Nga Valon Jashari, Master i Historisë

E drejta për të kërkuar bashkim me Kosovën është një e drejtë legjitime dhe e pa mohueshme e popullatës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Këtë padrejtësi historike dhe me të gjitha karakteristikat e një administrimi të dhunshëm kolonial që u ushtrua mbi këtë popullatë, edhe sot e kësaj ditë me të njëjtën gjendje po e përjeton, kjo popullatë vazhdon të kërkoj lirinë e saj të mohuar me shekuj. Ruajtja e kësaj status qua në Preshevë, Bujanocit dhe Medvegjës është e papranueshme, pasi që ajo popullatë po përballet me format dhe elemente të një gjenocidi të pastër mbi atë popullatë nga ana e shtetit serb, i cili pretendon të hyjë në Evropë. Shteti serb jo rastësisht kohëve të fundit ka shtuar dhunën dhe format e ndryshme të imponimit që ajo popullatë të shpërngulet dhe sidomos tani kur po flitet edhe për çështjen shqiptare të kësaj pjese, dëshiron që të i’a arrij qëllimeve para se ajo të hyj në BE. Një politik e tillë, e shtypjes ndaj popullatës shqiptare dhe një fushat e propagandës dhe linçimit të disa projekteve kinse do të ndahen këto komuna përgjysmë në një të ardhme të afërt, tek popullata shqiptare ka mbjell frikën dhe pasigurinë. Gjithsesi kësaj fushate i’a ka bashkangjitur edhe me shtimin  forcave policore dhe ushtarake mbi këto vendbanime duke u ekspozuar thuajse çdo ditë në forma të ndryshme dhe e ka bërë këtë pjesë si një poligon ushtarak për manovra ushtarak. Jo më pak edhe mediet në Beograd po e ndjekin këtë ritëm të fushatës serbe antishqiptare.

Politikanët e Kosovës duhet kuptuar në mënyrë të drejt dhe qartë se mjaft ishte çështja e  Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, peng i proceseve të Kosovës, ne e duam lirin sikur ju që e dëshironi ju, në Kosovë dhe populli i Kosovës, dhe çdo popull evropian. Imponimi i të qëndruarit nën robërinë serbe është e barabartë sikur të mbështetësh krimin nga ai që kryen. Çështjes së Preshevës, nuk i pengon fakti se: a qëndron PDK-ja, AAK-ja, LDK-ja VV-ja në këtë proces për të shtyrë përpara çështjen e tyre legjitime politike, por është esenciale që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt dhe drejt ashtu siç e kërkon popullata shumicë e këtyre komunave shqiptare. Marrja e “Legjitimitetit Patriotik” se kush do të fitoj atributet e heroit të kombit për të zgjidh këtë çështje esenciale, nuk mund të ketë emër të përveçëm pasi që  kësaj kauze i nevojitet unitet politike si lokal në Preshevë, Bujanoc ashtu edhe në Prishtinë dhe Tiranë. Duhet kuptuar se ne mbajmë përgjegjësin së paku morale e historike, para brezave të ardhshëm se po i’a trashëgojmë një të ardhme të pa sigurt.

Politikan, deputet, akademik, shoqëria civile dhe ekspert shqiptarë dhe të huaj që deklarohen për mos bashkëngjitjen e  Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën, janë në shërbim të politikave dhe qëllimeve sllavo-ruse, për më tepër nuk janë njohës të mirë të rrethanave aktuale gjeopolitike. Se vetëm në këtë formë duke shtyre çështjen e Preshevës nga një kohë në një kohë tjetër po i japim rast shtetit serb të realizoj qëllimet e saja për të kryer spastrim etnik mbi këtë popullatë.

Shtrimi i çështjes së Luginës së Preshevës në Bruksel nuk ka pse të e frikëson opozitën apo një edhe pjesë të pozitës e Shoqërinë Civile pasi që kjo nuk do të nënkupton shkëmbim territoresh, por zgjidhje e problemit të Luginës së Preshevës. Pasi që marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në Parlament të Kosovës dhe rrjedhimisht parlamenti vendos çështjen e kufijve të Kosovës, Pro ose Contra ndryshimit të kufijve të Kosovës. Dhe fundja edhe nëse nuk do të arrihet që Lugina të bashkohet me Kosovën e rëndësishme do të jetë se do të faktorizohej çështja e Luginës në arenën ndërkombëtare dhe të të drejtave të shqiptareve atje.

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja assesi nuk duhet kërkuar reciprocitet me serbët e Kosovës, por duhet me këmbëngulje të kërkuar me mjete demokratike që në përputhje me konventat ndërkombëtare, duke u mbështetur në Referendumin e 1-2 marsit të vitit 1992, si dhe luftën e armatosur të UÇPMB-së si dhe të Deklaratave të më vonshme politike që janë prodhuar nga institucionet lokale politike shqiptare, dhe rastin duhet dërguar deri në Gjykatat Ndërkombëtare për shkëputje e saj nga Serbia dhe bashkëngjitjen me Kosovën duke u mbështetur në konventat ndërkombëtare për të drejta dhe liritë e njeriut.

