Të shtunën, Tuzi u shpallë komunë. Prej 27 vitesh shqiptarët e Tuzit kërkonin shpalljen e komunës së plotë, ndaj, për atë sot është një ditë historike. Aktivitetet në Tuz kanë nisur që të premten.
Edhe në Ulqin është përcjellur më të madhe kjo ngjarje pasi Komuna e Tuzit do të jetë komuna e dytë në Mal të Zi pas asaj të Ulqinit ku shqiptarët përbëjnë pjesen më të madhe të popullsisë.
Në rrjetët sociale kanë vërshuar urimet për banorët e Malësisë për këtë ngjarje të rëndësishme.
”Urime. Kënaqësia është e madhe kur dihet që keni pritur 27 vite. Për Tuzin u prit shumë vite kurse për Andrijevice, Petnjice dhe Guci ishte pritje minimale. Nesër a do të jetë e (pa)varur apo do të drejtohet prej së larti ashtu si dhe komuna e Ulqinit”, kështu uron qytetari S. Seferi në një koment të tij për këtë lajm të bukur.
”Urime eshte dashur te jete komune shume me heret”, kështu shkruan qytetari tjetër B. Gjoni.
Shumë ulqinakë në muret e tyre të rrjetëve sociale kanë uruar vëllezërit e tyre në Malësi për këtë ngjarje.