Shkruan: Esat Mehmeti

 

Debati ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit  dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berishës është i patolerueshëm, i dëmshëm dhe me pasoja tepër të mëdha. Askush me mendje të shëndoshë nuk e ka mirëpritur një debat të tillë.Thaçi me sulmet ndaj Berishës ishte, i pamatur, fyes dhe denigrues .

Dy  protogonistë shqiptarë, njëri nga Prishtina, e tjetri nga Tirana ; Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, në distancë, përmes rrjeteve sociale kanë shkëmbyen akuza  të forta ndaj njëri-tjetrit .

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka artikuluar akuza shumë të forta dhe një gjuhë aspak diplomatike ndaj ish-presidentit Berisha, pas qëndrimeve të këtij të fundit kundër ndarjes së Kosovës .

Dekleratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e mardhënieve ndërshtetërore, kanë provokuar reagime të forta në Prishtinë dhe Tiranë, më e dukshmja ishte përplasja e Thaçit me ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha. Ndërkohë, ditë më parë, në një takim me një delegacion nga Lugina e Preshevës, ish-kryeministri, Sali Berisha është shperhuar i zhgënjyer për mënyrën se si Tirana dhe Prishtina zyretare i trajtojnë problemet e mëdha politike në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Berisha u shpreh kundër idesë së Thaçit për korrigjim kufijsh me Serbinë, duke e cilësuar atë si  një ide serbe, ndërsa u ka kërkuar përfaqësuesve politik që mos të pranojnë siç thotë ai, si „Plaçkë tregu“ për shkëmbim territoresh .

Ndërkohë, i menjëhershëm dhe  pa u hamendur fare, me tone  tepër të ashpra  i është  përgjigjur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke hedhur një mal akuzash në adresë të ish-presidentit Berisha.

Akuzat dhe replikat e shkëmbyera  në distancë ndaj njëri- tjetrit, duket se do të diskutohen për një kohë të gjatë, jo vetëm në rrafshin  kombëtarë, por edhe më gjerë.

Një replikë e tillë, mund të konsiderohet si më e ashpra mes dy politikanëve të lartë shqiptarë,  njëri nga Prishtina dhe tjetri  nga Tirana  e cila do të lërë gjurmë për shumë kohë në raportet e forcave politike, ku këta dy  figura përfaqësojnë dy shtetet shqiptare.

Këto akuza të ndërsjella, nuk i shërbejnë askujt, këto po dëmtojnë  imazhin  kombëtar, duke lënë vulën e kohës dhe të vendit !.

Ndoshta si shumë të tjerë,  jemi tepër të  indinjuar për faktin, se mes liderëve  tanë dëgjojmë dhe lexojmë replika  dhe akuza të forta  ndaj njëri -tjetrit. Ky fakt, sa është shqetësues, është edhe i dhimbëshëm. Është i dhimbëshëm  sa edhe atëherë  “lufta “mes dy kolosave  tanë, atyre të fjalës së shkruar, të  letrave shqipe, Qosja – Kadare, plagë e cila s’po gjen shërimin e duhur !

Fjala vret, fjala shëron plagë !!!

Vallë !  Kujt i shërbejnë  gjithë këto fjalë, gjithë ky mal me akuza ?! A nuk ishin mjaft gjithë ato vuejtje, turtura, vrasje e dëbime masive nga ana e agresorit të përbashkët shekullor ? ! A s’u mjafoi gjaku i atyre që dhanë jetën për liri, e që  ende s’ju është tharë ? ! A s’janë dëshmi, gjithë ato varre me lule të njoma  gjithandej ?! A nuk është i dhimbshëm fakti  i gjithë atyre  prindër  dhe të afërmëve, të cilët, në vuajtje  kërkojnë, në çdo kohë dhe çdo vend  një varr për ta gja të afërmin e tyre të  humbur vite me radhë ? !. Besoj se janë  mjaft !. Ne , në vend që tehun e kritikës ta drejtojmë atje ku duhet, ne ,( liderët  tanë ), hedhin akauza të panevojshme  ndaj njëri-tjetit. Kujt i shërbën kjo !!! . Një fjalë e urtë popullore thotë : “Fjala vert më shumë se plumbi “

Mendoj, se këtu mungon diçka. Mungon sensi, arsyeja, mungon mirëkuptimi, toleranca. Mungon Platforma e përbashkët. Mungon starategjia e duhur kombëtare e atyre që udhëheqin dhe drejtojnë shtetin. Por, jo. Kjo është  mungesë e theksuar e lirisë në të gjitha dimensionet e saj. Në këtë sens, është liri e shprehjes pa asnjë kufizim, e reflektuar me një gjuhë urrejtjeje dhe fyese ? Shoqëria jonë është ende shumë e brishtë dhe ka nevojë për ekuilibra dhe raporte të drejta.

Tema të tilla përfshijnë gjithë kombin shqiptar dhe fitohet bindja se  politika zyrtare është disi hutuar !. Ndaj, është koha, që politikanët  tanë, në Tiranë e Prishtinë, të kenë një qëndrim të përbashkët. Ky është dhe amaneti i të parëve tanë.

 

 

By admini