Rafaelit vjen rëndësia e punës së saj të gjithanshme, në
ndërtimin e programeve dhe të strukturave programore, administrimin e arkivës të
ALBTVUSA etj. Ilir Myftari, manaxher i përgjithshëm për prodhimin e programeve
është motori televizorit, Astrit Kalibaqi ka 5 vjet që pasqyron me shumë
profesionalizëm Rubrikën Sportive, Gjovalin Kacori gazetar politik dhe analist
për marrëdhëniet e Diasporës me vendlindjen dhe shquhet për nivelin e tij
etiko-profesional, ka 4 vjet që punon në ALBTVUSA, Manol Xhafa montazhier dhe
kameraman profesionist i talentuar në filmime ka 3 vjet që punon në këtë
televizion, Manjola Tërshana (Degaj) gazetare dhe prezantuese e programit më të
shikuar Hitpared është këngëtare, vazhdon traditën e familjes Tërshana ka 4 vjet
që punon në ALBTVUSA. Korrespodenti në Shqipëri Agim Blloshmi, gazetar dhe
kameraman i talentuar me një përvojë 20 vjeçare në punë me mediat, bashkëpunon
që prej 5 vjetësh më ALBTVUSA. Gjokë Dukaj gazetar në Tuz të Malësisë,
bashkëpunëtori i ALBTVUSA prej 4 vjetësh. Beqir Sina në New York korrespodent i
prej 2 vjetësh e të tjerë korrespodentë e bashkëpunëtorë. Pra siç shikohet
personeli është me një stazh të gjatë eksperience pune dhe bashkëpunimi në
ALBTVUSA. Djali im Ermir Vila ka 10 vjet që punon part-time si kameraman,
montazhier dhe marketing, po ashtu edhe vajza Blerina Vila ka 3 vjet që punon në
zyrë si manaxhere për bashkëpunimet dhe lidhjet e ALBTVUSA me Institucione
shtetërore dhe mediatike. Së dyti, nuk bëj mbledhje me stafin se unë
personalisht punoj 16-18 orë në ditë pra jam i pranishëm po thuaj në të gjitha
evenimentet e aktivitetet e ALBTVUSA gjatë gjithë ditës dhe çdo gjë e riparojmë
në punë e sipër ndaj mbledhjet në televizion nuk janë të nevojshme. Kjo
gjithashtu edhe për mëritë të personelit, të cilët punojnë gjithmonë me
përkushtim dhe profesionalizëm te lartë, e duan televizorin, ne jemi miq dhe
shokë me të gjithë dhe meqenëse mu dha rasti dëshiroj t’i përshëndes dhe t’i
falenderoj bashkëpunëtorët dhe familjet e tyre për kontributin që kanë dhënë dhe
vazhdojnë të japin për ALBTVUSA, pasi sukseset e tij janë 100% suksesi, merita
dhe kontributi i tyre. Këto dy fakte tregojnë marrëdhëniet e mira institucionale
dhe shoqërore që ekzistojnë mes bashkëpunëtorëve të stafit të televizionit
tonë.
Cili është reagimi dhe
mbështetja e komunitetit shqiptaro-amerikan ndaj ALBUSATV?
Mbështetja e komunitetit shqiptaro-amerikan ndaj
ALBTVUSA ka qenë dhe është i shkëlqyer. Komuniteti shqiptar i Michiganit e ka
lindur dhe e ka rritur si fëmijën e vetë ALBTVUSA-ën. Suportuesit e parë dhe
shumë të rëndësishëm për të kanë qenë dhe janë shikuesit e përditshëm të
programit tonë, të cilët janë pjesë e komunitetit shqiptaro-amerikan. Ata janë
të ndjeshëm ndaj programeve tona, kur nuk kënaqen na kritikojnë, na sugjerojnë
dhe kur punët shkojnë mirë na lavdërojnë. Komuniteti Shqiptaro-Amerikan është
trajneri dhe albitri i programeve tona. Mbështetje të fuqishme i ka dhënë dhe
vazhdon ti jap Televizionit ALBTVUSA biznesi shqiptar që është në Michigan.
Biznesmenët shqiptaro-amerikanë që bëjnë ose jo reklama në ALBTVUSA, ata e
suportojnë që prej 13 vjet rresht televizionin tonë, andaj gjej rastin t’i
falenderoj nga zemra në emrin tim dhe të stafit të Departamentit të ALBTVUSA,
veçanërisht Malësorët e Malësisë së Madhe, të cilët e krijuan dhe vazhdojnë ta
suportojnë atë, ndaj ju premtoj se çdo kontribut që do të japin për Televizionin
do të shkojë në funksion të përmirësimit të programeve, në shërbim të çështjes
mbarë kombëtare shqiptare. Për 13 vjet ju kemi shërbyer falas, për të gjitha
shërbimet që kanë patur nevojë Institucionet Fetare të cilat në Michigan janë
pesë, Kisha Shqiptare Ortodokse e Shën Thomait, Qendra Islame Shqiptare, Teqeja
Bektashiane e Baba Rexhepit, Kisha Katolike Zonja Pajtore si dhe Kisha Katolike
e Shën Palit e cila është institucioni më i madh shqiptar në emigracion jo vetëm
nga numri i antarësuesve por edhe nga shkalla e zhvillimit të aktiviteteve me
karakter fetar dhe atdhetar. Kemi mbështetur dhe do të mbështesim të gjitha
organizimet artistike e shoqërore që janë dhe veprojnë këtu në Amerikë.
