UjiNë rezultatet e analizës mikrobiologjike nga Tivari shkruan se në 100ml ujë janë gjetur streptokoka të prejardhjes fekale  dhe baktere koliforme në sasi të përgjithshme prej 9,2.

Uji nga sistemi qendror i ujësjellësit të Ulqinit nuk është për pirje, kështu tregojnë rezultatet e analizave të bëra nga shërbimi higjienik-epidemiologjik të Shtëpisë së shëndetit në Tivar në të cilat kishin qasje “Vijesti”.

Gazetari i Vijestit ka provuar që të kontaktojë drejtorin dhe teknologun e Ujësjellësit të Ulqinit por pa sukses.

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit të Ulqinit Pavle Marnikoviq nuk ishte në dijeni për të gjithë këtë.
”Mos u hidhëroni, por ne nuk jemi përgjegjës për këtë”, u shpreh drejtori.

Vijesti poashtu ka mësuar se në laboratorin epidemiologjik ditëve të fundit janë evidentuar probleme të qytetareve me ”neveri”.

By admini