Përfaqësuesja e Kosovës ka bërë publike listen zyrtare për dy ndeshjet e qershorit.
Skuadra e Bernard Challandes do luajë dy ndeshjet e radhës për kualifikueset Euro 2020, ndaj Malit të Zi më 7 qershor në Podgoricë, si dhe ndaj Bullgarisë më 10 qershor në Sofje.
Në listën zyrtare ka pasur befasi me dy emra të rinj. Ibrahim Dresheviq dhe Yildrim Brahimaj janë dy lojtarët që janë grumbulluar për herë të parë me ‘Dardanët’, shkruan lajmi.net.
Ibrahim Dresheviq, i cili aktualisht luan te Heerenveen në Holandë, është futbollisti i dytë shqiptar nga Mali i Zi që do ta vesh fanellën e Kosovës e që është me prejardhje nga Tuzi.
Portieri Arijanet Muric ishte i pari shqiptar nga Mali i Zi që veshi fanellën e Kosovës, i cili është me prejardhje nga Rozhaja.
Ndryshe, Ibrahim Dresheviq luan në pozitën e qendrëmbrojtësit. /Lajmi.net/