Nga Beqir SINA – Staten Island NYC
STATEN ISLAND, N.Y.C.( INA 29 Mars 2019) – Shkolla e Mesme “New Drop” në ishullin njujorkez Staten Island në Nju Jork, të premten në mbrëmje mbajti Festivalin e 3 Ndërkombëtar të Shkollës së Mesme . Rreth, një mijë spektator (mësimdhënës, kordinator, prindër, fëmijë dhe nxënës të kësaj shkolle,) për më shumë se dy orë ndoqën nga skena e festivalit – shumëllojshmërinë multi-kulturore këtë fundjavë, të një festivali ndërkombëtar, që nderoi frymën multikulturore të të gjitha komuniteteve, në qytetin Staten Island NY.
Festivali, i cili kishte vitin e 3të të tij, dhe, është padyshim aktiviteti më i madh kulturor i kësaj shkolle, ku më shumë se 200 studentë të kësaj shkolle, dolën në skënenë e festivalit, të veshur me kostume me të gjitha ngjyrat e bukura të kostumeve folklorike të vendeve të tyre, duke , kënduar, vallëzuar dhe interpretuar meloditë popullore, për të promovuar trashëgiminë e tyre.
Duke përshëndetur dhe hapur këtë festival, Drejtorja e Shkollës së Mesme “New Dorp – High School”, Principal Deirde Deangelis, tregojë se sa krenar janë këta fëmijë për të trashëgimnë e tyre, të cilët tha ajo vijnë nga cdo skaj i botës : “Disa grupe të këtyre studentëve fillojnë të planifikojnë dhe mezi presin që të vijë festivali dhe të luajnë vallet e tyre në këtë skenë. Ata vet me prinderit e tyre kujdesen aq shumë për kulturën, dhe traditën e tyre, duke treguar një krenari dhe dashuri të madhe, për kete vend SHBA, dhe per vendin e tyre”, tha Deangelis.
Duke folur për festivalin e tretë, ajo tha se “Edhe këtë vit, kemi mbi 20 grupe që luajnë dhe përfaqësojnë mbi 20 kultura kryq e tërthor globit. Ku secili prej tyre janë shumë të ngazëllyer për të ndarë, me ne në këtë festival ate kulturën e tyre përmes performancës së tyre, ” ndersa shtoi se : “Unë jam shumë e nderuar dhe krenare me ju të gjithë, t’ju uroj mirëseardhjen të gjithëve sot në këtë festival ndërkombëtar. Faleminderit të gjithë ju prindërve dhe nxënësve që erdhët këtë pasdite të tillë, për të festuar së bashku trashegmnin multi-kulturore”, tha Deangelis.
Ndërsa, një faleminderim të vecantë ajo ua adresojë të gjithëve atyre që bëjnë të mundur këtë festival kaq të bukur : “Falë gjithë atyre që e bënë të mundur këtë, festival multi kulturor, studentët, këshilltarët e grupeve dhe mësuesit dhe sidomos koordinatorit të aktiviteteve kulturore studentore në këtë shkollë, jo vetëm ky festival por edhe këto aktivitete kulturore nuk mund të ndodhin”, tha drejtorja e Shkollës së Mesme “New Dorp – High School”, Principal Deirde Deangelis, duke u uruar sukses të gjithë grupeve pjesëmarrëse.
“Së bashku ne mund të festojmë kulturën tonë multi-kulturore dhe të mësojmë shume nga njëri-tjetri. Kjo nuk është vetëm për të festuar rrënjët ketyre femijeve, por edhe për pjesëmarrje në kulturat e njëri-tjetrit. Dhe, kjo është ajo që na bën ne te gjithve ne kete vend një komb të mahnitshëm” , tha kordinatorja e këtij festivali, per gazeten tone, duke vënë në dukje se “një ngjarje si kjo ndihmon shoqërinë të festojë idealin e “respektit për të gjithë”.
“Misioni i shkollës së mesme “ New Dorp – High School” , është të zhvillojë nxënës të angazhuar, me mendje të hapur dhe reflektuese, të cilët marrin përgjegjësinë për mësimin e tyre dhe vlerësojnë diversitetin e komunitetit tonë, gjuhesor e kulturor”, tha ajo.
Almira Duka, mësimdhënëse e kësaj shkolle së bashku me Suada Halilin, të cilat janë edhe këshilltare të grupit të vallëzimit për klubin shqiptar në këtë shkollë të mesme, vuri në dukje:
“Unë kam qenë këshilltare së bashku me Suadën për tre vjet, dhe për çdo vejt kemi dalë me koreografi të re, ku vallet tona, janë të gjitha të mahnitshme, dhe nga te gjitha travat, dhe, kemi ardhur duke e rritur numerin e nxenesve pjesemarres, duke pare se edhe interesimi i tyre ka qene i madh”, tha ajo.
