Dr. ISLAM LAUKA, diplomat, pedagog
Tё dashur miq,
Meqёnёse shkrimi im i fundit “Marrёveshja pёr demarkacionin nuk duhet tё ratifikohet” ka ngjallur, jo pak, reagime dhe, nё pamundёsi pёr t’iu pёrgjigjur secilit prej jush pёr komentet e bёra rreth tij, mendova qё, nё mёnyrё tё pёrmbledhur, tё trajtoj disa nga problematikat qё ju keni ngritur.
Qё nё fillim, dёshiroj tё falenderoj tё gjithё ata qё gjetёn kohё pёr tё lexuar shkrimin tim dhe, nё mёnyrё tё veçantё, ata qё mё kanё mbёshtetur nё qёndrimet e mia. Gjithashtu, i falenderoj shumё edhe ata qё janё pёrpjekur tё kundёrshtojnё tezat e mia, sepse jam i bindur qё vetёm nёpёrmjet debatit tё hapur e tё sinqertё mund tё shkohet drejt zbulimit tё sё vёrtetёs. Fjalёt e Volterit, “Unё nuk jam dakord me atё qё thua, por do tё mbroj deri nё vdekje tё drejtёn tuaj qё ju ta thoni atё” duhet tё jenё udhёrrёfyese pёr secilin prej nesh.
Mendimet e mia, nё pёrgjigje tё disa pyetjeve tё bёra, nga ana juaj, janё si mё poshtё:
1. Çёshtja e demarkacionit nuk mund tё zgjidhet me referendum. Kushtetuta e Kosovёs, pёr fat tё keq, ka njё boshllёk tё dukshёm, lidhur me referendumin. Veç kёsaj, pёr probleme qё kanё tё bёjnё me ndryshime territoriale, kushtetutat e shumё vendeve janё tё rezervuara nё sanksionimin e tё drejtёs pёr referendum.
2. Nё situatёn e tanishme, nuk ka gjasё qё Mali i Zi tё pranojё qё Demarkacioni t’i kalojё Arbitrazhit. Me avantazhin e siguruar nga firmosja e marrёveshjes prej palёs sonё, Podgorica pret edhe aktin e fundit pёr hyrjen e saj nё fuqi – ratifikimin nga Kuvendi i Kosovёs.
3. Ёshtё e vёrtetё qё nё nenin 1, pika 3 tё Kushtetutёs sonё thuhet qё Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj tё tjerёve, por po kjo kushtetutё, nё nenin 2, pika 2, thekson se integriteti territorial i Kosovёs ёshtё i pacёnueshёm, i patjetёrsueshёm dhe i pandashёm. Nё kёtё kontekst, ne nuk kemi pretendime ndaj Malit tё Zi, por as nuk duhet tё lejojmё qё tё na cёnohet, tjetёrsohet a ndahet, qoftё edhe njё pёllёmbё e tokёs sonё.
4. Pёrcaktimi (delimitimi) dhe shenjimi (demarkimi) i kufirit bazohet nё kritere strategjike, historike, etnike, ekonomike, hidrologjike, gjeografike, por jo kadastrale. Sipas tё gjitha kritereve tё mёsipёrme kufiri midis Kosovёs dhe Malit tё Zi kalon nga qafa e Çakorrit dhe Kulla.
5. NATO-s i jemi pёrjetё mirёnjohёs pёr kontributin e dhёnё nё çlirimin e Kosovёs dhe mbrojtjen e kufijve tё saj (KFOR), por, nё thelb, ajo mbetet njё organizatё pёr qёllime mbrojtjeje e sigurie dhe jo pёr delimitim e demarkim kufiri. Si rregull, kёto janё procese, me tё cilat merren shtetet e pavarura dhe sovrane.
6. Humbja e territorit shqiptar, nё rast tё ratifikimit tё marrёveshjes sё 26 Gushtit 2015, do tё ishte e rёndё, por edhe mё tё rёnda do tё ishin pasojat qё do tё shoqёronin humbjen e poizitave gjeostrategjike dhe gjeoekonomike tё Kosovёs. Mirё sot, jemi tё sigurtё nё çadrёn e NATO-s, po nёse kjo çadёr nesёr shkrehet? Aleancat janё tё pёrkohshme, toka ёshtё e pёrjetshme. Me kufirin e ri, Mali i Zi, jo me armё, por me gurё, del fitues mbi ne. Tё mos harrojmё se ёshtё po ky vend qё, brenda njё shekulli, e ka shumёfishuar territorin e tij, nё kurriz tё tokave shqiptare. Ata qё e njohin, sadopak, historinё, e dinё se territoret qё mbrojtёn me gjak Zhuj Selmani dhe Oso Kuka, sot janё pjesё e fqinjit tonё. Po kёshtu, edhe Plava, Gucia, Ulqini, Tivari, njё pjesё e Hotit dhe Grudёs, etj. Por askush nuk mund tё thotё se shqiptarёt nuk luftuan pёr to, pavarёsisiht se nuk kishin shtet tё tyre dhe kundёr vetes kishin, veç Malit tё Zi, edhe fuqitё e mёdha tё kohёs. A do tё na e falin brezat e ardhshёm qё, me dёshirёn tonё, tё heqim dorё nga qafa e Çakorrit, Belluha dhe Kulla? Askush nuk thotё qё tё rrёmbejmё armёt e t’i drejtojmё kundёr fqinjit tonё, Malit tё Zi, por t’i shfrytёzojme me efikasitet mekanizmat juridiko-ligjorё, qё kemi nё dispozicion si shtet, siç ёshtё mosratifikimi, duke e bёrё tё pavlefshme marrёveshjen e demarkacionit tё 26 Gushtit 2015.