Mbështetjen e komunitetit shqiptar për televizorin nuk duhet ta kuptojmë veç
dollarë, por një vend të rëndësishëm zënë edhe suportet intelektuale,
profesionale, vërejtjet, sugjerimet, kritikat me vend e pa vend, etj. Të gjitha
këto ne i konsiderojmë si kontribute dhe dhurata që intelektualë e njerëz të
thjeshtë të komunitetit shqiptaro-amerikan i bëjnë ALBTVUSA -s. Bashkëpunimi 13
vjeçar me komunitetin na ka dhënë një eksperiencë dhe zemër që ta shikojmë të
ardhmen me optimizëm dhe të mos i zhgënjejmë asnjëherë shikuesit e veçanërisht
ata që na rrinë më pranë. ALBTVUSA është televizion i pa varur ekonomikisht dhe
politikisht, është një televizion që me transmetimet e tij programore ka
pasqyruar veç dashuri, mirësi, suksese dhe vlera të shoqërisë shqiptarë
veçanërisht të Diasporës. Strategjia, vizioni dhe qëllimi i programeve të
ALBTVUSA-s është që t’i shërbejmë dhe të suportojmë të mirën. Por që të mbash
një media televizive të tillë duhet punë e madhe që nuk mund të arrihet nëse nuk
ke mbështetjen e teleshikuesve.
A keni patur mysafirë në TV
tuaj, figura të njohura të fushave të ndryshme nga komuniteti
shqiptaro-amerikan, por edhe personalitete të shoqërisë shqiptare dhe Diasporës
të riprezantuar nëpërmjet ALBUSATV?
Po në ALBTVUSA kanë qenë të pranishëm personalitete
te rëndësishme të politikës dhe të jetës amerikane e shqiptare. Le të përmend
disa prej tyre: Zv. Presidenti Bajden, kongresmenët, Eliot Engell, Sandër Levën,
Gery Piters, David Banjer, senatorët Karl Leven, Jozef Diguardi, gjenerali
WEesley Clark, Nicholas Burns, Charles Schumer, Willson Kokalari, Ambasadorin e
Shteteve të Bashkuara në Shqipëri…. Ish-presidentin Alfred Moisiu, President
Bamir Topi, i ndjeri President i Kosovës Ibrahim Rrugova, President Fatmir
Sejdiu, Kryeministri Sali Berisha, Kryeministri Hashim Thaçi, fotografi Fadil
Berisha, modelistja Emine Cunmulaj, nobelisti Ferrit Murati, regjisori Sten
Dragoti e shumë artistë të artit e të kulturës të kombit shqiptar, si këngëtarët
Kastriot Tusha, Aurela Gaçe, Merita Halili, Eli Fara, Bujar Qamili, Sinan Hoxha,
Artiola Toska, Gezim Kaso, Ylli Baka, Sherif Merdani, Ardit Gjebreja, Ledina
Celo, Manjola Nallbani, Ermira Babaliu, Poni, Valbona Mema …. aktorët Fadil
Hasa, Cekja, Bujar Mere, Rita Larti, Gëzim Kruja, Rajmonda Bulku, Parodistët e
Vlorës, Sandër Ruci, Arben Dervishi, etj. Motoja në punën tonë është se ALBTVUSA
është shtëpia e artistëve.
Keni bashkëpunim me TV-t e kulturave të tjera në
komunitet?
Bashkëpunimi në punën tonë është shumë i frytshëm
veçanërisht me televizionet tona në vendlindje, si Top Channel, Klani, TVSH, e
me disa televizione lokalë në Shqipëri ku shkëmbejmë materiale. Po ashtu kemi
marrëdhënie të mira edhe më televizionet e kulturave të tjera në SHBA, me TV
italianë dhe TV amerikane, ku nga eksperienca e tyre ne kemi fituar
shumë.
A transmetoni emision enkas për
fëmijë në gjuhën shqipe, për ruajtjen e gjuhës, traditës, vlerave kombëtare dhe
identitetit shqiptar?
I gjithë programi tonë, në kejbëll dhe programet 24
orë ka për qëllim dhe mision që ti shërbejë komunitetit shqiptar për ruajtjen,
forcimin dhe trashëgiminë të vlerave tona kombëtare, si gjuhën, artin, kulturën,
traditat, etj, veçanërisht këto tek brezat e rinj dhe sidomos tek fëmijët të
cilët janë vazhdimësia e kombit tonë.
