Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë – Zëri i Amerikës

Fjala në Promovimin e Librit te Frank Shkrelit, Demokracia nuk pret!

 VATRA, New York

21 prill 2018

Ju falenderoj perzemersisht per ftesen per te marre pjese ne kete takim. Eshte nder dhe privilegj per mua qe te marre pjese ne promovim te libirt te mikut dhe kolegut tim, Fran Shkreli.

Frani ka dhene dhe vazhdon te jape nje ndihmese te cmuar ne publicistiken shqiptare, ne pergjithesi, dhe ne avancimin e ceshtjeve shqiptare, ne vecanti.

Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu ne VATAREN tone dhe në shoqërinë e personaliteteve të njohura dhe të miqve e kolegëve.

Deshiroj te shpreh mirenjohje per VATREN, per kujdesin qe gjithmone ka treguar dhe vazhdon te tregoje per promovimin e veprave te anetareve te bashkesise sone.

Para se te flase per librin e Franit, do te kisha deshire te theksoj lidhjet e ngushta qe kane ekzistuar historikisht midis Zerit te Amerikes dhe VATRES – qe nga vitet e veshtira te Luftes se Ftohte e deri ne ditet tona. Zeri i Amerikes gjithmone eshte perpjekur te pasqyroje veprimtarine dhe angazhimin e organizatave dhe shoqatave shqiptaro-amerikane, vecanerisht ato te VATRES.

Arkivi i Zerit te Amerikes permban regjistrime te shumta te ngjareve, takimeve, dhe personaliteteve me te rendesishme te bashkesise sone.  Ketu perfshihen fjalimet e Fan Nolit, te cilat nepermjet VATRES iu dhuruan Bibliotekes Kombetare ne Tirane.

Gazetare te shquar te Zerit te Amerikes kane luajtur rol te rendesishem ne mbarevajtjen e VATRES dhe te Diellit –  Xhevat Kallajxhiu, Idriz Lamaj, Gjek Gjonlekaj, e te tjere.  Disa prej nesh, perfshire edhe mua, shkrimet e para i kemi botuar ne gazeten Dielli.

Frank Shkreli ka nje kariere te gjate, te shquar e te pasur.  Gjate gjithe veprimtarise se tij, ai e ka deshmuar vehten si mbrojtes i flaket i lirise se fjales e te shtypit, i te drejtave te njriut, dhe si avokat i ceshtjes shqitare.

Veprimtaria publicistike e Frank Shkreli shtrihet ne gati pese dekada. Karieren e tij ai e ka filluar menjehere pas imigrimit ne Shtetet e Bashkuara dhe gjate studimeve universitare.  Fillimish, ai u perqendrua ne ceshtjet shqiptare – sfidat e ndryshme me te cilat ballafaqohej bashkesia jone shqiptaro-amerikane si dhe shqiptaret ne vendlindje.

Pasi e dallon veten ne kete fushe, Frani zgjeron horizontin e tij dhe fillon te merret me ceshtje rajonale e globale – me ceshtje me madhore. Ai zhvillon njohuri te gjere per marredheniet nderkombetare, ne pergjithesi, dhe ish-blokun komunist, ne vecanti.

Frani ka nje ndergjegjesim te larte politik dhe njohuri te jashtezakonshme mbi politiken e jashtme amerikane dhe funksionimin e Uashingtonit.

Frani ka aftesi te analizoje dhe te shkruaj mbi ceshtje aktuale rajonale dhe nderkombetare. Por pas daljes ne pension, ai ben nje kthese 360 gradesh, duke u kthyer aty ku e kishte filluar veprimtarine e tij publistike: Ai vendos t’ia kushtoje vemendjen kryesore ceshtjeve dhe zhvillimeve shqiptare.

Kjo pasqyrohet ne angazhimin e tij te gjithaneshem per ndergjegjesimin e Shteteve te Bashkuara mbi gjendjen, kerkesat dhe aspiratat e shqiptareve, vendosjen e demoracise ne trevat shqitare, dhe krijimin e shoqerive demokratike e gjitheperfshirese.

Fruti i kesaj veprimtarie eshte libri qe kemi perpara, Demokracia nuk pret! Ne shkrimet e tij, dhe vecanerisht ne ato qe jane perfshire ne kete liber, Frani trajton ceshtje, ngjarje dhe tema nga me te ndryshme dhe e ben kete ne menyre te besueshme dhe objektive. Ai trajton te kaluaren tone – anet positive, ato negative, dhimbjet, gezimet – si dhe problemet bashkekohore. Frani i analizon te gjitha keto me nje sy kritik, por gjithmone duke arritur perfundime te rendesishme qe mund t’u hyjne ne pune vendim-marresve shqiptare ne perballimin e sfidave te dukshme strategjike dhe diplomatike me te cilat ballafaqohen.

Ne artikujt e tij, Frani thekson me force domosdoshmerine qe shqiptaret te konsolidojne orientimin e tyre perendimor.

Shtrohet pyetja: pse jane shkrimet dhe pikepamjet e Fran Shkreli te rendesishme?  Cka u ofron ai lexueseve ne nje kohe kur peisazhi mediatik shqiptar eshte zgjeruar dhe ndryshuar ne menyre dramatike?

Fran Shkreli eshte gazetar dhe analist profesionist.  Pasuria e tij me e madhe eshte niveli i larte i besueshmerise qe ai ka arritur te krijoje tek lexuesit e tij. Kete besueshmeri ai e ka siguruar fale aftesise per te qene objektiv dhe duke anashkalluar qendrime te njeaneshme.

Frani eshte i vetdijshem se ndersa sot gazetaret kane mundesi te jashtezakonshme dhe mjete te sofistikuara, misioni i gazetarit vazhdon te jete po ai qe ka qene gjithmone – qe te tregohet e verteta, edhe kur ajo eshte e hidhur. Ai ka qene gjithmone ne kerkim te se vertetes.

Frani bashkebisedon me lexuesit e tij nga nje kendveshtrim i vecante – nga kendveshtrimi i nje publicisti te njohur shqiptaro-amerikan, i cili eshte thellesisht i interesuar ne konsolidimin e demokracise ne trevat shqiptare dhe ne thellimin e partneritetit strategjik midis shqiptareve dhe Shteteve te Bashkuara.

Ai u kujton shqiptareve se keto marredhenie duhet kultivuar ne vazhdimesi dhe se thellimi i tyre varet nga perfaqesimi, nga ana e shqiptareve, te vlerave demokratike – respektimi i te drejtave te njeriut, vendosja e sundimit te ligjit dhe qeverisja e mire dhe llogaridhenese.

Ne kete drejtim, besoj se Frani pasqyron pikepamjet dhe deshirat e bashkesise sone per krijimin e nje shoqerie me te drejte dhe me demokratike ne trevat shqiptare.

Libri i Franit, Demokracia nuk pret, eshte nje burim i rendesishem per gazetaret, studentet, dijetaret dhe politikanet.  Me kete veper, Fran Shkreli ka dhene nje nidhmese te rendesishme ne debatin politik dhe mediatik shqiptar.  Toni dhe substanca e shkrimeve te tij jane te vecanta ne peisazhin mediatik shqiptar.

Libri i Franit eshte botuar ne kohen e duhur dhe eshte shume aktual.

Shqiptaret – kudo qe ndodhen, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, dhe vende te tjera – kane te drejte te ndihen krenare per arritjet e gjithaneshme ne krahasim me gjendjen e tyre para nje cerek shekulli.  Dhe kete jave, Shqiperia mori nje lajm shume te mire nga Brukseli – rekomandimin per fillimin e bisedimeve per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

Por, sic ve ne dukje Frani ne librin e tij, shqiptaret kurresesi nuk mund te te jene te kenaqur me stadin e tanishem politik, economik, dhe shoqeror.

Ndersa rekomandimi i Brukselit eshte shpresedhenes, ai paraqet nje moment te volitshem qe elitat qeverisese, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e ne Maqedoni, te reflektojne mbi ato qe do ti quaja raste te arta qe shqiptaret kane humbur gjate viteve dhe dekadave te fundit dhe qe kane ngadalesuar rrugen e tyre per konsolidimin e demokracise. Bisedimet per anetaresim ne Bashkimin Evropian duhet te kishin filluar vite me pare. Duhet pranuar se ky dhe raste te tjera te arta per Shqiperine dhe per Kosoven, jane humbur kryesisht si rrjedhim i i mangesive te theksuara udheheqese te vendim-marresve shqiptare.

Sot, shqiptaret perballen me sfida te dukshme:  problemet ekonomike; papunesia e larte dhe varferia; korrupcioni qe ka depertuar ne te gjitha nivelet e qeverisjes dhe te shoqerise; paligjshmeria dhe mungesa e shtetit ligjor; institucionet e dobeta; dhe politikane te papergjegjshem qe tolerojne e nxisin korrupcionin dhe perdorin praktika jodemokratike per te siguaruar dhe mbajtur pushtetin.

Ketyre sfidave te brendshme tani u shtohen edhe disa probleme te jashtme: prirja rajonale dhe globale e rreshqitjes se demokracise; forcimi i alternatives autoritare, si ne Turqi dhe Rusi; dhe ndryshimi i peisazhit politik balkanik dhe evropian.

Nderkohe, aktoret kryesore perendimore po tregojne shenja lodhjeje me shqiptaret – te cilet vazhdojne te prodhojne kriza, qe pastaj kerkojne vemendje dhe burime te medha. Keto prirje negative nderkombetare mund te minojne pozitat e shqiptareve dhe te shkaktojne nje perkeqesim ne ecurine e tyre politike dhe ekonomike.

Sot nuk flitet me per nje dinamizem ose ritem te sigurt reformash ne trevat shqiptare.  Perkundrazi, ndihet nje ngecje, zvarritje, renie e pergjithshme, humbje shprese, dhe polarizim i skajshem politik, qe mund te kene pasoja te rrezikshme per te ardhmen.

Ne qofte se nuk ndryshohen se shpejti, keto prirje negative do te veshtiresojne perpjekjet e shqiptareve per t’u ankoruar qartesisht ne familjen e vendeve dhe shoqerive demokratike perendimore.

