
Ulqini këtë vit është ka shënuar një rënie të mysafirëve në krahasime me vitet e kaluara. Arsyet për këtë janë të shumta por njëra ndoshta është më e theksuar.
Drejtori i Organizatës Turistike të Kosovës Shkelzen Rizaj ndër shumë arsye potencon pikën e kalimit kufitar Muriqan – Sukubinë, shkruan Ulqin Online.
”Kalimi nuk është më funksional dhe për këtë ka kohë që kemi dhënë vërejtjet tona. Ai është paraparë për qarkullim në komunikacion që disa herë është tejkaluar. Prandaj për këtë punë para disa ditëve kemi pasur kolona të automjeteve nga ana shqiptare pothujse deri të ura në hyrje në Shkodër”, ka deklaruar Rizaj për Vijesti.
Për kët arsye, sipas Rizajt, mysafirët janë të detyruar që të kthehen prapa ose vendosin që pushimet ti kalojnë në Velipojë ose Shëngjin.