Ali-salajShkruan: Ali Salaj

Deputeti nga Malësia, Nik Gjeloshaj, prej botës së tij të mbyllur virtuale në Facebook, “i mbrojti” nga unë deputetët nga Ulqini, Genci Nimanbegu dhe Dritan Abazoviqi. “I mbrojti” Nika dy personalitete që nuk hynë aksidentalisht në politikë si dhe nuk u konvertuan në deputetë  me votat e partive të tjera. Nimanbegu dhe Abazoviqi nuk kanë nevojë për sufler sepse ata e kanë dëshmuar që janë të aftë të mbrohen jo nga politikanët lokalistë dhe provincialistë, por edhe nga  politikanët më të sofistikuar në vend.
Angazhimi i tyre për çështjen e gazetës “Koha javore” asnjëherë nuk është heshtur, por siç duket i zhytur në botën e tij virtuale në Facebook, Nika nuk i ndjekë mediat në Mal të Zi. Prej themelimit të Grupit të punës dhe takimit të tij të parë, ku mora pjesë edhe unë, aktiviteti i tyre është pasqyruar me tekst dhe me fotografi në të gjitha mediat shqipe në Mal të Zi dhe në rajon. Me Nimanbegun dhe Abazoviqin kemi zhvilluar me dhjetëra intervista dhe deklarata për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, si për “Zërin e Amerikës” ashtu edhe për “Kohën javore”, kurse  Nika, përkundër insistimit tonë, nuk pati kurrë guximin dhe kurajon që si drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë për arsimimin e pjesëtarëve të popujve pakicë në Ministrinë e Arsimit të Malit të Zi, të prononcohet vetëm një herë për pozitën e arsimit shqip në këtë vend.
Puna e deputetit në Parlament është një veprimtari publike e detyrueshme që vlerësohet jo nga unë, por nga opinioni i përgjithshëm e posaçërisht nga zgjedhësit që u kanë dhënë votën. Unë si redaktor e kam obligim moral të falënderoj diasporën shqiptaro-amerikane për angazhimin e tyre, që nga prilli i vitit 2009, në mbrojtjen e gazetës së vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Është kjo e njëjta diasporë që solli në Mal të Zi personalitetet më me ndikim të politikës amerikane si Tom Lantos, Dona Rorabacher, Joseph Dioguardi etj., të cilët mbrojtën çështjen shqiptare dhe organizuan edhe seanca dëgjimore në Kongresin amerikan. Ishin aktivë derisa u lodhën me mosmarrëveshjet, bajraktarizmat, interesat personale dhe primitive të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi. Ishin aktivë deri kur hetuan se këto subjekte nuk dinë dhe nuk duan të kenë një platformë të përbashkët për çështjen e shqiptarëve në Mal të Zi. Ishin aktivë deri kur ju ra në sy se faktorit  politik më shumë i interesojnë donacionet dhe përfitimet sesa mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve.
Përse atëherë duhet të hallakatet Nik Gjeloshaj kur edhe ai vetë e pranon ndikimin e diasporës shqiptaro-amerikane në mbrojtjen e çështjes së gazetës “Koha javore”? Apo Nika përpiqet që tërthorazi të na sinjalizojë se “deputetët shqiptarë punojnë”. Shumë mirë që punojnë. Me siguri do të formojnë grupe të tjera pune: për statusin e Komunës së plotë të Malësisë, për arsimin shqip në Mal të Zi, për përdorimin e lirë të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, për përfaqësimin autentik, për privatizimet e dështuara, për menaxhimin e vijës bregdetare, për hapjen e kanalit të veçantë në gjuhën shqipe në TVMZ, duke i zgjidhur përfundimisht këto çështje.
Shumë mirë që punojnë. Fjala vjen deputeti Nik Gjeloshaj gjatë tërë mandatit të tij po merret vetëm me gjuetarët e Malësisë dhe me territorin e tyre. Këtë çështje e konsideron si një problem jetik  për shqiptarët në Mal të Zi. Bën mirë të merret edhe me gjuetarët e Anës së Malit dhe të Ulqinit, pasi me votat e tyre gjendet aty.
Një person që pretendon të merret seriozisht me politikë nuk i lejohen shkarjet as në Facebook, sepse çdo hallakatje mund t’i kthehet si bumerang. Tek e fundit, pas çdo beteje dalin shumë heronj, të cilët janë të etshëm për lavdi, por koha është ajo që bën diferencimin.

By admini

10 thoughts on “Pse po hallakatet Nik Gjeloshaj?!”
  1. Ali Salaj, Mos u mburr se tka shpetu dikush prej ameriket, se ti me kene redaktor i mir kishe shpetu veten. Ma mir met shpetu Genci se met shpetu krivokapici. Mir e dim se cfar gazete ish koha javore, gazet tabloid, ku shkrujn da njerez per poezi, per naj recept, intervista me sinan vllasaliun. Politik ke zero se nuk guxon z.Salaj, si ti si pobjeda jeni, sguxoni me hap me goj

    1. Gjeka isht keq me fol kur nuk din asgja.
      Ali Salaj e ka mbajt gjalle te vetmen gazete ne gjuhen shqipe tash e 13 vjet. As Krivokapic e as Genci Nimanbegu nuk e ka shpetu ket gazet por vet ali salaj. Ti munesh me than ca dush po aty kan shkru krejt partit politike, e ti mesiguri ke qef me i lexu vetem faqet e mesit.