Qe te nderpritet kjo renie e pergjithshme, shqiptaret duhet te ndermarrin ndryshime radikale, qe do te rezultonin jo vetem ne nje kurs te ri drejtimi por do te transformonin rrjenjesisht shoqerine shqiptare.

Per te arritur keto objektiva, eshte e domosdoshme qe,

 

  • Stili i tanishem i qeverisjes te ndryshoje me themel dhe te perqendrohet tek interesat themelore kombetare e jo tek ato partiake ose tek objektivat politike afat-shkurtera.
  • Forcat kryesore politike te bien ne ujdi mbi vizionin per te ardhmen e vendit dhe mbi perpilimin dhe zbatimin e politikave madhore qe do te conin ne realizimin e ketij vizioni.
  • Te krijohen dhe te fuqizohen institucione me te vertete te pavarura dhe te afeta per vendosjen e shtetit ligjor dhe crrenjosjen e korrupsionit.
  • Media te clirohet nga trysnia dhe interesat politike dhe financiare.
  • Procesi i vendimmarrjes per ceshtje te rendesishme te jete gjitheperfshires, me pjesemarrjen e aktoreve kryesore, grupeve te interesit, te shoqerise civile, dhe eksperteve.
  • Dhe se fundi, e gjithe shoqeria duhet te ndryshoje thellesisht – menyra si mendon dhe si vepron ajo. Shqiptaret duhet te jene me kerkues dhe ndeshkues ndaj politikaneve te tyre dhe te kerkojne llogaridhenie, transparence dhe pergjegjshmeri me te madhe.

 

Keto jane objektiva shume te veshtira dhe duhet vullnet politik dhe kohe qe ato te arrihen.

Por shqipetaret ne pergjithesi, e jo vetem udheheqesit dhe politikanet e tyre, ndodhen para nje prove historike: te pajtohen me gjendjen e tanishme ose te zgjohen nga amullia, te kapin momentin dhe te ndermarrin hapat e nevojshem per te realizuar potencialin e tyre te plote demokratik.

Sic thekson Frank Shkreli, Demokracia nuk


 

Fjala Përshëndetse në bashkëbisedimin e mbajtun në selinë e Vatrës me rastin e promovimit të librit “Demokracia nuk pret” e shkrimtarit Frank Gjeto Shkreli (Tiranë, 2016) datë 21 prill 2018.

 Përshëndetje Z. Kryetar,

Të nderuem kolegë e miq të Vatrës dhe kolegut Frank Gjeto Shkreli:  Mirëdita!

Ju falënderoj që më jepet sot mundësia me thanë dy fjalë të mira për kolegun tim Frank Gjeto Shkreli. Siç thotë edhe emni ai vjen nga katundi i Shkrelit. Unë vij nga Repishti, të dy pjesë e rrethit Koplik, Shkodër, rreth 2-3 orë distancë me kambë. E kam kushëri. simbas zakonit të maleve tona…..

 

Kërkoj falje që gjendja e ime shëndetsore nuk më lejon sot me qenë këtu e me nda së bashku kënaqsinë tonë për celebrimin e punës së frytëshme të këtij kolegu aktiv e të çmuem.

 

Kanë kalue shumë vjet që nga dita kur unë njoha Frankun rastësisht gjatë nji vizite në zyrët e Zërit të Amerikës. Paraqitjen e bani kolegu i ynë i përbashket, Dr. Elez Biberaj, dhe të tre kaluem nji dreke pune që, për fatin e mirë, krijoi premisat e nji shoqënie të sinqertë dhe të nji bashkëpunimi të frytëshëm. Ishin vitet e veprimtarisë sonë aktive në sherbim të kauzës për të gjithë ne: për pavarësinë e Kosovës. Cili shqiptar që mban këte emën me krenari guxonte me mohue kontributin e vet për nji kauzë të shenjtë, siç ishte pavarësia e Kosovës? Na, të gjithë na, ishim “kosovarë” që nga Tivari deri në Prevezë, si thotë kanga e vjetër.

 

Shumë ujë ka rrjedhë nen urë; shumë gjak ashtë derdhë; e shumë djersë ka shkue rrke si rrjedhim i punës së madhe e të përbashkët në sherbim të Nanës Kosovë. Nga ata që u dalluen ka qenë Frank Gj. Shkreli në cilësinë e tij si drejtor i seksionit euro-aziatik në Zerin e Amerikës për vite të gjata dhe kushtim të plotë. Ma parë kam shkrëue: “Paraqitja në publik e gazetarit dhe transmetuesit të programeve televizive të analistit politik shqiptaro-amerikan, Frank Shkreli, ashtë nji eveniment me randësi për botën kulturore shqiptare, dhe sidomos per ne, shqiptaro-amerikanët. Ashtu ashtë edhe sot. Jetëshkrimi dhe veprimtaria e këtij personaliteti që u lind në nji fshat të vogël e arriti pozita të nalta në administratën amerikane ashtë tregimi ma i mirë i përgatitjes, aftësisë, dedikimit dhe ndershmënisë intelektuale të Frank Shkrelit. Arsim e punë kambëngulëse kanë qenë dy krahët që lehtësuen fluturimin e Frankut në sukses, dhe e ngritën ate në sferat e nalta amerikane. Sot, ai thotë me mburrje: ”Jam shumë krenar për sherbimet e mia në Administratën amerikane”.  Në vitin 2003, Franku doli në pension që do të thotë ma shumë kohë me shkrue.

”E gjithë veprimtaria e Frank Gj.Shkrelit, qoftë ajo letrare, qoftë politike, përshkohet nga tri ide kryesore, boshti i filozofisë së jetës tij;

 

E para: besimin në Zotin, feja e krishtenë; dhe

E dyta: sherbim për atdheun Nanën Shqipëri, që për atë përfshinë të gjithë hapësinën shqiptare në Ballkan, Me nji pikë qendrore: epoka e lavdishme skenderbegiane. “Fe e Atdhe”.

E treta; përpjekja koshiente dhe konstante me mbrojtë demokracinë liberale amerikane, dhe me luftue pa kompromis murtajën komuniste në Shqipëri, dhe kudo që ajo paraqitej.

 

E kaluemja e Frankut në vendlindje, jeta e peripecitë e familjes tij në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi, tragjedia e popullit shqiptar, sidomos gjenocidi i klerit katolik shqiptar, vorfënia, shtypja, paditunia masive dhe poshtënimi i pësuem si shqiptar në nji shtet sllav kanë formue karakterin e tij, dhe kanë lanë gjurme të thella tek i riu Frank Shkreli, pa u sherue asnji herë. Lexoni “Demokracia nuk pret” e do ta kuptoni.

 

Ky tubim u pagëzue nga organizatorët si “bashkëbisedim” dhe për këte unë i përgëzoi plotësisht. Ashtë nji term që përmbledh shokë e miq me mendime të ndryshme por me qellime të përbashkëta. Si akt krijimi, kjo inisiativë ashtë jashtëzakonisht e randësishme dhe i ka mungue bashkësis sonë këtu në Amerikë për shume vjet. Ka ardhë koha kur elementë pozitivë dhe të ndërgjegjshëm të mblidhen me njeni-tjetrin me shqyrtue gjendjen tonë këtu si komunitet dhe atë të hapësinës shqiptare, sepse ka nevojë urgjente për nji orientim që e kërkon e nuk e gjen. Kjo hapësinë përfshinë të gjithë ata që me ndërgjegje dhe lirisht bukën e quejnë bukë,dhe besën shqiptare e mbajnë besë shqiptare. Aty ashtë Shqipëri, pavarësisht nga ndeshtrashat politike e ndasitë kufitare. Uroj që organizatorët të inkurajohen, të ndihmohen dhe të shpërblehen me bekimet tona për këte punë me vlera të pa përshkrueshme. Këtu ashtë Shqipëria e jonë, kjo ashtë Shqipëria e jonë! Le ta ndertojmë simbas konditave të vendit shoqëninë tonë shqiptaro-amerikane, të lirë, të denjë dhe të aftë me ndihmue vëllaznit e motrat tona kudo që janë, në të gjitha fushat, kryesisht në gjuhë shqipe arsim.

 

Dhe ma në fund, si thonte Noli i madh: “Paçi uratën e Perendisë!”

Falemnderit!                                               (Sami Repishti, Ph.D)

——————————————————————————————–

Fjala Përshëndetse në bashkëbisedimin e mbajtun në selinë e Vatrës me rastin e promovimit të librit “Demokracia nuk pret” e shkrimtarit Frank Gjeto Shkreli (Tiranë, 2016) datë 21 prill 2018.


 

PROFESOR NICK PANO:  DEMOKRACIA NUK PRET  

The panel discussion “Demokracia nuk pret” is both timely and relevant as Albania finds itself at another critical juncture in its post-communist transition. This program is being held in the immediate aftermath of the issuance of the 2018 Freedom House Report on Albania and the 2018 European Commission Progress Report on Albania. The observations and conclusions reported in these documents have aroused both positive and negative reactions from the various segments of the Albanian political elite as well the country’s extensive commentariat.

With the exception of the generally positive reception of the EC recommendation that the European Union begin accession negotiations with Albania, the responses to both these reports have been largely colored by the partisan and ideological perspectives of their authors. Given the highly charged and polarized Albanian political environment in which the discussions of these recent evaluations of the status of  the country’s transition have occurred, today’s program provides a valuable opportunity for a more detached and sober analysis of the multi-faceted aspects of Albania’s transition and the challenges the country must overcome to succeed in its quest for political democracy, a free market economy, greater socio-economic equality, the rule of law, human rights and the  mitigation of crime and corruption.

The realization of this agenda may prove to be an even more daunting challenge than in the past, given the growth of political polarization in mature democracies such as the United States and several countries in Western Europe and the emergence of authoritarian nationalist parties and regimes in Central and Eastern Europe. This latter development has been well received by some elements of the Albanian political right. And, in Albania, the implementation of the democratic agenda is further complicated by what appears to be the ingrained undemocratic instincts of key members of the leaderships of the major political parties. Additionally, there appears to be a deepening resentment on the part of some Albanians to the ongoing role and influence of external actors and interests in the affairs of their homeland.