Mosratifikimi nuk ёshtё aq tragjik,sa ç’po trumbetohet. Pothuaj, tё gjitha shtetet e dala nga ish-Jugosllavia kanё probleme kufitare tё pazgjidhura, (Mali i Zi, Bosnjё-Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Serbia ), por ato nuk i kanё penguar as nё proceset e liberalizimit, as tё integrimeve euro-atlantike.
Jam i bindur qё mosratifikimi do ta nxisё Malin e Zi tё kёrkojё rrugё tё tjera pёr zgjidhjen e kёsaj cёshtjeje nё interes tё ndёrsjellё. Dhe kjo arrihet vetёm nёpёrmjet rinegocimit tё marrёveshjes sё vjetёr dhe hartimit tё njё marrёveshjeje tё re. Ndaj, thirrja ime e pёrsёritur pёr deputetёt e Kuvendit tё Kosovёs ёshtё: Jo ratifikimit tё Demarkacionit!
7. Miqёsia e popullit shqiptar me atё amerikan ёshtё aq e pjekur dhe e konsoliduar, sa tё mos ndikohet nga ratifikimi ose mosratifikimi i Marrёveshjes sё Demarkacionit. Nё gjykimin tim, popujt seriozё, qё janё tё vendosur nё mbrojtjen e territorit, tё lirisё e pavarёsisё sё vet, fitojnё edhe respektin dhe admirimin e miqve e tё partnerёve. E kundёrta ndodh me popujt qё nuk sakrifikojnё pёr territorin, lirinё dhe pavarёsinё e tyre.
8. Patriotizmi, dashuria pёr tokёn amtare ёshtё njё ndjenjё qё nuk vjetёrohet dhe as nuk duhet tё vjetёrohet, kurrё. Kёtё na e mёsojnё kombet e pjekura dhe aleatёt tanё strategjikё. Presidentёt amerikanё, gjithmonё e mbyllin fjalimin e tyre me urimin, “Zoti e bekoftё Amerikёn”. Fёmijёt amerikanё, çdo ditё, para se tё futen nё mёsim, pёrulen para flamurit tё vendit tё tyre dhe kёndojnё himnin amerikan. Sepse kur nuk je pёr vendin, popullin dhe kombin tёnd, kurrё nuk mund tё jesh pёr tё tjerёt.
Sё fundi, me keqardhje mё duhet tё konstatoj se, njё numёr i vogёl komentuesish, nё vend qё tё merren me shkrimin dhe idetё qё shtjellohen aty, merren me autorin e tij, ç’ёshtё mё e keqja, me njё gjuhё denigruese e vulgare, shprehje e formimit dhe edukimit tё mangёt familjar e shoqёror. Natyrisht, nuk e kam ndёrmend tё merrem me ta, sepse kam patur fatin, qё nё rini, tё njihem me thёnien e njё tё mençuri, “Kurrё nuk do tё mbёrrini nё destinacionin tuaj, nё qoftё se ndaleni dhe qёlloni me gurё çdo qen qё leh nё ty’.
Unё do tё vёzhdoj drejt destinacionit tim, pavarёsisht qenve tё rrugёs. Destinacioni im ёshtё e vёrteta. Nuk pretendoj tё kem unё monopolin e saj, por, mendimin tim rreth sё vёrtetёs, sic e gjykoj unё, do ta mbroj, edhe nёse ai ёshtё nё kundёrshtim me mendimin zyrtar tё Tiranёs, Prishtinёs, apo ndonjё kryeqyteti mik. Unё i jap llogarti vetёm ndёrgjegjёs sime, askujt tjetёr. Unё do tё vazhdoj drejt destinacionit tim, pavarёsisht “kёshillave” qё mё jepen qё, si “shqiptar i Shqipёrisё” tё mos pёrzihem nё punёt e Kosovёs. Pёr mua janё njёlloj tё shenjta e tё shtrenjta si Qafa e Çakorrit, edhe ajo e Valbonёs, e Diellit, apo e Sylbicёs. Bjeshkёt e Bekume – Alpet e Shqipёrisё, janё njё e tё pandara, pavarёsisht vijave tё pёrkohshme dhe artificiale (kufij) qё ju kanё vёnё mbi shpinё mёkatarёt e vdekshёm tё kёsaj bote.
Gёzuar dhe me fat Viti i Ri 2018!