
Nga Beqir SINA – Staten Island NYC
Zyrtarët e NYPD dhe qindra policë në uniform, pjestar te komunitetit përshëndeten kolegun e plagosur kur ai u largua sot nga spitali ne Staten Isalnd duke e nderuar ate si një heroSTATEN ISLAND NYC : Amir Pali pjestar i uniformave blu doli nga spitali sot- duke u nderuar si një hero nga pjestar te komunitetit, kolegët dhe zyrtart e NYPD , i veshur me një xhakavento blu të policis – që mbante në shpinë një stampën të madhe me inicialet NYPD – dhe në kokë mbante një kapë me stampën e vulës së Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, flamurin shqiptar dhe atë amerikan.Gjate ketyre diteve mbare komuniteti Shqiptar dhe punonjësit shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit, nga Shoqata Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, kryetari i saj Ylli Dauti – u lutën cdo dite për shëndetin e policit Shqiptar pjestar i unifirmave blu të policisë së Nju Jorkut, i cili u plagose rende te dielen ne mbremje(9 dhjetor) nga nje plumb qe goditi ate ne trup.
Polici i uniformave blu te Nju Jorkut, Amir Paljevic, (Amir Pali) i plagosur por jashte rrezikut per jeten mori një përshëndetje të heroit nga qindra kolegë pasi u doli nga Spitali i “Staten Island Hospital” sot të martën pasdite.
Amir Pali, i plagosur ne anen e djathtë pershendeste turmen e njereze ne te dy krahet e trotuarit te spitalit me dorën majtë, teksa ata brohorisnin dhe duartrokistin jashtë spitalit.
Pali, 26 vjeç, u shoqerua nga bashkëshortja e tij , prindërit e tij dhe punonjësit mjekësorë me bluzat të bardha, të cilët gjithashtu u perfshin ne kete gezim, dhe shtynin atë përgjatë trotuarit deri te parkingu me nje karrige me rrota, ndërsa banda frymore e NYPD luajti pjesen “Scotland The Brave”.
Pali simbas raportit te policise njujorkeze thuhet se u qëllua aksidentalisht gjatë një konfrontimi vdekjeprurës me një pijanec që kishte qëndruar jashtë shtëpisë së tij në Staten Island dhe duke bërtitur të shtunën në mbrëmje, duke kerkuar ndihmen e policise ne numerin e saj 9/11.
Faustino Dioso, 50 vjeç, u qëllua per vdekje kur ai hyri ne shtepi dhe doli me nje arme gjysme automatike, duke përdorur një machete me një teh 14 inç pasi thirri: “Ikni! Më lini mua! “, sipas zyrtarëve te policise dhe një fqinji që dëshmoi incidentin.
Pali dhe partneri Salvatore Balisteri, kanë qëlluar gjashtë her ndaj 50 vjecarit Dioso, por ende eshte e paqartë nëse plumbi që goditi Palin u doli nga arma e kolegut te tij Balisteri ose ishte një goditje e fortë nga arma e te vrarit thote policia, duke shtuar se laboratori i kriminalistikes do ta percaktoi.
Amir
Pali eshte një polic i Departamentit te Policise se New Yorkut – NYPD, me
prejardhje shqiptare, dhe është plagosur në stomak të dielën mbrëma ne oren
10;30.
Ai
është dërguar menjëherë në spital në gjendje serioz por të qëndrueshme, dhe
jashterrezikut per jeten.
Policia
është duke hetuar rastin se nëse plumbi që goditi policin shqiptar ishte nga
shoku i tij, polic gjithashtu. Deri më tani po dyshohet se plagosja e Amir Palit
ka qenë e paqëllimtë.
Sipas
raportimeve nga mediat amerikane e gjithë ngjarja është e incizuar nga kamera që
kishte në trup polici shqiptar.
Amiri
dhe shoku i tij polic ishin në ndjekje të një personi të dyshuar. Nga
raportimet e mediave, në incizime shihet i dyshuari duke bërtitur “Më goditni”.
“Po
dridhem! Ende nuk po më besohet!”, u shprehë një banore e lagjes.