Intervistojë Beqir SINA
Këngëtari Haxhi Zeneli, mbas 37 vјetëve, prej kur ai ishte nјë artist і rі, student shqiptarë, nga Ulqini,në Universitetin e Prishtinës, me pjesëmarrjen e tij në një audiencë, atje, do të realizonte ëndërrën parë, рër t’u bër një këngëtar i njohur e kësaj treve, që do të linte gjurmë në këngën popullore, origjinale të Ulqinit, Shkodrës dhe Ana e Malit, edhe pse jeton prej disa dekada në SHBA, ai realizoi dhe video klipin më të ri me këngë të tabanit popullor.
Pak para këtyre ditëve, rrejtet sociale “zbuluan”, edhe suprizën më të re, vidio klipin, me xhirimet e bëra, si tregon ai në këtë intervistë të posaçme për gazetën Bota sot, në trojet shqiptare në Mal të Zi dhe në Kosovë, nga Produksioni “Labia Film”.
Video klip në të сіlën Zeneli, ka bërë іnсіzіmіn e tіј të ri , por që ëѕhtë i nјëјtі më atë, kur ai nisi këngën, për të qenë sa më autokton në stilin e tij – gjatë gjithë jetës, titullohet “Kem një Gjuhë Kem një Flamur” me muzik të Edmon Zhulalit.
Ai tha se : “Me duket se kombi ynë po kalon edhe një krizë identiteti,ku shumica e rinis po e lëshon vendin e nga krizat që po ju krijojmë vetë shtetet shqiptare, dhe mendova se ky do ishte momenti më i qëlluar për të ja rikujtuar popullit,se ne si komb nuk i kemi kry të gjitha punet tona, kemi ende shumë punë bër të bërë,kështu që krijova një tekst të këngës të thjeshtë,por me domethënje të madhe ,me një mesazh për të na rikujtuat,se po harrojme amanetin e të parëve tan që disa nga ata sakrifikuan të gjitha për Shqipërin”.
Por për më shumë ndiqni intervistën e plotë, që artisti ulqinak në Nju Jork, i dha gazetarit tonë,në SHBA, Beqir SINA
Zoti Zeneli rrjetet sociale njoftuan se :”Brënda një kohe të shkurtër,për adhuruesit e këngës atdhetare shqiptare, ju do të lansoni një video clip me këngën më të re,të kompozuar nga kompozitori i mirënjohur, Edmond Zhulali, a mund të na tregoni diçka më shumë për këtë video clip?
H. Zeneli : Po mund të ju them se këto ditë përfunduan xhirimet e këti vidio klipi.Xhirimet i bëmë në trojet shqiptare në Mal të Zi dhe në Kosovë,nga Produksioni “Labia Film”.Me duket se kombi ynë po kalon edhe një krizë identiteti,ku shumica e rinis po e lëshon vendin e nga krizat që po ju krijojme vetë shtetet shqiptare,dhe mendova se ky do ishte momenti më i qëlluar për të ja rikujtuar popullit,se ne si komb nuk i kemi kry të gjitha punet tona,kemi ende shumë punë bër të bërë,kështu që krijova një tekst të këngës të thjeshtë,por me domethënje të madhe ,me një mesazh për të na rikujtuat,se po harrojme amanetin e të parëve tan që disa nga ata sakrifikuan të gjitha për Shqiprin. Muziken kësajë kënge e kompozojë kompozitori tashti i shumë këngëve të njohura shqiptare,Edmond Zhulali,ku kenga më shumë mund ti ngjajë motiveve shkodrane.Plani është që vidio klipin ta lansojmë për festat e nëntorit.Shpresojmë që do të mirëpritet.
Prej kur ju e filluat muzikën dhe sa video clipe, dhe disqe keni realizuar?
H. Zeneli : Muzikën e kam filluar qysh nga bankat e shkollës se mesme,dhe pasi që vazhdova shkollimin e lartë në Kosovë,atje u angazhova edhe ma seriozisht,ku në vitet e 80’ta vajta në audicion, në Radio Prishtinë,sepse ashtu ishte atëherë,dhe më pranuan,ku edhe inçizova disa këngë,por për fat të keq siç duket ata kanë humbur,kurë serbet okupuan Radi Televizorin e Prishtinës.Dhe prej inçizimeve më ka mbetur vetem një këngë të cilën ma kishte nxjerrur një shoku im që punonte atëherë aty.