The panelists for this program are uniquely qualified to provide informed and authoritative perspectives regarding Albania’s transition experiences and future prospects. All have served with distinction as members of the Albanian Service of the Voice of America. Frank Shkreli is the retired director of the VOA’s Eurasian Service and Elez Biberaj serves in that capacity today. Idriz Lamaj was a long time VOA broadcast journalist and is the author of a number of studies on Albanian affairs. The panelists have followed, reported on and participated in major events in the evolution of post-communist Albania from the collapse of the communist regime to the present. All have published books, articles and have made numerous presentations regarding Albania’s history, politics, society and international relations that have been well received. Indeed, the first volume of Frank’s Demokracia nuk pret, comprises the initial installment of his approximately 1,000 articles on various aspects of Albanian life published in the Albanian press in the homeland and the diaspora. And this book provides both the inspiration and title for today’s program.

My greetings to the panelists and conference participants. And, my best wishes and congratulations to those VATRA officers and members involved in the planning and hosting of this event.

Prof. Nick Pano

 


 

NËPËR KOHË…

Nga Jusuf BUXHOVI

Publicistika shqiptare, nga koha e Konicës e këndej, përherë ka ruajtur qasjen e angazhuar ndaj problemeve shoqërore, politike dhe atyre kulturore. Ky fokusim përherë është sjellë kah çështjet identitare si dhe ato ekzistenciale, sidomos në rrethanat e kapërcimeve historike siç ishin ato nga pushtimi osman tek pavarësia për një pjesë të kombit të përfshirë nën kufijtë e shtetit të përgjysmuar, dhe ato të robërisë serbo-jugosllave për pjesën tjetër. Natyrisht se këto kapërcime historike nuk janë përcjellë kurdoherë edhe me ndryshimin e mentaliteteve, që kanë sjellë gjendjet e reja, sidomos atyre me cilat thyheshin paragjykimet fetare ose ato të përkatësisë së qytetërimeve, me të cilat merrej aq me përkushtim Konica ynë, duke u përpjekur që ato t’i përshpejtojë jashtë natyrës së gjerave dhe jashtë kohës madje.

Meqë komunizmi mbylli për gjysmë shekulli diskursin kritik-ironik të Konicës ndaj problemeve shoqërore dhe politike duke i vendosur ato në sfondin e kundrimeve të njohura ideologjike dhe të idiolatrisë së saj, me tranzicionin e fillim viteve të nëntëdhjeta, shoqëria shqiptare në Shqipëri dhe ajo në Kosovë, serish u gjend para sfidës së ndryshimeve të mëdha shoqërore dhe politike, kur duhej të mësohej me demokracinë, lirinë dhe përgjegjësinë që sjellin ato jo vetëm në raport me qytetarinë, po edhe me çështjet identitare, në mënyrë që t’i bashkohemi rrjedhave të përgjithshme të shoqërive të lira dhe të qytetëruara.

Natyrisht se në një shoqëri të robruar mendërisht, ku liria përjetohet vetëm si një mundësi për sjellje të pambikëqyrur dhe pa përgjegjësi, kapërcimi kthehet në një ngatërresë tjetër, në një humbje të drejtpeshimit shpirtëror dhe moral, në një gjendje anarkike, ku rendi dhe ligji shihen si pengesa që duhet rrënuar me çdo kusht, me çka, një shoqëri e humb edhe kompasin e vet midis vlerave dhe jovlerave, midis të mirës dhe të keqes…

Dimensioni i shthurur i lirisë pas tranzicionit të papërfunduar ose keq të përfunduar – në Shqipëri, si dhe problemet me lirinë pas çlirimit – në Kosovë, preokupojnë edhe publicistin Fran Shkreli, objektivi i të cilit, mbi këto çështje drejtohet nga jashtë, pra nga SHBA-ja, një vend demokratik, prej nga botës shqiptare në çastet më të rëndësishme të ekzistencës nga politika amerikane i ka ardhur ndihma e duhur (herën e parë, nga Presidenti Wilson, kur në Konferencën e Paqes në Paris kërkoj mbrojtjen e shtetit shqiptar nga copëtimet, dhe herën e dytë, kur presidenti Bush, në vitin 1997, tha se Kosova duhej të shpallej e pavarur).

Duke parë nga një pozitë e tillë, F. Shkreli trajton problemet shqiptare, jo me brengën e Konicës deri në dëshpërim, por me një shqetësim ngaqë, në njërën anë shoqëria shqiptare nuk po ia del që të mundë apo të lirohet nga ngarkesat ideologjike dhe mbetjet e tyre,  dhe në tjetrën anë, nuk po ia del që të tejkalojë  sa duhet ngarkesat e mentaliteteve fetare, të cilave,  Rilindja jonë kombëtare, u kishte dhënë përgjigje të duhur.

Këtu dhe te këto çështje, F. Shkreli i referohet pikërisht ideve dhe personaliteteve që nacionalizmin shqiptar e kthyen në nacionalizëm politik, me të cilën u shpall shteti shqiptar, si parakusht për t’iu kthyer gjenezës së qytetërimit perëndimor, ku i ka rrënjët dhe vendin.

Ndaj, jo rastësisht, ridefinimit të shqiptarizmit në rrethanat e reja, Shkreli i referohet me shëmbëlltyrën e Skënderbeut si dhe rolin e tij në historinë tonë kombëtare. Jo rastësisht, Shkreli, i referohet Fishtës dhe veprës së tij madhore për ta treguar dimensionin e fuqisë shpirtërore dhe krijuese të një populli që buron nga arti i madh.

Në tërësi, kundrimet publicistike të F. Shkrelit paraqesin një udhëtim nëpër kohë, kohë kjo që sillet në qarkun tonë shpirtëror dhe historik.

….


 

MBI VLERAT DHE TEMAT KRYESORE TË GAZETARIT

FRANK GJETO SHKRELI

Nga Thanas L. Gjika

Në vitet kur Shqipëria nuk kishte marrëdhënie diplomatike me SHBA-të, “Radio Zëri i Amerikës”, luajti rolin e ambasadës amerikane për të ndihmuar popullin shqiptar për informimin e popullit shqiptar mbi ngjarjet kryesore, duke ia treguar ato me vërtetësi, ashtu si kishin ndodhur. E në këtë mision kanë dhënë ndihmën e tyre të çmuar një sërë burrash e djemsh shqiptarë si, Jozef Paskali, Talat Karagjozi, Xhevat Kallajxhi, Ilia (Louis) Prifti, spikerja Lulu Vrioni (mbesë e Mit’hat Frashërit), Ruzhdi Daca, Gasper Kiçi, Bardhyl Pogoni, Dr. Elez Biberaj, Idriz Lamaj dhe Frank Gjeto Shkreli.

Krijimtaria publicistike e gazetarit Frank Shkreli e shpërndarë në shumë gazeta të diasporës, të Shqipërisë dhe Kosovës, bashkë me librin e tij të ri “Demokracia nuk pret” (BOTIMET MORAVA, Tiranë 2016, 476 f.), është një minierë e vërtetë me vlera politike, shkencore dhe kulturore. Ky autor ka si tipar kryesor shprehjen flakë për flakë të interpretimeve të tij për politikën shqiptare, për marrëdhëniet amerikano-shqiptare dhe për çështje rajonale të Ballkanit, të cilat drejtpërdrejt ose terthorazi kanë interes të veçantë për botën shqiptare. Vigjilent tregohet ky autor dhe ndaj politikës së jashtme të Rusisë dhe të Turqisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ndaj politikës së brendshme të shteteve fqinjë që vijojnë t’i shkelin të drejtat e shqiptarëve që jetojnë brenda tyre.

 

Shpresa do ta mundë dëshpërimin

 

Frank Shkreli, është një politolog që jep mendime kritike ndaj shkaqeve që e pengojnë ecjen e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, por atij nuk i mungon orientimi optimist për të ardhmen. Duke u mbështetur dhe te gjeopolitika dashamirëse e SHBA-ve dhe e BE-së ndaj Shqipërisë, ai ka formuluar idenë pozitive “shpresa do ta mundë dëshpërimin” (“Demokracia nuk pret” f. 30). Optimizmin e vet objektiv, Shkreli e lidh dhe me ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur në këto 27 vjet, si shkërmoqja e diktaturës komuniste në Europë dhe Shqipëri, çlirimi i Kosovës nga zgjedha sërbe dhe rritja e përpjekjeve të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, Mal të Zi dhe Sërbi për të fituar më shumë të drejta politike dhe qytetare. Ai thekson: “Eshtë në dorë të shqiptarëve si asnjëherë më parë, që Shqipëria dhe shqiptarët ta ndjejnë sot veten mirë në mbarë trojet e tyre autoktone” (f. 144).

 

Ku shkelet e drejta e shtypit, do të shkelen dhe të drejtat e tjera

Frank Shkreli ecën në rrugën e Profesor Repishtit lidhur me luftën për zbatimin e të drejtave të njeriut. Mbështetur në artikullin 19 të “Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut”, ku përcaktohet e drejta për lirinë e shprehjes së opinionit, e marrjes dhe e dhënies së informacionit, Shkreli sulmon shkeljen e kësaj të drejte në Republikën e Turqisë dhe në Republikën e Shqipërisë.