Programet për fëmijë i kemi transmetuar që ditën e
parë që kemi filluar transmetimet tona. Ditën e hënë, të mërkurë dhe të shtunë
kemi program për fëmijë. Ka programe televizive që vazhdojnë me javë ose me muaj
si filma, përralla, emisione për probleme të ndryshme. Kemi tre vjet që ne
transmetojmë për nëntë muaj rresht mësimin e gjuhës shqipe për fëmijë nëpërmjet
televizionit etj. Shpesh bëjmë emisione në TV që nxisim dhe suportojmë familjet,
prindërit të cilët janë të parët që janë të interesuar që fëmijët e tyre të
mësojnë gjuhën, traditën dhe të trashëgojnë vlerat dhe identitetin tona
kombëtar.
Si themelues i këtij
Institucioni por edhe si shqiptar; A e shihni rolin e tij efikas jo vetëm në
anën komerciale të tij por edhe atë të integrimit të kulturës shqiptare në
Amerikë?
Mediat në përgjithësi në botë nuk janë biznes dhe
aq më tepër televizionet. Thonë se media është fuqia e katërt në pushtet dhe kjo
është e vërtet, por fuqinë media nuk e merr nga ekonomia. Pushteti mediatik
vjen, si një fuqi mistike që kur ndeshet me karakterin dhe botëkuptimin e
brendshëm njerëzor merr fuqinë “atomike“ e krijuar nga njeriu si domosdoshmëri
për shoqërinë njerëzore. ALBTVUSA është një televizor i hapur në emigracion e
për rrjedhojë që në fillim ka kufizimet dhe vështirësitë e veta pasi komuniteti
shqiptar është i shpërndarë në të gjithë shtetet e Amerikës, kështu që fuqia e
tij nuk është e madhe veçanërisht kur flasim për median dhe suportin e saj.
Globalizmi si një fenomen i ri ju ka dhënë mundësi të mëdha njerëzve që të
rrojnë me ngrohtësi shpirtërore edhe pa televizorët. Duhet të kuptojmë se
ALBTVUSA së bashku me televizionet e tjerë në emigracion janë nisma dhe
vazhdimësi 100% investim intelektual e shoqëror në shërbim të botës shqiptare,
që nuk kanë lidhje aspak me fitime ekonomike. Ja p.sh një milioner në Detroit
megjithëse me ndihmonte ndonjëherë, rrinte e rrinte e më pyeste po a fiton
dollar ti Gani?! Ja shpjegoja dhe kur ishte me mua më besonte kur kishte
kontakte me njerëz të tjerë i ndryshonte mendja nuk besonte megjithë se ne
rronim me ndihma. Prapë se prapë nuk besonte se ne shqiptarët e ardhur mbas
viteve ‘90-të investonim për çështjen kombëtare. Për të justifikuar në opinion
hapjen e televizionit të tij para bashkatdhetarëve shfrytëzoi një ngjarje të
ndodhur në Michigan në Mars 2010 e hapi dhe filloi luftën kundra televizionit
tonë. Bleu aparatura moderne, disa punëtorë i solli që nga Shqipëria, fliste e
propagandonte me të madhe se ai me atë televizion do të shpëtonte shqiptarët.
Krijonte incidente në aktivitete të ndryshme me punëtorët e televizionit tonë
etj, veprime të pa moralshme aspak qytetare. Çfarë ndodhi, milioneri i
Michiganit, jo vetëm që nuk fitoi, por humbi edhe 400-500 mijë dollarë së bashku
me to edhe ”lavdinë” e tij. Troç, komuniteti shqiptar në Amerikë, në vendlindje
e kudo që jetojnë duhet të respektojnë kontributin e të gjithë televizioneve
shqiptare, që janë si ALBTVUSA, pasi këto institucione mediatike janë ngritur
dhe mbahen nga puna dhe kontributi në radhë të parë i familjeve tona si dhe nga
biznesmenët e komunitetit shqiptar në emigracion. Përsa i përket efektivitetit
të integrimit të kulturës shqiptare në botën amerikane mendoj se komentet janë
të tepërta, ndiqni programet tona dhe konkluzionin do ta nxirrni
vetë.
Dua të theksoj se ne si televizion duke u
mbështetur nga bashkatdhetarët kemi fituar fizionominë sociale, pra jemi shumë
afër halleve, problemeve dhe ngjarjeve të komunitetit. Para 4 Vjetësh ALBTVUSA
mblodhi në komunitetin e Michiganit $ 50.000.00, për një djalë nga Hudënishti i
Pogradecit Olgert Lena dhe ja çuam familjes për kurimin e tij. Shërbime të tilla
nëpërmjet lajmërimeve të televizionit tonë deri tani janë mbledhur në
komunitetin e Michiganit $ 320. 000. 00. Njoftimet për raste bamirësie apo
ndihmash ne i transmetojmë falas. Të gjitha rastet e lajmërimeve mortore i kemi
transmetuar falas. Shoqatave të ndryshme, individëve krijues në komunitet ju
kemi shërbyer falas. Kemi marrë iniciativën dhe kemi mbledhur ndihma për raste
të ndryshme fatkeqësish në vendlindje apo këtu në komunitet etj. Këto raste e të
tjera përcaktojnë fizionominë sociale, bamirës të ALBTVUSA.