Nga Haxhi Zeneli

Banorët e trevës së Anës Malit,të cilët shekuj më parë kishin ndarë fatin me vëllezërit e tyre përtej Lumit Buna,gjegjësisht me pjesën tjetër të Anës së Malit të rrethit të Shkodres brënda kufirit të Shqipëris,por që për fatin e keq të tyre në vitin 1880 u bë ndarëja e tyre e pa drejtë.

Dhe që nga ajo ditë treva e Anës Malit që i takon komunës së Ulqinit,në Mal të Zi,ka qenë vazhdimisht e rrezikuar nga asimilimi total,që ushtronin serbo/malazezët ndaj tyre.Është për tu habitur se si mbijetuan këto banor!.Më kujtohët një rast,kurë muzicienti i mirënjohur shkodran,Luan Borova i cili nuk jeton më,më thoshte gjersa po punonim një projekt muzikor së bashku,i cili habitej nga fakti duke thënë:”se si ka mundësi që keni ruajtur kaqë mirë këto këngë?,ndërsa ne në Shqipëri kemi menduar se ju jeni sllavizuar”,se edhe pjesa tjetër e Anës Malit” (që është brënda kufirit të Shqipëri),shpjegonte Luani,se edhe ata gjithmon na kanë ruajtur këngën shkodrane,bile më tepër se vetë qyteti i Shkodrës”.

Pra nga kjo nxjerrim këte se:anamalësit e donin artin popullor,kishin shpirtin artdashës,mund të themi se një meritë e pamohueshme në ruajtjen e identitetit kombëtar,i takon edhe artit folklorik,që banorët e kësajë treve e kanë dashur dhe kultivuar pa ndërprerëje me një fanatizëm të madh.Përfundimisht mund të themi se folklori i këngës popullore,u bë një pengesë kryesore e asimilimit të banorëve të kësajë treve.Çka do të thotë se: një popull i cili rrespekton dhe nuk e harron artin e ti,ai popull në asnjë kohë nuk e humb identitetin kombëtar,përkundrazi ai vazhdon të mbijetoj,pa marrë prarasysh se sa presion asimilues ushtrohët mbi atë.

Këtë mund ta vrejmë edhe në ditët tona,ku edhe sot anamalësit e ruajnë me një besnikëri këtë thesar të ç’muar që kanë trashëguar në breza,ku me këngët e tyre të cilat kanë lindur nga mendja e këti populli,për ti kënduar heronjëve legjendar dhe ngjarjeve të ndryshëme familjare,siç ishin për shembull:këngët e bajlozave që vinin nga deti për ti okupuar,kënga për Aga Ymerin,kënga e Rexhos Ulqinak,kënga e Haxhi Alis,Kënga për Dyl Mehmetin,kënga për Haxhi Lulen,këngët e sundimit Osman,këngët e L.N.Ç,këngët e gyrbetit e shumë këngë të tjera,që ende vazhdimisht i rikujton rrapsodi i këtyre trevave.

Këto troje të lënura pas dore,pa asnjë investim të shtetit,ky vend që nëntoka mban sekretin e legjendave homerike,kanë qenë dhe mbetën shembull se si të ruhën vlerat foklorike të një kombi i cili ishte me shekuj nën sundimin e të huajëve,ku ende po i ruajnë edhe sot me kujdes që mos të shkrihen.

Pra sot mund të mburremi me banorët e këtyre trevave,të cilët në kohët më të vështira,kanë përcjellur dhe vazhdojnë të përcjellin trashigimin e artit popullore brez pas brezi.Edhe pse nga pushtetmbajtësit nuk u bë asgjë për ti mbrojtur këto vlera të lashta folklorike,ashtu siç bëhet në shtetet e civilizuera,megjithate populli përsëri gjeti udhët që ta përcjelli deri në ditët tona.

Aktivitetet të ndryshëme për tu ruajtur kultura e këtyre trevave autoktone të banuara plotësisht me shqiptar,herë pas here janë penguar dhe kërcënuar nga pushtetmbajtësit,me burgosje,fyerje e presione të tjera nënçmuese.

Popuulli i këtyre trevave,gjegjësisht anamalësit,qëndruan stoikisht nëpër valët e fortunave të kohërave.Ata dëshmuan me mençuri se nuk asimilohën lehtë.Ata janë krenar se kushë janë dhe nga vinë.Janë pa komplekse-iferioriteti,ndaj atyre që u munduan ti nënshtronin,apo asimilonin.

Anamalësit rrespektonin rregullat ligjore ku ata jetonin,por në mendjet dhe zemrat e tyre,asnjëherë nuk i ndryshonin apo mohonin vlerat ndaj kombit të tyre.

Ata i ruanin dhe i trashigonin tek pasardhësit e tyre,me një pasion dhe besnikëri të veçant.Nënat anamalëse,në arkat e nusris së tyre,ruanin vlerat e veshjeve kombëtare për bijat e tyre në ditët e martesës.

Anamalasit duke qenë artdashës të folklorit dhe veshjeve të tyre tradicionale,ata tubohëshin së bashku në tubime të ndryshme,qofshin familjare apo shoqërore,dhe aty lindën idet e para të organizimit shoqëror.Dhe me ndihmën e atyre që adhuronin këto vlera,lindën edhe  shoqërit e para kulturore artistike,që nga viti 1968,formohët Shoqëria Kulturore Artistike”Buna”,e cila tubojë rreth vehtës artdashësit e këngës popullore vite me radhë,ku jo vetëm që dha shembull se si të ruhën traditat e këtyre trojeve,por me punën e tyre të suksesëshëme,inspiruan  edhe artedashësit të tjerë vendas vite me rradh që të angazhohën edhe shoqëri të tjera në ruajtjen e vlerave tradicionale.Andaj na jep të kuptojmë se dashuria e anamalsëve për artin popullor nuk po shuhët,por ajo po vazhdon të përcillët  brez pas brezi.Bekuar qofshin të gjithë ata që mundohën të mbajnë gjallë artin folklorik të këtyre trevave,sepse me ruajtjen e këtyre vlerave,ata ruajnë identitetiti kombëtar.

21/02/2019

By admini