Autori, pasi sqaron sesi organizmat ndërkombëtare e kritikuan qeverinë turke për gjendjen e rëndë të krijuar për gazetarët e atij vendi, në shkrimin “Shtypi nën presion në Turqi dhe në Shqipëri” (f. 16-21), kalon te rasti konkret i sulmit që z. Gjiknuri i bëri gazetës së pavarur “Telegraf” të Tiranës. Kjo gazetë kishte kritikuar një ditë më parë Ministrinë që ai drejtonte dhe ky Ministër të nesërmen e paditi këtë gazetë të përditshme te Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me akuzën se ka cënuar rëndë nderin dhe personalitetin e tij dhe ka përhapur në publik informacion të pavërtetë. Gjiknuri i kërkoi Gjykatës që ta detyrojë gazetën “Telegraf” t’i paguajë atij si dëmshpërblim shumën prej 10 milion lekësh ose 100 mijë dollarësh. Mirëpo një ditë më pas, Komisioni i Lartë i Shtetit (KLSH) njoftoi se kishte dorëzuar padinë e vet në Prokurori ndaj z. Gjiknuri për shpërdorim detyre. Për ta demaskuar më tej këtë Ministër dhe kolegë të tij që shkelin të drejtat e shtypit shqiptar, autori citon pjesë nga fjalimi që mbajti Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, zoti Ban Ki Moon, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit ku ai theksoi nevojën e mbrojtjes së gazetarëve nga presionet e qeveritarëve. Si konkluzion autori konkludon se në Shqipëri sjellja e z. Gjiknuri paralajmëron edhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut, sepse aty demokracia është e brishtë…

 

Vlerësimi i Kishës Katolike dhe i barinjve të saj

Frank Shkreli është bir i komunitetit të krishter katolik shqiptar mbi të cilin politika e regjimit komunist solli pasoja shkatërrimtare, prandaj ai e ndjen për detyrë shpirtërore të kujtojë herë pas here plagën e shkaktuar gjatë diktaturës komuniste në fushën e besimit fetar dhe pasojat e saj. Kështu ai vë re se edhe në Shqipërinë pasdiktatoriale ka një nënvlerësim ndaj kolosit At’ Gjergj Fishta. Poema “Lahuta e Malsisë”, sqaron autori, midis shqiptarëve të Jugosllavisë ka qenë kënduar në çdo vatër familjare gjatë gostive e festave familjare. Gjergj Fishta për mbarë shqiptarët gegë, pra për 4/3 e popullit shqiptar, ka luajtur rolin e “Poetit Kombëtar”, ashtu si Naim Frashëri për shqiptarët toskë. Prandaj lënia e shtëpisë së Gjergj Fishtës në gjendje të rënuar edhe pas 25 vjet tranzicioni dhe mospërgjigja e Ministrisë së Kulturës ndaj ofertës së zotit Sabri Maxhuni, biznesmenit nga Kosova, për të riparuar e kthyer në Muze shtëpinë e poetit me shpenzimet e veta, e revolton gazetarin Shkreli. Në fund, autori pasi i shpreh mirënjohje z. Sabri Maxhuni, e mbyll shkrimin duke e vlerësuar dhe uruar: “Kjo është atdhetari e vërtetë! Qofsh gjithmonë me faqe të bardhë!”, urim që nënkupton se Ministrisë së Kulturës i mbetet mungesa e atdhedashurisë dhe turpi.

Nostalgjia ndaj diktatorit Hoxha, një pengesë serioze për Shqipërinë

Një problem që e shqetëson shumë analistin Shkreli është mbajtja gjallë e nostalgjisë ndaj Enver Hoxhës gjatë viteve të tranzicionit. Këtë dukuri ai e konsideron si një paralele me mbajtjen gjallë të nostalgjisë së Josif Stalinit në Rusi.

Me rastin e festimit të Ditës së Dëshmorëve më 5 maj 2014, u panë tek vorrezat e dëshmorëve në Tiranë foto të diktatorit në prani të fëmijëve të shkollave që kishin shkuar atje. Këtë veprim autori e quan “të shëmtuar dhe të pafalshëm”, në një kohë kur Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe synon të hyjë në Bashkimin Europian. Shqetësimi i autorit ka lidhje me faktin se në Shqipëri këto veprime u kryen në prani të personave që janë në pozita kyçe partiake dhe qeveritare, anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë. Të tillë njerëz që nderojnë fotografinë e diktatorit me grushtin lart, sqaron autori, dëshmojnë se: “Ata… jetojnë krejt jashtë realitetit shqiptar dhe ndërkombëtar… se janë të paaftë për t’i paraqitur popullit shqiptar ide të reja për zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat ai përballet,.. se ata i thonë botës se gjithnjë janë krenarë që kanë qenë pjesë e një regjimi të një historie të humbur” (f. 459 – 460).

Si zgjidhje ai sjell fjalët e Presidentit amerikan Ronald Regan të vitit 1983: “Të keqen duhet ta kundërshtojmë me çdo mjet dhe me të gjitha fuqitë tona… Krenaria e Amerikës është aftësia e saj për të kapërcyer të këqiat morale të historisë së vet, duke u shkëputur prej tyre dhe duke u zotuar se nuk do të ndodhin kurrë më” (f. 458 – 459).

Ashpër e sulmon Ministren e Kulturës, zonjën Mirela Kumbaro, kur ajo sugjeroi që statujat e Leninit e të Stalinit të mos mbaheshin më në ambjente prapa Galerisë së Arteve, por të vendoseshin në ambjente të dukshme të Ministrisë së Kulturës. Shkreli kritikon jo vetëm këtë ministre, por dhe gjithë forcat politike të pozitës dhe opozitës, intelektualët dhe mbarë popullin, që heshtin kur dëgjojnë të tilla mendime në një kohë që në ambjentet e Ministrisë së Kulturës duhet të vendosen statujat e At’ Gjergj Fishtës dhe atdhetarëve që ndërtuan kulturën tonë e jo statujat e ideologëve të ideologjisë komuniste që kapitulloi me turp.

 

 

Të hapen Dosjet!

Disa institucione dhe fondacione gjermane ndihmuan për të hapur gjatë dhjetorit 2014 në Tiranë dhe më pas, gjatë prillit 2015 në Berat, një ekspozitë kushtuar historisë së Europës gjatë shekullit të XX-të për të nxjerrë mësime nga jeta që kaluan popujt e këtij kontinenti nën diktaturat dhe si po jetojnë tani në demokraci. Shëmblli që ndoqi populli gjerman me qëndrimin e tij pas daljes nga diktaturat naziste e komuniste nuk u ndoq prej popullit shqiptar. Në Gjermaninë Perëndimore pas 9 majit 1945 u dënuan krimet e nazizmit dhe kriminelët nazistë, kurse në pushtet erdhën njerëz të ndershëm që nuk kishin lidhje me nazizmin. Kurse pas bashkimit të dy Gjermanive mbas vitit 1990, populli i Gjermanisë Lindore nëpërmjet hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit duke u ballafaquar me të kaluarën e tmerrshme arriti të siguronte paqen shoqërore dhe sejcili të gjente vendin që i përkiste. Kështu Gjermania e bashkuar (Republika Gjermane) ndërtoi shpejt shtetin e përbashkët demokratik, i cili eci shumë përpara si fuqi botërore politike dhe ekonomike.

Kurse në Shqipëri pas ndërrimit të sistemit nuk u vendos asnjë masë që të mënjanonte ish-komunistët dhe ish-sigurimsat nga pjesëmarrja në pushtet. Partia Komuniste Shqiptare u quajt më 1948 Parti e Punës dhe pas shpalljes së pluralizmit më 1991 nuk u shpërbë, por ndërroi vetëm emrin në Parti Socialiste. Kjo parti me të njëjtët deputetë që trashëgoi prej Partisë së Punës vijoi të ishte parti parlamentare në sistemin pluralist dhe shumë shpejt rimori pushtetin politik e atë ekonomik. Eshtë e kuptueshme se në Shqipëri kuadrot ish-komunistë dhe ish-sigurimsa që vijojnë të sundojnë politikën e vendit, nuk janë të interesuar të hapet asnjë debat mbi krimet e kohës së diktaturës komuniste. Mirëpo pikërisht mosdënimi i krimeve të kohës së diktaturës përbën ngërçin e politikës shqiptare.

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë duke e kuptuar fatkeqësinë tonë, pasi vizitoi ekspozitën në Berat, dha një këshillë: “ka ardhur koha për të hapur dosjet e ish Sigurimit të Shtetit. Mendoj që ky është një proces i dobishëm për të gjithë shqiptarët dhe shpresoj shumë që ky proces të përmbyllet në mënyrë të suksesshme” (f.148). Mirëpo autori i shkrimit, i cili e di se për 25 vjet është folur e përfolur për këtë problem, janë krijuar komisione, janë përpiluar edhe projektligje, shton se ky proces “nuk ka gjasë të përfundojë askund, ai do të mbetet në hava, as me sukses as pa sukses” (f. 148).

Ballkani Perëndimor, SHBA-të Rusia dhe Turqia

Shqipëria dhe gjithë Ballkani Perëndimor janë në qendër të vëmendjes si të SHBA-ve, të Rusisë dhe të Turqisë. SHBA-të përpiqen që popujt e këtyre vendeve të ndërgjegjësohen dhe të ecin në mënyrë të pavarur drejt demokracisë dhe të vendosin vetë se në cilat organizata do të hyjnë. Kurse Rusia dhe Turqia me rrugë të ndryshme janë përpjekur që të ndalin procesin e demokratizimit të këtyre vendeve dhe të ndalojnë hyrjen e tyre në organizatat ndërkombëtare si NATO dhe BE. Rusia dhe Turqia përpiqen që të shtrijnë influencën e tyre në këto vende duke ëndërruar rikrijimin e perandorive të vjetra në forma të reja si perandori ekonomike me pushtet autokratik.

Në fund të prillit 2015 u mbajt seanca e Nënkomisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan që merret me Europën dhe Azinë. Midis tjerëve atje ishte ftuar dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, z. Hoyt Yee (Huajt Ji) përgjegjës për Ballkanin Perëndimor. Gazetari Shkreli pasqyron mendimet kryesore që tha ky diplomat i lartë dhe i mbështet ato. Duke karakterizuar situatën gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor ai theksoi se misioni amerikan për krijimin e një Europe të tërë të lirë dhe në paqe, është kërcënuar më shumë se kurrë mbas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe terrorit që po ushtrojnë forcat e ISIS në Siri dhe Irak. Për këtë arsye, vijoi ai, puna jonë për krijimin e Ballkanit Perëndimor si një zonë të lirë, me tregëti të lirë dhe pa korrupsion, duhet forcuar “për të ndihmuar këto shtete që të marrin vetë vendimin e pavarur për të ardhmen e tyre Euro-Atlantike… e deri tek përpjekjet për të çrrënjosur kancerin e korrupsionit që është duke brejtur nga brenda këto shoqëri” (f. 135).

