Një fakt interesant ka publikuar zyrtari i Lëviyjes qytetare URA, Boris Margjonoviq në lidhje me numrin e ordinancave stomatologjike private dhe laboratoreve teknike për dhëmb në qytetin e Ulqinit.
Bartësi i politikës ekonomike dhe turistike, Boris Margjonoviq, ka deklaruar se në Ulqin ekzistojnë 27 ordinanca stomatologjike private dhe laboratore teknike për dhëmb të pajisura me personel të kualifikuar, të rinj dhe me teknikën më bashkëkohore.
Po sipas tij, URA do të përgatisë një katalog të përbashkët ne disa gjuhë dhe do t’ia prezantojë Diasporës shqiptare e cila veron në Ulqin si dhe vizitorëve të Ulqinit nëpërmjet internetit, hoteleve lokale, restoranteve dhe akomodimit privat. Programi ka shprehur tashmë një interes të madh dhe është i hapur për të gjithë dentistët (m/f) pavarësisht nga bindjet e tyre kombëtare dhe politike.