Dy kordinatoret, të cilat janë edhe mësimdhënëse në Shkollën e Mesme “New Dorp High Schooll” në Staten Isalnd NYC, Suada nga Ulqini, dhe Almira, nga Dibra e Madhe dhe Burreli, thanë se ky është viti i tretë, që ato organizojnë me fëmijët shqiptarë të kësaj shkolle një grup vallëtarësh kaq të madh me 30 nxënës (Edona Avdiu, Lea Chebaro, Anda Gjenashaj, Anika Gjeshbitraj, Kejsi Gjoka,Bleona Imerovska,Aleksia Karaj,Dora Kastrati,Lea Kazazi,Melisa Orahovac ,Dorentina Perasevic,Kujtesa Rugova,Antiana Fida,Gentiana Shaba,Diana Shatku,Cindy Subasic,Leona Veliu,Largim Aliu,Medin Demirovic,Jasin Djokovic,Jasmin Kanacevic,Shkmbim Kosovrasti,Ilir Marskashi,Erblin Marke,Donat Perasevic,Afrim Tutovic,Egzon Sela,Rian Subasic), vajza dhe djem të Shkollës së Mesme “New Dorp High School”, në ishullin Staten Island në Nju Jork, një shkollë kjo e njohur ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh, nga Shqipëria, Kosova, dhe viset shqiptare.
“Veshjet popullore, i kemi siguruar vet, me ndihmën e prindërve të këtyre fëmijëve shqiptar mblodhëm cohën dhe i qepëm e i qëndisëm me makina qepëse, nëpër shtëpia. E nisëm si një “fushat” të vogël nga brenda shkolles, duke pyetur pothuajse çdo nxënës shqiptar, të kësaj shkolle, “se a kishin dëshirë të kërcenin shqip – dhe me veshje popullore shqiptare?”, në mënyrë të pabesueshme dhë me një gëzim të madh e pritën te gjithe këta fëmijë, kerkesen tone, duke na u bashkuar një zëri – dhe me shumë krenari, t’i thonë vetes “Shqipe”, pohuanë Almira me Suadën.
Kurse, Marko Kepi, i cili udhëheq organizatën “Rrënjët Shqiptare” në Nju Jork, dhe ishte i ftuar nderi në këtë festival së bashku me Leonard Balën, thanë se ata mbetën të mahnitur me shfaqjen e grupit të fëmijëve shqiptar në këtë festival ndërkombëtar në Staten Island – Nju Jork.
“ Jo vetëm se ne jemi shqiptar – por se fëmijët shqiptar me kostumet popullore, vallet e luajtura në skenën e festivalit “Vallja e Rugovës”, “Vallja e Tiranës” dhe “Vallja Tropojës”, na mahnitën të gjithëve. Aqsa entusiazmi i rreth nji mijë spektatorve – mbrriti kulmin – kur të gjithë u ngritën në këmbë dhe duartrokitën gjatë, grupin më të madh të vallëtarëve që ishin fëmijët shqiptar”, thanë ata, duke folur per gazeten tone.
Ndërkohë, Kepi, dha edhe një vlerësim për këto shfaqje të fëmijëve shqiptar në Amerikë, ku fëmijët tanë, sipas tij janë bërë si “ambasadorët” e traditës, kulturës, dhe artitit shqiptar, kudo nëpër festivale, koncerte, dhe shfaqje të tjera, duke na treguar një krenari dhe dashuri të madhe për Shqipërinë, Kosovën dhe vend-banimet shqiptare, në Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, dhe Çamëri.
“Këta fëmijë janë krenaria jonë, janë ambasadorët e vërtet të kombit shqiptar në diasporë, janë ata që kudo që japin koncerte, apo marrin pjesë në festivale, na e rrisin krenarinë tonë shqiptare, dhe, mendojë e ju bëjë thirrje të gjithë fëmijëve shqiptar në diasporë, kudo që janë të bëjnë sa më shumë koncerte të tilla, për të treguar sa më shumë artin, traditën, kulturën, këngën e vallen e bukur shqiptare, edhe këtu në Amerikë”, tha kreu i organizatës “Rrënjët Shqiptare” Marko Kepi, duke i ftuar të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në Paradën Shqiptare e cila mbahet për çdo vjet në qershor, në zemër të qytetit të Nju Jorkut – Manhattan, edhe këtë vit i është dedikuar përsëri Çamërisë”.