Ka kohë që qeveria turke punon për gjallërimin e një fryme filoturke midis popullit shqiptar në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, dukuri të cilën Shkreli e kritikon pa hezitim. Në prill të vitit 2015 bota po përkujtonte me keqardhje 100-vjetorin e genocidit turk ndaj popullsisë armene, kurse agjentura turke në Maqedoni arriti të nxiste shumë shqiptarë myslimanë dhe pakicën turke e atë bosnjake që të delnin në një demonstratë në Shkup para xhamisë së Murat Pashës për ta kundërshtuar të vërtetën historike, vrasjen e njëmilion armenëve që kërkuan bashkimin me shtetin amë. Shkreli revoltohet nga ky fakt dhe pasi e kritikon demonstratën, dënon dhe fakte të tjera si rishikimin dhe ndryshimin e historisë së popullit shqiptar që kërkojnë qeveritarët turq, grekë dhe sërbë, me synim që të ndryshohet dhe së fundi të zhduket identiteti shqiptar në trojet ku populli shqiptar ka qenë gjithnjë autokton. Autori i shkrimit ngul këmbë se fajtorë kryesorë në këtë problem janë qeveritarët shqiptarë që nuk kundërshtojnë hapur, por iu nënshtrohen këtyre kërkesave absurde antikombëtare. Kjo heshtje e shtyn Shkrelin të sjellë si kritikë një citat të Faik Konicës: “armiku më i madh i shqipërve kanë qenë dhe janë vetë shqipëtarët” (f.146).

Idetë demokratike nuk vdesin, ato ndriçojnë popullin drejt së ardhmes

Midis recensioneve të veprave shkencore rëndësi të veçantë ka dhe shkrimi kushtuar veprës së Ndiçim Kullës “Enciklopedi Antologjike e Mendimit Shqiptar, 1807 – 1957 vol. 1-3”. Kjo vepër e rëndësishme përfshin shkrime të 75 intelektualëve shqiptaë të atyre viteve. Mendimet e tyre i përkasin botëkuptimit të djathtë, të cilat Shkreli i vlerëson duke bërë pyetjen retorike: “Si do të ishte sot Shqipëria dhe shqiptarët nëse në shekullin e kaluar do të kishin fituar pikëpamjet e tyre properëndimore?” (f. 409). Ky studiues dhe sociolog optimist sqaron se idetë demokratike të intelektualëve të shquar, të cilët u mundën prej Partisë Komuniste, humbën një betejë por jo vlerat e ideologjisë së tyre.

Ai sjell mendimin e Ernest Koliqit të cilin e takoi në Romë më 1968 në festimet e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Mendimtari Koliqi i pati thënë djaloshit Frank se Shqipëria pas vdekjes së Heroit Kombëtar u pushtua prej osmanëve, por drita e veprës dhe e ideve të tij e ringjalli kombin tonë dhe e drejtoi drejt lirisë. Duke qenë se z. Shkreli beson në forcën e ideve përparimtare, është i një mendjeje me z. Ndriçim Kulla, autorin e kësaj enciklopedie, se edhe mendimet përparimtare të intelektualëve shqiptarë properëndimorë të shekullit të XX-të, të cilët e humbën luftën, do ta ndihmojnë popullin tonë të gjejë rrugën e vet të rigjenerimit dhe ky “do të ecë drejt krijimit të një Shqipërie tjetër… të dijes e të përparimit” (f. 410).

Grindjet kanë penguar susksesin

Frank Shkreli e njeh mirë historinë dhe karakterin e popullit shqiptar. Ai vlerëson tiparet pozitive të tij si bujaria, mikpritja, trimëria, besa, etj, por nuk nguron të vërë në dukje dhe karakterin grindavec të shqiptarit, tipar ky që ka penguar në ecurinë tonë si shoqëri dhe si komb. Jo rastësisht ai në recensionet e librit “Vetëvrasja e një kombi” të Kol Bib Mirakajt dhe të librit anglisht të Albert Lulushit “Operacion Valuable Fiend” (“Operacioni, kundërshtar i dobishëm”, pranon idenë e artikuluar së pari prej këtyre dy autorëve se forcat antikomuniste shqiptare (indipendentë, ballistë, zogistë dhe proqeveritarë) gjatë viteve 1941 – 1944 dhe pastaj edhe diversantët e dërguar me ndihmën e Cia-s amerikane prej po këtyre forcave të arratisura jashtë shtetit) gjatë viteve 1948 – 1953, e humbën luftën kundër Partisë Komuniste, sepse ato nuk kishin një program të përbashkët, por grindeshin midis tyre.

Diaspora – pasuri e madhe shkencore, letrare dhe kulturore

Si njohës i mirë i veprimtarisë atdhetare të diasporës shqiptare në Amerikë, ky autor vlerëson me artikuj përkujtimorë, ose me recensione veprash figura të shquara si Xhevat Kallajxhiun, të cilin e quan dekan i gazetarisë shqiptare demokratike, Profesor Arshi Pipën shkrimtar, studiues, kritik letrar dhe pedagog i Letërsisë Italiane në Universitetin e Minesotës; Profesor Sami Repishtin një nga krerët e intelektualëve shqiptarë të diasporës sonë në SHBA si veprimtar i shquar i të drejtave të njeriut; Dr. Elez Biberajn shef i departamentit të Euro – Azisë në Radio Zëri i Amerikës dhe autor i disa librave mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar në vitet e tranzicionit; Idriz Lamajn gazetar në “Zëri i Amerikës” dhe autor i shumë studimeve dhe i veprës “Vatra dhe vatranët”, etj.

Guximi dhe qartësia e shprehjes së mendimeve si tipar dallues i këtij gazetari bie në sy në të gjitha shkrimet e tij edhe në ato që po vijon të shkruajë dhe sot. Ai ka kritikuar veprimet jo demokratike të shtetarëve të Ballkanit, por edhe të SHBA-ve. I tillë është rasti i këtyre javëve, kur ai u bashkua me ata senatorë e kongresmenë që kritikuan presidentin Donald Trump për urimin që i bëri me telefon Vladimir Putinit për zgjedhjen e tij shef i Kremlinit. Edhe Shkreli e kritikoi këtë veprim si një urim të panevojshëm për shkak se zgjedhja e Putinit ishte jo demokratike.


DEMOKRACIA NUK PRET- PAK FJALË PËR MËNYRËN DHE STILIN E TË SHKRUARIT TË GAZETARIT FRANK SHKRELI

Nga Dalip Greca

 

Kam mendimin se libri që promovojmë”Demokracia nuk pret” i gazetarit Frank Shkreli, përveç mesazheve dhe shqetësimeve qytetare, sjell edhe përvojën e tij gazetareske, ku dallohet një stil i veçantë i të shkruarit, me një gjuhë të pasur nga ana leksikore dhe të pastër nga fjalët e huaja, pa fjalë e fjali parazite, pa shprehje standarte e pllakateske, që vlen të studiohet dhe të merret në konsideratë nga gazetarët e rinj, natyrisht pa e imituar. Stili i tij gazetaresk nuk vuan nga mania e oratorizmit apo e ligjërimit fals.

 

Në shikimin tim, z. Shkreli është një vëzhgues i kujdesshëm i zhvillimeve demokratike, i ngjarejeve të ditës dhe ato të perspektivës, veçanërisht në trevat etnike shqiptare dhe një analist gjakftohtë, që operon kujdesshëm me faktet, pa e ngarkuar tekstin. Frazat dhe fjalitë në 80 artikujt e këtij libri që promovojmë janë të zhveshura nga mbingarkesa e huazimeve të huaja dhe përdor mjaft mirë gjuhën shqipe, edhe pse ka mërguar në moshë fare të re në SHBA.

 

Mendoj se kapja e temës dhe vendosja e titujve përbën një model për atë që do të mësoj prej përvojës së gjatë të tij. Duke jetuar në SHBA, larg trojeve kombëtare, ai nuk e ka të vështirë që të ndjekë zhvillimet mbarëshqiptare dhe të jetë një mbrojtës i flaktë i çështjes kombëtare me argumente dhe jo në mënyrë folklorike siç e bëjmë ne shqiptarët shpesh. Gazetarit Shkreli i shërben si lëndë e parë për analizat e tij edhe një fakt, një problem, i ngritur në median e shkruar apo atë televizive. Në shkrimet e tij, të cilat në tërësi janë analiza të dukurive dhe fenomeneve që pengojnë demokracinë e brishtë, nuk mungojnë edhe shkrime -tip leksion demokracie apo vlerësime Historike për figura Kombëtare të nëpërkëmbura. Jo rrallë ai jep kushtrimin për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

 

Në stilin e tij gazetaresk të bie në sy operimi mes fakteve dhe gjykimit. Në shumicën e shkrimeve ka një shqetësim bazë; ka një fakt-themel, mbi të cilin ngrihet ngrehina e artikullit. Shpesh herë ai e nis analizën duke iu drejtuar një fakti apo disa fakteve së bashku. Po sjell në vëmendje për të ilustruar idenë artikullin-analizë: “At Gjergj Fishta si vlerë Kombëtare”. Shkrimi nis me një referencë të shtypit të Tiranës, në rastin konkret të Gazetës “Telegraf (gazetë ku ai vetë është një bashkëpunëtor i aktiv”, – ku jepet kushtrimi”SOS” për gjendjen e mjerushme në të cilën ndodhej dhe ndodhet ende sot, Shtëpia e At Gjergj Fishtës, e kthyer në një magazinë kallamishtesh, ndërsa përballë saj qëndron stoik busti i poetit kombëtar, kandidat për Çmimin Nobel! Analistit Shkreli i mjafton ky sinjal-fakt i gazetës, për të na sjellë shqetësimin plot nerv të intelektualit për Kolosin e letrave shqipe, për atdhetarin, shërbestarin e Kombit, At Gjergj Fishta. Është një analizë e plotë, e detajuar, që përcjell përveç vlerësimit historik të kësaj figure madhore Kombëtare, edhe një kritikë të ashpër e të pamëshirshme për shtetarët indiferentë shqiptarë. Gazetari është i pamëshirshëm ndaj autoriteteve shqiptare, që mbyllin sytë dhe veshtë përballë gjendjes skandaloze të banesës së Homerit Shqiptar: Ai denoncon me kurajo qytetare. Gazetari flet hapur, pa kursyer kënd dhe del në përfundimin se: ”Kundër At Gjergj Fishtës dhe veprës së tij, vazhdon ”përdhunimi historik”, harresa dhe denigrimi nga një grup, siç duket me influencë në vendimarrje të tilla, nga një grup historianësh politikë të doktrinuar, të cilët gjithnjë i referohen Homerit të shqiptarëve me epitetet më fyes si:”fashist” e “tradhëtar”…

