Në një emesion në rtcg në lidhje me zgjedhjet e 3 marsit që do mbahen në Tuz u paraqitën përfaqësuesit e subjekteve që do garojnë në ato zgjedhje.

Debatin e munguar në emisione të tilla, përfaqësuesi i DPS-it fliste tërë kohën në gjuhën malazeze dhe shmangej nga replikat dhe pyetjet, u munduan ta kompensojnë Kolë Lulgjuraj nga SNP dhe Nik Gjeloshaj nga Forumi shqiptar.

Në pyetjen e Lulgjurajt në drejtim të Gjëloshajt nëse do bëjnë koalicion me DPS nëse nuk do të kenë shumicën pas këtyre zgjedhjeve, Gjeloshaj u deklarua qartë. Sipas tij, Forumi shqiptar i partive shqiptare nuk do të bëjnë koalicion me DPS-in dhe se subjektet shqiptare do të fitojnë shumicën.

By admini