Mësuesi i mirënjohur MANUSH KASNECI

Nga Rexhep Lleshi

Njeriu i rriturdhe i shkolluar, ta njohë mirë një veprimtari dhe popullin me të cilin jeton nëafërsi, është e kuptuar, normale dhe e besuar. Por, ti duaj dhe ti përfillëato, veprimtarinë e vetë dhe mjedisin e punës, ende pa nuhatur e shijuar mirëjetën dhe rrjedhën e saj, vërtetë është dhuratë e çmuar dhe mrekulli e rrallëqë posedon ai njeri. I tillë dhe me ato cilësi, ishte i pajisur edhe veterani iarsimit, mësuesi i mirënjohur, Manush Shaban Kasneci.  

U lind më 12. dhjetor 1928, në familjen e ndershme dhe bujare Kasneci, në Brajshë, Ana e Malit, komuna e Katërkollës. Aty kaloi fëmijërinë dhe ditët e para të rinisë. Ishte fëmi shumë i zgjuar e punëtor, i shkathtë dhe i mbarë. Shkollën fillore katër klasëshe, me ndërprerje e vijon në Katërkollë. Klasën e I, II e III mëson në shkollën e mbretërisë Jugosllave, te mësuesit Jullka dhe Andrija Uskokoviq, e ma vonë, në Jugosllavinë e re, klasën e IV, e kryen te Junuz Divani. Klasët V-VII i kryen në shkollën fillore shtatëvjeçare në Tuz.

Ende pa arritur moshën madhore, por i mbushur plot atdhedashuri dhe dëshirë për liri të vendit, në vitin 1944 rreshtohet luftëtar i Luftës Nacional çlirimtare në Brigadën e X Malazeze dhe mbetën pjesëtarë i saj deri në shpalljen e lirisë, Nëntor 1945. 

          Me nxjerrjen e një fitoreje, menjëherë pas çlirimit të vendit, si aktivist i dënjë, Manushi hyri në rradhën e një beteje tjetër, asaj për arsimimin e të rinjve dhe zhdukjen e analfabetizmit të të rriturive në vend. Në kuadrin e përgatitjeve të para arsimore në rrethana të reja pushtetare merr pjesë në kursin veror pedagogjik për mësim në gjuhën shqipe, mbajtur në gusht  1946, nën patronatin e Pushtetit popullor në Ulqin. Atë kurs, për zhvillimin e mësimit dhe udhëheqjen e shkollës, në ligjërimin dhe udhëzimet e Hasan Vokshit nga Prishtina, e kryen me sukses. 

          Pasi mbaron kursin, në vitin shkollor 1946/47 caktohet mësues i përkohëshëm fillestar në shkollën fillore popullore në Ambull, (pararoja e shkollës në Shtodër). Si shumë  të rinjë të tjerë edhe ky ishte mësues vendas vullnetarë, ku një vit punon pa pagesë. Aty shërben dy vite shkollore e pastaj pasojnë transferimet e mësuesit në shkollat e fshatrave të ndryshme, deri në më të largëtat. Prej aty kalon e punon në shkollat fillore popullore në Muriq-Krajë e Kravar. Në thirrje të Armatës popullore Jugosllave kryen shërbimin ushtarak. Deri sa mësonte të tjerët, me qëllim prefeksionimi profesional të mësuesit, në kohë të pushimeve vijon këshillime, seminare e kurse pedagogjike në qendra të ndryshme arsimore. Ashtu arrin të vijoi e kryej shkollën e mesme të mësusisë në Shkup dhe fitoi titullin mësues i kualifikuar. Punën e mësuesit e vazhdon në shkollat fillore popullore në Katërkollë, Krythë, Millë e Megjureç. Nga viti shkollor 1962, me transformimin e shkollave fillore në Anë të Malit në një shkollë fillore përmbledhëse tetëklasëshe, Manushi bahet mësues i Shkollës fillore ”Bedri Elezaga” Vlladimir – Katërkollë, komuna Ulqin, me vend pune në Paralelen e ndarë në Millë. Aty punon më së shumti dhe e përfundon karrierën e punës pedagogjike në vitin 1973. Po atë vit shkon në pension të merituar të cilin e gëzon edhe sot.

          Në misionin fisnik dhe detyrën e mësuesit kurdoherë shfaqi entuziazmin e madh në zbatimin e parimeve pedagogjike dhe arrijtjen e suksesit të dukshëm me nxënës. Punën e vet arsimore e zgjeroi edhe me mbajtjen e kurseve të mësimit shkrim-leximit me të rritur. Nga klasa I-IV mësoi e edukoi dhe përcolli shumë gjenerata nxënësish. Ndër to, edhe vogëlsinë time.

          Manushi ishte mësuesi im i parë, i cili në orën e parë na dhuroi Abetaren, fletoren dhe lapsin e parë. Aty na dha udhëzimet e para dhe na uroi jetë të mbarë. Kështu e mbaj në mend unë mësuesin tim të rrallë. 

          Mësues Manushi ishte i kulturuar, i afërt e i dashur me kolegët e punës dhe njerëzit e mjedisit. Si njeri i arsimuar posedonte ide përparimtare dhe kurdoherë e kudo printe në zbatimin e tyre. Ishte punëtor i denjë shoqëroro-politik dhe aktivist i gjallë në jetën e përditshme. Ishte model mësuesi, intelektuali e qytetari dhe si të tillë me respekt e kurdoherë e kujtojnë nxënësit, të cilët ai i mësoi dhe njerëzit me të cilët bashkëpunoi. 

Manush Kasneciështë prind i dy djemëve e tri vajzave dhe shumë mbesave e nipërve. Jeton nëqarkun familjar në Ulqin. Me kënaqësi tʹi urojmëmësuesit tonë jetë e shëndet, në ditët e qeta të moshës së vetë.

By admini