 

Stili i gazetaresk i z. Shkreli dallohet edhe për faktet burimore dhe refencat e pasura mbi të cilat ngrihen shkrimet e tij.  Për ta ilustruar këtë do të mjaftonte si referencë shkrimi-kumtesë, i mbajtur këtu, në këtë sallë, në Vatër: “Arshi Pipa: Mendime të hedhura me rastin e 95 vjetorit të Lindjes”.  Për të analizuar e portertizuar shkrimtarin, poetin, filozofin, përkthyesin, studiuesin, politikanin disident, autori operon me figura të tjera të njohura, të cilat sjellin vlerësime për të, ose ai për ata… si poeti e shkrimtari disident Visar Zhiti, që ashtu si Pipa, vuajti tmerret e hetuesisë dhe burgjeve të diktaturës komuniste, që në takimin e parë me shkrimtarin e madh, pat sjellë këtë vlerësim: …Arshi Pipa “ishte njeri i prerë, i pa kompromis, madhërisht i pamëshirshëm me diktaturën”,… apo tek vlerëson prelatin e Lartë të Kishës, shkrimtarin dhe Ipeshkëvin Martir Vinenz Prendushi; apo referimi i vlerësimit të Pipës nga poeti Kombëtar Martin Camaj, të gjitha këto së bashku, me sjelljen e mesazheve të veprës, plotësojnë figurën e Arshi Pipës.

 

Përsëris: Stili i të shkruarit të z. Shkreli, dallon nga pastërtia e frazës dhe e fjalisë; nuk ka fraza e fjali parazite të ndërmjetme të ngufatura me ujëra, që e rëndojnë shkrimin. Tjetër cilësi e stilit të tij: Ka një raport të drejtë mes fakteve dhe analizës.

Ka një dallim në shkrimet e z. Shkreli duke u nisur nga natyra e shkrimit, tema që trajton. Në këndvështrimin tim, duket se kur ai trajton tema historike apo sjell personalitete historikë, ka një stil të vçantë, përmban në vetvete një lloj kushtrimi, shoqëruar me një pathos të veçantë brenda vetes, që përcjell krenarinë e të qenurit shqiptar. Mjafton të lexosh shkrimet kushtuar figurave historike si;  At Gjergj Fishta si vlerë Kombëtare, Dedë Gjon Luli në Shërbimin Kombëtar, Luigj Gurakuqi në një Optikë të re, Rivarrimi i eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini; Kol Bibë Mirakaj:Vetëvrasja e një Kombi; Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi; At Shtjefën Gjeçovi-Apostulli i Bashkimit Kombëtar, Ibrahim Rugova, njeriu që bëri miq për Kombin shqiptar, Mithat Frashëri me rastin e 65 vjetorit të vdekjes; Dom Simon Filipaj:Shqiptarë flisni shqip me Zotin”, e shumë  e shumë të tjerë …

 

Stili i gazetarit Shkreli shquhet për thjeshtësinë e qartësinë e mendimit dhe mesazheve që përcjell; ai dallon për komunikimin e drejtëpërdrejtë me lexuesin. Them me bindje se kur shkruan ai ka përballë lexuesin e tij. Ndoshta arsyeja do kërkuar tek ajo që konstaton studiuesi Thanas Gjika se tek ai ka ndikuar gazetaria radiofonike. Pra kur Franku shkruan mendon se ka përballë lexuesin e tij me të cilin komunikon, që apelon përmes artikullit.

 

Në publicistikën e z. Shkreli ndeshim dhe përballjen e fakteve apo vendosjen e dy a më shumë gjendjeve ballëpërballë. Mjafton të sjellim në kujtesë shkrimin”Roli i Diasporës në Politikën e Jashtme Amerikane”, ku autori përball vlerësimin dhe vëmendjen që i kushton shteti amerikan Diasporës Botërore në Politikën e jashtme të saj, duke e përballur me harresën e shteteve shqiptare ndaj Diasporës së tyre.

 

Në këndvështrimin tim, publicistika e shkruar e z. Shkreli është e zhveshur nga fjalët bombastike, nga vlerësimet e glorifikuara. Nuk gjenë tek ai shprehjet e lodhshme që karaktirizojnë gazetarinë e rëndomtë edhe këtu në komunitet, ku të gjithë përshkruhen si të mirënjohur, të shquar e shumë të shquar, tepër të njohur, shumë të talentuar, ku të gjithëve u vihen grada dhe tituj, sa na është mbushur komuniteti me doktorë e profesorë, Profesor-doktore, shkrimtar i shquar, poet i shquar, artist i shquar etj…edhe kur nuk i kanë këto grada ua jep gazetari. Jo, Franku i jep secilit hakun që meriton.

 

Gjithësesi mendoj se publicistika e gazetarit Frank Shkreli meriton vëmendje edhe nga katedrat e fakultetet e gazetarisë në Tiranë e Prishtinë, ndërsa për ne gazetarët e komunitetit të këtushëm, dhe në përgjithësi gazetarët e diasporës, ai mbetet një model nga duhet mësuar, natyrisht jo kopjuar. Uroj: Përurofshim së shpejti dhe librin e ri me publicistikë të autorit!

 

DALIP GRECA21 Prill 2018

 

 


FJALA ME RASTIN E PROMOVIMIT TË

LIBRIT “DEMOKRACIA NUK PRET” NË SELINË E

ORGANIZATËS PAN-SHQIPTARE VATRA NË NJU JORK

Nga Frank Shkreli

Falënderimet e mia Organizatës Pan-Shqiptare Vatra.  Jam mirënjohës dhe falënderoj sinqerisht, Kryetarin Dritan Mishto, Kryeredaktorin e Diellit Dalip Greca dhe gjithë antarët e Kryesisë së Vatrës për këtë organizim, që na ofron mundësinë të kalojmë këtë bashkbisedim vëllazëror me ju sot. Jam shumë i kënaqur dhe i privilegjuar që marr pjesë në këtë veprimtari të veçantë.

Dua të falënderoj gjithashtu – për praninë e tij — folësin kryesor Dr Elez Biberajn, mikun e ngushtë ç’prej bankave të Lehman college në vitin 1972 e deri më sot: kolegun dhe mikun Idriz Lamaj, Prof Sami Repishtin dhe Prof. Nick Panon, Akademik Jusuf Buxhovin, Dr. Thanas Gjikën dhe të tjerë për mesazhet, për miqësinë dhe këshillat e tyre gjatë viteve.  Një falënderim të veçantë për mikun tim deputetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Dr. Halim Kosova, i cili na nderon me pjesëmarrjen e tij.  Një sekret të vogël po e ndaj me ju. Titulli i librit, “Demokracia nuk pret”, është pronësi intelektuale e Dr. Halim Kosovës.

 

Botimi i vëllimit të parë — është botuar me sponsorizimin e Gazetës Telegraf, Drejtorit të saj, Engjëll Musai dhe botuesit Agim Çiraku, të cilët dua t’i falënderoj publikisht për besimin që kanë treguar ndaj meje gjatë viteve dhe për mbështetjen që më kanë dhënë për më shumë se një dekadë, duke botuar të gjitha shkrimet e mia, pa përjashtim, në një kohë kur dukej se të tjerët nuk e kishin guximin t’i botonin.

 

Një ndër bekimet më të mëdha në jetën time ka qenë punësimi pranë Zërit të Amerikës për 30-vjetë, ku bashkë me shumë kolegë gjatë viteve, jemi përpjekur të japim kontributin tonë modest për lirinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe të forcimit të lidhjeve midis dy kombeve tona mike.  Në Zërin e Amerikës, për më shumë se 7 dekada të ekzistencës së VOA-s, u përpoqëm ta bëjmë këtë me fuqinë e fjalës së lirë dhe në shërbim të së vërtetës.

 

Në këtë frymë të fjalës së lirë kam vazhduar të shkruaj edhe mbas daljes në pension nga Zëri i Amerikës, përfshir shkrimet e përmbledhura në vëllimin e parë “Demokracia nuk pret”.  Titulli i librit nënkupton se demokracia ende nuk ka zënë rrënjë siç duhet në trojet tona.  Si është e mundur që pothuaj 30-vjet pas shembjes së komunizmit dhe 10-vjetë pavarësi për Kosovën, të dy shtetet tona konsiderohen gjithnjë si “pjesërisht të lira”, bazuar në standardet ndërkombëtare për një shtet të lirë?  Të nderuar Zonja dhe Zotëri, beteja kundër diktaturës komuniste mund të jetë fituar por, fatkeqsisht, lufta për një demokraci të vërtetë nuk ka përfunduar ende në një fitore të madhe që të gjithë e dëshirojmë për kombin shqiptar.

 

Fatkeqësisht, pranvera e demokracisë shqiptare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, nuk ka çelë ende lulet që prisnim dikur e për të cilat presim gjithnjë.  Shqipërinë e donim si e gjithë Evropa 30-vjetë më parë. Por sot shpresa për një Shqipëri dhe Kosovë të tillë, është tek brezi i ri i shqiptarëve dhe tek ndonjë politikan i rrallë si Dr. Halim Kosova, i cili hyri në politikë jo për interes personal, por thjeshtë për të shërbyer.

