”Ushqim që gatuhet për t’u ngrënë zakonisht duke e zier me kripë e me yndyrë ose duke e pjekur a skuqur. Gjellë e shijshme (e mirë, e keqe). Gjellë e gatshme. Gjellë e parë (e dytë, e tretë). Gjellë e ngrohtë (e ftohtë). Gjellë dasme. Gjellë me mish (me perime). Gryka e gjellës. Lugë gjellë. Pjatë gjellë. Kripë gjellë. Lista e gjellëve. Tenxhere me gjellë. Bëj (gatuaj) gjellën. Zbraz (shtie, ndaj) gjellën nëpër pjata. E mban me bukë e me gjellë dikë e ushqen”, kështu shkruhet në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe për kuptimin e fjalës Gjellë.
”Ai që merret me gatimin e ushqimit për shumë veta; kuzhinier. Gjellëbërësi i restorantit (i repartit, i mensës). Shkolla e gjellëbërësve. Punon si gjellëbërës”, kjo është kuptimi i fjalës gjellëbërës po sipas të njëjtit fjalor.
Për ironi të fatit, në Ulqin, në qytetin e turizmit sot nuk mund të gjesh as edhe një gjellëbërës i cili është i kualifikuar dhe në gjendje për të punuar. Këtë profesion e kryejnë shumë njerëz por që nuk e kanë profesion, shkruan Ulqini Online.
Punëtoret turistik ankohen se për kompanitë e tyre nuk mund të gjejnë gjellëbërës të kualifikuar dhe për këtë shkak janë të detyruar të kërkojnë profesionistë të tillë jashtë Ulqinit duke shkuar edhe më larg, jashtë Mali të Zi. Kohë më parë Ulqini Online ka shkruar për një rast interesant ku kompania Karisma ka punësuar hiç më pak se 16 kuzhinierë nga Meksika e largët.
Është koha e fundit që të gjenden mënyra që të inkurajohen të rinjtë tanë në profesione të tilla deficitare dhe të mos marrin profesione me të cilët vështirë mund të punësohen.
Pagat mujore të gjellëbërësve në Ulqin, gjatë sezonit veror, mund të shkojnë edhe mbi 2000 euro.