  2. KURR MOS HARRO ZOTI GAZETAR: NIKA DHE NIMANBEGU JANE “VIKTIMA” TE BARDHIT DHE SINISHTAJ. DUHET TE MBAHET NJE EKUILIBER. EDHE MALESIS I DUHET NJE DEPUTET. NIKA DHE NIMANBEGU KAN NGA PAK BAZE NE MALESI SHE KOMUNEN E ULQINIT. TE DY PALET DUAN NGA NJE DEPUTET.

  3. ALI, NIKA SE KA PAS ME TY HYC.
    QILLIMI NIKS KA KJEN ME E LAVDU GENCIN QE GENCI MANEJ ME E MARR NKOALICION PER ZGJEDHJE TJERA.
    KJO ISHT E GJITHA.
    POR NE SHKRIMIN TAN TE GJITHE QI KE SHKRU JANE TE VERTETA.

  4. Mir ke shkru per Niken taman me gjutart e malcise vetem isht tu u marr

  5. Keshtu ndodh kur nje deputet medioker merret me nje gazetar te mirfillt.
    Ali Salaj e ka kallxu veten kaher se cfar gazetari isht, e na munena me than ca dojm ktu.
    E randsishme per nji gazetar isht mos me u marr me politik e ai nuk eshte person politik gja e cila e nimon me udheheq gazeten si te don ai vet. Edhe me sa une kam pa secila parti mundet me shkru ne ate gazete e jo si ne disa portale tona qe diken e perkrahin ma shume e diken ja. Koha javore isht mire qe ka mbet ende gjalle se eshte e vetmja gazete ne gjuhen shqipe edhe askush nuk kishte mujt me udheheq ma mire. Perndryshe nuk kishte me qene edhe gazetar per zerin e amerikes se aty nuk munesh me manipulime po me profesionalizem me hy.

    Sa i perket komentit te GJEKA une nuk pajtohem aspak sepse kete gazete nuk e ka shpetu Krivokapici po Ali Salaj, edhe mos kishin qene lobi shqiptar ne amerik, Krivokapici as nuk kish mendu per kete gazete e le ma Genci nimanbegu.

    Per Nik Gjeloshaj skam cka flas, isht kallxu teper i mire Alija me te…

    1. Cila parti politike munet me shkru ne ate gazet. A din se ajo gazet ka nji gjys faqet politik tperkthyme prej pobjedet e tjetra pjes ash letersi shkenc edukim…
      ….. Gazet me 3 punetor, ci merren me sinan vllasaliun e gjysten vulaj.

  6. Po pse mirresh me Niken more Ali? Derisa po merresh me te pse nuk ja permend sa perfitoj nga regjinalizimi i dikurshem. Aq sa qe hapi biznese mejehr pas atij projekti. Me kalimin e kohes kur i munguan parat….
    Njerzes si Nika nuk duhet te trajtohen ne menyr te kulturuar, sepse vet jane te ……e nga punet qe i bejn.

  7. Pershendetje,
    Nika ska thende ndone send, qe te shkaktoje kaq reagim te gjthanshem te salajt. Megjithate mire qe ka reagua, pasi edhe atij, i cilipretendon se eshte “pak me i ngritur”, po ia numeron votat asee nga i ka Gjeloshaj, dhe me te vertete po tregon se eshte poashtu lokalist, sic po e quan Gjeloshajn. Nese do te ishte ne rregull, keta pak shqiptare qe kane mbetur ne keto troje sdo te ndaheshin ne rajone, parti dhe ku po ta di une se cndarje tjeter, pasi kjo ska fund… Ne fund te fundit gjeloshaj ska thene ndonje send, por qe te kihet parasysh se keto parti, keta perfaqesues, te mire te keqinj, ashtu si jane, bejne ate qe eshte e mundeshme ne keto rrathana, pa dashte me mohua rolin e diaspores, qe sdo mend se eshte i madh, jo vetem per poziten e shqiptareve ne Malin e Zi, por edhe me gjere. Mednoj se msazhi, pa marre parasysh se si eshte kuptuar, e ndoshta edhe nga mungesa e pervojes se Nikes, ka qene qe mos t’i qesim anash perfaqesuesit tane, por ti perkrahim, normalisht edhe duke i korrigjuar kur ka gabime, se pa gabime nuk ka as ne vende me me shume potencial. dihet se nga sasia mund te linde edhe cilesia, por kur kihet parasysh se shqipater qe jetonje ne Malin e Zi nuk ka mbi 31 mije sish, ater edhe mudn te konstatohet lete se edhe cilesia, me perjhashtime. Ne kemi dy shtete eme, dhe nese shikojme eliten politike atje, shpesh na duket se lene per tu deshiruar, e le ma ketu!

Comments are closed.