 

Përveç zhvillimeve demokratike aktuale, ose më mirë të themi mungesës së tyre në trojet shqiptare, ndër subjektet që jam përpjekur të trajtojë shpesh kanë qenë edhe marrëdhëniet e diasporës këtu në Amerikë me Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, si dhe marrëdhëniet amerikano-shqiptare në përgjithësi.  Këto lidhje janë aq të vjetra, sa është edhe diaspora shqiptare në Amerikë.  Ato kanë filluar në vitet e para të shekullit të kaluar, në kohën e kolosëve të VATRËS, Fan Nolit dhe Faik Konicës, atëherë kur diaspora shqiptare në këtë vend, megjithëse e vogël në krahasim me komunitetin e sotëm shqiptaro-amerikan, mundi të siguronte nëpërmjet Presidentit Woodrow Wilson, mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për shtetin e ri shqiptar.  Atëherë, si edhe më vonë, pas shembjes së komunizmit në Shqipëri si dhe përpara dhe gjatë luftës në Kosovë — diaspora shqiptare në Amerikë, ka luajtur dhe vazhdon të luaj rolin kryesor në çimentimin dhe përparimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve — të cilat kjo diasporë, pa dallim — i ka konsideruar gjithmonë si të pa zevëndsueshme për interesat jetike të kombit shqiptar.

 

Sot, Shqipëria dhe Kosova kanë më shumë nevojë për diasporën, për këtë diasporë — të vjetër e të re — e cila si individë dhe si komunitet, historikisht, ka mbajtur lidhje të forta me Washingtonin zyrtar, gjithmonë duke punuar në interesin dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të bashkatdhetarëve të vet kudo në trojet etnike, sidomos në periudha të vështira, për fatin e kombit shqiptar.

Nëqoftse sot – nga selia e organizatës Pan-shqiptare Vatra, simbolit të veprimtarisë shekullore të diasporës në mbrojtje të interesave të kombit — kemi një mesazh për autoritetet në Tiranë dhe në Prishtinë, është ky: mos e anashkaloni diasporën dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.  Të mos kini frikë nga diaspora në Amerikë — as nga e vjetra as nga e reja – përfshir organizatën historike Pan-Shqiptare Vatra.  Ka ardhur koha që diaspora shqiptare, sidomos ajo e vjetra, të mos konsiderohet më si një grup armik i përherëshëm, pjesë e një lufte që vazhdon për më shumë se një gjysëm shekulli, trashëgimi kjo e regjimit të Enver Hoxhës.

Edhe një gjë dhe i dhashë fund monologut tim. Ato që rrezikojnë zhvillimet e mëtejshme demokratike dhe që pengojnë seriozisht integrimin e shqiptarëve në organizmat euro-atlantike, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë si dhe anë e mbanë trojeve tona, janë tri kryesore: është politika putiniste dhe erdoganiste që qëndron si shpata e Demokleut mbi trojet shqiptare. Njëri synon ringjalljen e perandorisë komuniste sovjetike e tjetri ringjalljen e perandorisë osmane. Historikisht, të dyja na kanë sjellë fatin e zi.  Këta nuk janë mbështetës të demokracisë as të lirisë.  Flirtimet me kësi llojë autokratësh nga ana e udhëheqësve shqiptarë sot nuk janë në interes të shqiptarëve.  Përveç rrezikut të jashtëm, ekziston edhe rreziku i përmbrendshëm, siç e ka quajtur At Gjergj Fishta dikur, duke iu referuar mosmarrveshjeve dhe konflikteve politike të pafund.  Dhe rreziku i tretë, siç thuhet edhe në  raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për të Drejtat e Njeriut për vitin e kaluar është korrupsioni, që sipas raportit, është përhapur në të gjitha degët e qeverisë së Shqipërisë.  Ndërkohë që edhe Kosova përballet me korrupsion të gjithëanshëm, sipas raportit të lëshuar dje nga DASH. Të nderuar zonja e zotërinj, Demokracia nuk pret!

Por për ne, që jemi të privilegjuar të jetojmë në këtë vend të lirisë e të demokracisë, shpresa për një demokraci dhe liri të vërtetë për kombin shqiptar është gjithnjë e gjallë dhe endërra jonë shekullore për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të lirë e demokratik — i integruar në organizmat euro-atlantike, aty ku gjithmonë e ka pasë vendin – nuk do të shuhet kurrë.

 

U falënderoj të gjithëve nga zemra për pjesëmarrjen tuaj dhe për durimin.

 

21 Prill, 2018

 


                           FRAN SHKRELI – PENË ATDHETARE

                                       NË DY EPOKA HISTORIKE 

                                                Nga Idriz Lamaj

          Publicistika e Shqiptarëve të Amerikës është thesar i çmuar për analizimin e zhvillimeve historike të popullit shqiptar në atdheun tonë etnik dhe të veprimtarisë të mërgimtarëve shqiptaro-amerikan në Shetet e Bashkuara. Që nga fillimi i shekullit të kaluar deri më sot, mërgimtarët shqiptarë në këtë vend botuan me dhjetëra gazeta e revista të ndryshme. Veprimtarët e kësaj fushe ishin intelektualë idealistë të cilët botuan gazeta e revista  me mundin e shpenzimet e tyre dhe të pak miqëve e bashkëpunëtorëve të ngushtë që mund të kishin. Me kalimin e kohës u zhduken gjurmët e tyre, me përjashtimin e gazetës “Dielli”, dhe “Iliria”, që akoma vazhdojnë të botohen këtu në New York.

 

Shtatë vjet më parë kam shkruar diçka për revistën e harruar, “Rinia shqiptare në mërgim”, të botuar nga Fran Shkreli para 46 vitesh. Rikujtoj atë shkrim të thjeshtë për disa arsye. Por, në radhë të parë, për lidhjen nyje të shkrimeve të tij të dikurshme në atë revistë, me shkrimet e tij të sotme të përmbledhura në këtë botim,  “Demokracia nuk pret”, për të cilin jemi mbledhur sot.

 

Frani megjithëse kishte filluar të shkruante vite më parë në revistën “Jeta Katolike Shqiptare”, nxori në qarkullim revistën e tij në një kohë ndryshimesh të dukshme politike kombëtare dhe ndërkombtare, siç ishin fillimi i marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Tiranës dhe një lloj lëvizje liberalizmi të çoroditur prokomunist në disa mjedise studentesh e profesorësh amerikanë, si pasoj e përfundimit të luftës në Vietnam.

 

Në atë përiudhë lëkundjesh të thella politike, shumë gazetarë, historianë, studiues dhe shkrimtarë të Kosovës kishin ra plotësisht viktimë e propagandës të regjimit të komunist të Shipërisë, dhe kishin filluar një fushatë të egër propagandistike kundër mërgatës nacionaliste shqiptare dhe Klerit Katolik shqiptar. Natyrisht edhe kundër “imperializmit amerikan” siç e cilësonin ata.  Fran Shkreli, djal i ri në mërgim, filloi botimin e revistës së tij “Rinija shqiptare në mërgim” me përkrahjen e pakë shokëve të ngushtë idealistë. Në janar të vitit 1972, doli këtu në New York numri i parë i revistës në fjalë. Në numërin e të parë, Frani goditë pa mëshirë qendrimet e errta politike të shkrimeve të tyre kundër mërgatës nacionaliste dhe Klerit tonë Katolik. Ai i goditë jo me metoda të formës pro-jugosllave, siç bënin disa, por me armën Fishtiane. Në editorialet dhe në artikujt e tij, vazhdimisht e cilësoi komunizmin shqiptar si sllavo-komunizëm, si sëmundje vdekjepruse për kombin shqiptar të mbështetur dhe drejtuar nga jugosllavët, gjatë gjithë ekzistencës ideologjie në Shqipëri.

 

Po sjell vetëm titujët e disa shkrimeve të botuara në revistën e Franit në vitin 1972.  1). Për Shumë Vjet Këshnellat, 2). Shqipnija etnike. 3). Shqyrtim i shkurtë i historisë së njerzimit. 4).  Editoriali – Dashunija ndaj atdheut, dhe studimi “Rilindja” dhe Ideologët e “Botës Arbrërore”, një prej kritikave më të ashpra kundër përsonave me emër që shkruanin në gazetën “Rilindja” dhe revista të tjera të Kosovës kundër Klerit Katolik dhe figurave atdhetare nacionaliste në mërgim dhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe sot nderohemi dhe krenohemi me sinqeritetin dhe atdhetarizmin e Franit të paraqitura në ato shkrime, megjithse ishte në moshë tepër të re 22-vjeçare.

 

3). Për ilustrim sjell vetëm dy-tre paragrafe të një editoriali,

“Politikë e kodër n’kumbull” :

 

“Atdheu i jonë Shqipnija, tash ma se 25 vjet asht tue jetue nën thundrën e nji regjimi totalitar, antinjerzor komunist, ose gjaksor bolshevik. Populli shqiptar kurrë nuk e pranoi këtë qeveri me vetdashje. Historija kallxon, dhe shumë janë dishmitarë se si kjo qeveri e keqpërdori edhe e keqpërdorë fuqinë dhe pushtetin që e muer në dorë me padrejtësi dhe pa dëshirë të popullit, e muer në dorë me anë të agjentëve serbo-malazezë dhe me ndihmën e Jugosllavisë. Këta sot me propagandën e tyne të ndytë dhe panjerzi, mundohen me i mësue botës mend se vetëm ata dhe kërkush tjetër, janë në vinë e drejtë të Leninizmit dhe se kjo viëj asht e vetmja që duhet të ndjekin shtetet komuniste. Natyrisht tue sulmue “imperializmin amerikan”, që në menden e tyne tash s’voni asht tue ngadhnjye dhe tue largue botën komuniste nga rruga e Marksizëm – Leninizmit.  Çfarosjen e Marksizëm – Leninizmit kanë për qellim të gjithë popujtë e robnuem dhe paqëdashës të botës që dëshirojnë nji herë e përgjithmoën me u lirue nga zgjedha e kuqe dhe nga“parajsa” e Leninizmit…”, (“Rinija shqiptare në mërgim”, Korrik-Shtator, 1972) . ,  e kështu me radhë.

