Plazhi-madhSipas planit të privatizimit për këtë vit Ndërmarrja Riviera  Ulqinit, pas dy te përpjekjeve të dështuara përsëri do të shkojë në tender për shtije. Qeveria ka vendosur  që asaj kompanie të ia ndajë tokën në shfrytëzim të përhershem pas së cilës do të shpallet tenderi.

Ada e Bunës e cila i përket Rivieres së Ulqinit përmes privatizimit do të trajtohet si një projekt i veçantë, njofton rtcg.

Riviera e Ulqini ka hyrë në falimentim në vitin 2004 i cili  zgjati deri në vitin 2008. Një numër i hoteleve është shitur. Sot në kuadër të ndërmarrjes punojnë Olimpic, Bellevue, Ada e Bunës, Kampi Çek dhe Neptuni. Edhe pse të gjitha ndërtesat janë të rrënuara dhe shkatërruar në vitet e fundit është ngritur cilësinë e ofertës.

By admini