Në Ulqin sot po mbahen zgjedhjet lokale pët Parlamentin lokal të këtij qyteti. Numri i personave me të drejtë vote është 19 918 veta të cilët do të zgjedhin 33 këshilltarë.
Në shumicën e vendvotimeve procesi ka flluar në orarin e caktuar por që nga tereni njpftohet për parregullsitë e para.
Qendra për monitoring CEMI njofton se deri në ora 9 Qëndra e votimit numer 31 në Ndërmarrjen publike komunale ende nuk ishte hapur. Në një foto shiheshin qytetarët që pritninn para qëndres së votimit për të votuar. Kjo qendër votimi u hap rreth orës 9:03.
Rret ores 10 procesi i votimit është ndërprerë në QV 5 për shkak të posterave të cilët ndodhen në afërsi të qendrës së votimit.
Poashtu një problem lajmërohet nga QV 6 në NP Komunale ku pajisja nuk njeh pasaportat.