Reciprociteti është një zgjidhje e përkohshme e problemit politik dhe që nuk do të garantonte që në një të ardhme të afërt kjo popullatë të mos e kërkonte zgjidhjen definitive të statusit të saj politik. Për më tepër reciprociteti në këto rrethana nuk është i zbatueshëm për shumë arsye. Në rend të para të drejtat e serbëve në Kosovë nuk janë më shumë meritë e institucioneve vendore shqiptare të Kosovës që kanë i bërë diskriminim pozitiv por janë si pasoj e mekanizmave ndërkombëtare si dhe imponimit të Beogradit. Një gjë të tillë shqiptarët e Kosovës Lindore vështirë se do të mund të arrinin pasi që minoriteti serb në Kosovë  është kategori Kushtetues, dhe në kuadër të qeverisjes lokale ka shumë kompetenca të parapara me ligj, gjë që shteti serb për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën as që do të bënte të mundur të diskutonte për këtë çështje, duke marrë për bazë pozitën e Kosovës dhe mundësinë e saj për ti imponuar një gjë të tillë. Dhe mbi të gjitha çështja e reciprociteti shikuar edhe në të drejtën ndërkombëtare dhe nga e kaluara e popujve dhe shteteve të ndryshme vjen si pasoj kur dy shtetet janë me një pozitë të njëjtë politike në raport me forcat politike, ekonomike e ushtarake e ndërkombëtare, pastaj edhe nëse këta numra do të lëviznin në favor të njërës apo tjetrës palë vjen në shprehje atëherë kur niveli i demokracisë është shumë i zhvilluar dhe në emër të prosperitetit të popujve do të zbatohej kjo rregull. Gjithsesi nuk duhet përjashtuar edhe faktin se kjo e drejt për tu zbatuar, po që se palët nuk janë të barabartë atëherë me mekanizma ndërkombëtare do të zbatohej, po që se ato do të ishin në favor të njërës apo tjetrës palë. Shumë analistë e subjekte politike dhe ekspert të ndryshëm që deklarohen në emër të çështjes së reciprocitetit, ose nuk e njohin ende alfabetin e çështjes së të drejtës ndërkombëtare e të diplomacisë ose po dëshirojnë të fshehin çështjen e Preshevës në kuadër të kësaj çështje, pasi që për këtë çështje rreth dy dekada e kanë gojën plotë deklarata e nuk munden asgjë të vënë në praktik.

Historia na mëson se ndryshimi i kufijve nuk vendoset mbi dëshirën e kombeve të vogla siç është rasti të shteteve të Ballkanit, ato mund të arrihen vetëm me garanci ndërkombëtare.
Rasti i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duhet parë si rast i veçantë si popullatë autoktone me të drejta e tyre për shkëputje dhe bashkëngjitje me Kosovën dhe assesi nuk duhet tërhequr paralele me një komunitet artificial etnik që ka ardhur si kolon, siç është rasti i serbëve të veriut të Kosovës.

Popullata shqiptare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë pjesë përbërëse autoktone e trungut shqiptar gjatë periudhave të ndryshme historike, dhe ende sot e kësaj dite jetojnë me ndjenjën e tokave të pushtuara kurse popullata Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku janë kolon të ardhur me dhunë në trungun shqiptarë sidomos gjatë periudhës në mes të dy luftërave botërore dhe pas luftës së dytë botërore, ku pas çlirimit të Kosovës kjo pjesë e popullatës manipulohet nga Beogradi për qëllimet e saja politike.

Parimi i “mos ndryshimin e kufijve”, që ishte një slogan dhe parim që dy dekada së paku, që neve shqiptarëve na vriste mendjen kur e dëgjonim, pasi që asnjë kufi me ne shqiptarët nuk kemi vendosur ne, por mekanizmat relevant ndërkombëtar. Është për tu habitur fakti se heshtjen e institucioneve ndërkombëtare rreth  kësaj çështje mund të flitet edhe për një ripozicionim të gjeopolitikave rajonale. Zgjedhjet e ardhshme në Parlamentin Evropian që do të mbahen muajve të ardhshëm, gjithsesi duhet shikuar pozicionimin e forcave politike. Dhe do të shtrohej pyetja se a janë rrjedhat ndërkombëtare më shumë në favor tonin për ndryshim të kufijve apo të asaj serbe. Kur dihet se çështja shqiptare sidomos pas shtrirjes së islamizmit radikal-politik në trojet tona ka dhënë një njollë të zezë në arenën ndërkombëtare si dhe ngritja e djathtizmit në disa vende të BE-së, ka bërë që jo edhe aq rrethanat ndërkombëtare të jenë në favor tonin, sikurse më parë.

Cenimi i integritetit territorial të Kosovës është shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare dhe rrezik real i shpërthimit të luftërave të reja në Ballkan. Një gjë është e sigurt: nëse ndodh precedenti i ndryshimit të kufijve në Kosovë, ndarja e Maqedonisë dhe Bosnjës është e pashmangshme edhe nëse të dy palët janë dakord. Pasi askush nuk mund të garantonte se shqiptarët në Maqedoni të iu imponohej qëndrimi nën kuadër të kësaj Maqedonie artificiale, në emër të stabilitetit rajon. Të njëjtin rast do ta ndiqnin ata në Mal të Zi dhe Çamëri, dhe kur kësaj ia vëmë faktin se, thuajse të gjithë kufijtë të shteteve ballkanike janë vendosur padrejtësisht në faza të ndryshme të historisë dhe thuajse çdo shtet ballkanik ka probleme me komunitete pakicë në kufijtë e tyre, përjashtim Shqipëria dhe Kosova që edhe përkufizohen nga vetë shqiptarët.

Të gjitha tërheqjet e paraleleve mes Veriut të Kosovës dhe Kosovës Lindore, në këtë çështje po e dëmton çështjen shqiptare në Kosovë Lindore dhe po i jep tendenca komunitetit serbë në Veri të Kosovës për destabilizim, që të luaj me monedhën e njëjtë atë të shkëputjes-ndarjes territoriale, si dhe duke dashur që të faktorizojmë të drejtat e shqiptarëve në Kosovë Lindore po faktorizojmë pa dashje me këtë parim më shumë ato serbe në Veri të Kosovës si dhe po e dëmtojmë edhe politikën shqiptare në Prishtinë.

By admini