Mali i Brisë

Në vitin 2011 Komuna e Ulqinit, përkatësisht Sekretariati për urbanizëm dhe rregullim të hapësirës kishte organizuar një diskutim publik për studim të lokacionit për terenin e Golfit me 18 gropa me kapacitete akomoduese në lokalitetin Mali i Brisë në Ulqin. Ide briliante për një ofertë më shumë për turizmin në këtë qytet i cili është edhe burim i vetëm e jetesës së banorëve të tij, shkruan Ulqini Online.

Sot afër 7 vite më vonë, Ministria e Ekonomisë e Malit të Zi me 19 maj 2018 ka shpallur thirrje publike për dhënien me qira të 6.621.121 metra katrorë tokë për ndërtimin e centralit diellor në Mal të Brisë në Komunën e Ulqinit. Kjo thirrje publike është e hapur deri me 3 shtator dhe  mësohet se interesi për pjesmarrje në është i madh.

Duket se qyteti tursitik i Ulqinit do të rrethohet prej centraleve për prodhimin e energjisë elektrike. Është çështje ditëve se kur do të fillojë së punuar centrali me erë në Mozhur të Ulqinit dhe nëse çdë gjë shkon siç është planifikuar rreth centralit diellor në Mal të Brisë atherë mund të thuhet se Ulqinit turistik po i zëhet fryma.

Ulqini mbetet qyteti i vetëm bregdetar në Mal të Zi ku investimet të mëdha shkojnë në drejtim të prodhimit të energjisë.

 

By admini