 

Do të shkonte gjatë të sjellnim pjesë editorialesh dhe shkrimesh të ndryshme të thukta të asaj epoke historike, por le të kthehemi tani të Frani babagjysh, i mbajtur mirë, natyrisht në saje të zonjës Viki, i qeshur e i gëzuar në jetën familjare, por i zhgënjyer thellë me rezultatet që solli demokracia dhe demokrtizmi në atdheun e tij etnik në epokën e sotme historike. Në shkrimet e tij të sotme, në ato që janë të përmbledhura në këtë vëllim, dhe në qindra e qindra të tjera të përhapura në gazeta dhe mjete elektronike të kësaj kohe, shihet qartë zhgënjimi i tij për këtë përiudhë të demokratizimit. Natyrisht, në secilin shkrim, drejtë për së drejti dhe tërthorazi, Frani iu vënë fajinë politikanëve të kësaj lloj epoke demokratike, ashtu si iu vënte fajinë dikur  politikanëve komunistë.  E dij se Franit, dhe ju të tjerëve, nuk u pëlqen kjo shprehje e imja por jamë i detyruar t’a them këtu publikisht: Politikanët janë pjellë e popullit, jo populli pjellë e politikanëve. Me kritikoni sa të keni qejf, këtë e kanë thënë edhe të tjerë para meje.

 

           Po të shikohen titujt e 80-të shkrimeve të tij të përmbledhura në këtë vepër, lëre më edhe titujtë e qindra shkrimeve të tjera të përhapura në mjete të internetit dhe në gazetave të ndryshme, lexuesi, analisti ose historiani,  për secilin shkrim të Franit, si tërësi të këtij libri, ose si veçantësi artikujsh, formon bindjen e deshmisë gjallë për njohurit e tij të gjithanshme mbi çdo gjë që shkruan.

 

Përshkrimi i temave, analizat koncize, të thella e të gjithanëshme, historike, politike, ekonomike, shoqërore, ideologjike e kulturore;  densiteti dhe gjërsia e informacionit jepen me mjeshtri e pa përsëritje të dukurive të ndryshme e ngjarjeve. Pasuria e  fakteve është e padiskutueshme. Njohuritë e gjithanëshme historike, stili i rrjedhshëm dhe elokuenca e të shprehurit i kanë dhënë mundësi autorit ti shmanget pësëritjeve monotone. Shkrimet e Franit, temat për të cilat shkruan, po u lexuen me kujdes, nuk mund të mirren si lajme, ose thejshtë analiza. Ato janë studime të thella, historike dhe diplomatike, që lidhën me kohën dhe me pikëpamjet perëndimore.

 

Një aftësi tjetër e Fran Shkrelit, është mënyra e trajtimit të problemeve shqiptare në shkrimet e tij analitike,  jo si fenomen i shkëputur nga vija e përgjithëshme e zhvillimeve historike të popullit shqiptar, por si tërësi e saj. Temat e shkrimeve të tij, me përmbajtje ndër më të ndryshmet, lidhen me një lidhës të fort të historisë tonë kombëtare, me karakterin, traditat  e tarshiguara në shekuj, me besën, burrërinë, trimërinë, bujarinë dhe qytetërimin e veçantë, thjeshtë qytetërim perëndimorë, gjë që të jep shpresa për një të ardhme më të mirë.

 

Po të analizohen me kujdes shkrimet e tij në tërsi, jo vetëm   në botiminDemokracia nuk pretku janë përmbledhur vetëm  80-të shkrime, por edhe qindra e qindra shkrime të tjera  të tij, përmbajtja e tyre tregon brengën e tij ndaj përiudhës mbi 25 vjeçare, të zhvillimit të kësaj lloj demokracie hibride në Shqipëri dhe në trojet tona tjera në Ballkan. Autori përpiqet me sjell në vëmendje të lexuesve dhe politikanëve shqiptarë realitetin se ku ndodhet sot, pas më  shumë se një çerek shekulli, demokratizimi i Shqipërisë. “Demokracia nuk pret” e Fran Shkrelit është një vepër që dërmon shpirtërisht shqiptarët me bindje të kulturës perëndimore, sepse ata në të  shohin se Shqipëria dhe shqiptarët në trojet e tyre etnike në Ballkan, nuk janë vetëm në një udhëkryq të vetëdijes se çfarë  është për t’a lindja dhe perëndimi, por anojnë dukshëm nga lindja dhe i janë nënshtruar ndikimit politik lindor. Për ata me pikëpamje lindore është kënaqësi. Sepse, ata e shikojnë vetën më të fuqishëm në saje të karavanit që i ndjek pas dhe te mbështetjes të fuqishme që gjejnë nga fronti politik ruso – otoman.  

 

Përfundimisht: Përpjekjet e Fran Shkrelit për të kontribuar në luftë kundër komunizmit në binarët perendimorë dolën me sukses për të dhe për ne, sepse komunizmi ra në saje tutelës shtërnguese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, shkrimet e tij për të ndikuar tek politikanët në atdheun tonë etnik, në shtrirjen e demokratizimit të formës perendimore amerikane, deri tashti nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Ndoshta një ditë, politikanët e ardhshëm shqiptarë, vetëdijsohen e sakrifikojnë për shkëputjen e atdheut tonë nga skllavërimi shekullor lindor; në qoftë se ndodh kjo, vepra e Franit, Demokracia nuk pret, dhe shkrimet e tij të tjera do të sherbejnë si një antologji shkollore orjentuese drejtë Perendimit për brezatë e ardhshëm.

 

     Falemnderit

 

 

 

                            FRAGMENTE EDITORIALESH

          të botuara në revistën e Fran Shkrelit: “Rinija shqiptare në mërgim”.

                                             (Viti 1972)

         

          “Kisha me dëshirue me ardhë te ti, dhe me të përqafue me zemër dhe me shpirt. Me ty s’bashku me i këndue lindjes tonë qielluer.  Të dejë të punës, pullazit dhe sofres, do të deshirojshëm me jetue në flakën e cila i ka mbush zemrat tona me dashtni dhe muskujt tonë me fuqi; me u kënaq me bukuritë dhe meloditë e maleve tona dhe ajrin e pastër të tyne.

          Me mundë me pru atë gjuhë dhe ato veti tua në zemrat e bijve tu këtu. Do të dëshrojshim t’i gëzojmë babat dhe nanat tona, atje, t’i përcjellim në pushimin e pasosun, të strehohemi ndër krahët tu, të vdesim te ti. Na e dijmë se për ty, jemi ende bijtë tu. Sot, na quejnë  “trathtarët” tu: fuqija e jonë asht e pa dejë për punë, mendja e jonë për mësim, kryet tonë për strehim, goja jonë për sofër… Editoriali është i gjatë por mbyllet me këtë fjali:  “… atdhe, dikush prej nesh nji ditë do të këthet i lirë te ti…”

         

          Fragmente nga editoriali:  “ Për shumë mot Keshendellat, atdhu i jonë ”. Rinija Shqyptare në Mërgim, nr. 1. Kallnduer – Mars, 1972

 

          “Atdheun dhe popullin nuk duhet me i dashtë vetëm me fjalë dhe sheje, por me vepra dhe flije. Na e duem atdheun dhe popullin t’onë  në qoftë se jemi t’gatshëm me nda të mirën dhe të keqen me të; që të kryejmë detyrën t’onë si duhet; t’mundohemi me përparue: arsimin, artin, jetën morale dhe n’përgjithësi çdo përparim të popullit; në fund edhe të jemi të  gatshëm për mbrojtjen e atdheut në qoftë se e lypë nevoja edhe me dhanë jetën për të. Ashtë gja e ambël dhe e ndershsme me vdekë për atdhe, ka thanë poeti pagan klasik Horaci…”  Frani e mbyll editorialin me këtë thënje Imzot Luigj Bumçit: “… Ene sllavi s’kishte dalë prej breshtet t’Uralit, e ene s’kje njeshë e sodmja e fortë laramane neo-elenike, kur Shqyptari korrte m’zagna të Ballkanit dhe mbyll e kishte nji përiudhë t’gjatë të historisë s’vet në moshë të rruzullimit.”

 

          Fragment nga editoriali: “ Dashnija ndaj atdheut ”,  Rinija Shqiptare në Mërgim, nr. 2, Prill – Qershuer, 1972.

 

Atdheu i jonë Shqipnija, tash ma se 25 vjet asht tue jetue nën thundrën e nji regjimi totalitar, antinjerzor komunist, ose gjaksor bolshevik. Populli shqiptar kurrë nuk e pranoi këtë qeveri me vetdashje. Historija kallxon edhe shumë janë dishmitarë se si kjo qeveri e keqpërdori edhe e keqpërdorë fuqinë dhe pushtetin që e muer në dorë me padrejtësi dhe pa dëshirë të popullit, e muer në dorë me anë të agjentëve serbo-malaze dhe ndihmen e Jugosllavisë. Këta sot me propagandën e tyne të ndytë dhe panjerzi, mundohen me i mësue botës mend, se vetëm ata dhe kërkush tjetër, janë në vijnë e drejtë të Leninizmit dhe se kjo vij asht e vetmja që duhet të ndjekin shtetet komuniste. Natyrisht tue sulmue “imperializmin amerikan”, që në menden e tyne tash s’voni asht tue nga- dhnjye dhe tue largue botën komuniste nga rruga e Marksizëm-Leninizmit. Çfarosjen e Marksizëm-Leninizmit e kanë për qëllim të gjithë popujtë e robnuem dhe paqëdashës të botës që deshirojnë nji herë e përgjithmonë me u lirue nga zgjedha e kuqe dhe “parajsa” e Leninizmit…”

 

Fragment nga editoriali: “Politik e kodër n’kumbull” – Rinija Shqiptare në Mërgim, nr. 3, Korrik – Shtatuer, 1972

 

          Fragment nga një editorial anglisht:

 

          “ President Nixon had been acucused by some radicals of prolonging the war in Vietnam. I could write a large paper on this subject, but not this time. Everyone knows ( who  wants to know ) that America has no imperialistic interests in jungles of Southeast Asia. But the reason why we are there is elswhere. Woodrow Wilson said: “ The interesting and inspiring thing about America is that she asks nothing for herself, except what she has right to ask for humanity…”

Editoriali është i përmbledhët, dy-tre faqesh, i ashpër ndaj radikalëve komunistë të asaj kohe dhe i qendrueshëm për çdo kohë.

 

          Fragment nga editoriali: “More Than Ever” Rinija Shqiptare në Mërgim, Tetuer – Dhetuer, 1972

 

 

 

By admini