Kam realizuar deri më tani 4 albume muzikore ,dhe disa xhirime në televizore shtetërore dhe private,kurse ky eshte video klipi i dytë që po bëjë.Shumica e këngëve të mia tashti gjinden në spotify,iTunes, YouTube,Amazone etj.
Si keni mundur ta ruani repertorin tuaj edhe këtu në mërgim, mbasi ju keni disa dekada që keni lënë vendleindjen tuaj dhe këndoni në Amerikë ?
H. Zeneli : Unë sjam shkëputur asnjëherë nga vendi im.Repertoarin tim e kam ruajtur dhe e ruaj me një fanatizëm.Megjithëse ka nga ato që më thuan se kam ngelur mbrapa me këngët,sepse unë i kushtojë shumë kujdes këngëve shkodrane.Unë jo vetem që i dua ato këngë,por mundohem ti këndojë sa ma mirë dhe ti avancojë me melodi të kohës që mos të mbesin të vjetruara në disqet klasike.Dashurija ndaj këngës dhe artit popullor është e madhe,dhe kjo është ajo që unë edhe këtu në mergim e kam ruajtur.
Por në anën tjetër,unë nuk jam shkeputur asnjë moment nga vendlindja ime,kështu që shumicen e inçizimeve i kam bërë atje në vendlindje me kompozitorët më të mirë të kohës,duke filluar nga kompozitori Mark Kaftalli,Luan Borova,Pjeter Gaci,ku nuk jetojne më,mandej Shpetim Saraçi,Edmond Zhulali,dhe në fund kam dëshirë të përmend edhe një i ri i lindur këtu ne Amerikë që eshte mjaft i talentuar ai eshte Alfred Popaj,i cili më ka aranzhuar një album me këngë popullore shkodrane/ulqinake.
Sa e pëlqyer është kënga dhe muzika popullore, nga Ulqini, Shkodra dhe Ana e Malit, këtu në Amerikë, mbasi edhe ju vetë i përkisini muzikës popullore të kësaj treve ?
H. Zeneli : Muzika tradicionale e trevave tona,është mjaft e pëlqyar nga bashkvendasit e mi,por mos të harrojme se tani që nga koha kurë unë punoja në dasmat e viteve ……85-95,ka ndryshuar,ku në atë kohë këndohej krejtësisht një repertoar tjeter,ishin këngët me taban kombëtar .Më vonë hyri shundi dhe ne nuk mund të përballonim këtë rrymë të degraduar,nuk e shihnim veten ti këndonim ato këngë,dhe u tërhoqën nga dasmat,une dhe disa shok të mi.Por tani po shifet se ka lëvizëje pozitive në këtë aspek,ka filluar të rikthehet përsëri,sepse ska kah të ja mbajë,do kthehet në vend të vetë.
Si e shpjegoni ju faktin se muzika popullore dhe folklorike , është më origjinale në diasporë, sesa në vendlindjen tonë ?
H. Zeneli : Fakti se muzika tradicionale shqiptare eshte më origjinale këtu në diaspore,janë disa arsy.Njëra nga këto arsyra,është se:këtu ndihet mungesa e melosit tradicional më shume se në vendlindje,sepse popullit i mungon këtu më shumë ajo këngë e pastërt shqipe,e cila e identifikon atë me origjinen e ti.Kjo këngë origjinale ati i jep forcë për ta mbajtur gjallë lidhjen dhe dashurin me vendlindjen.Mergimtari dëshiron të dëgjojë ate që e rilidhë me mëmëdhen,aty ai e ndien veten dhe i knaqet shpirti,duke përjetuar ato momente që i sjellin nostalgji për vendin e ti.Në mërgim patriotizmi është më i theksuar,dhe ka qenë diaspora ajo që ka mbajtur të ndezur flaken e atdhedashuris çdo herë.
Çfarë duhet bër për ta ruajtur, kultivuar dhe tashëguar më tej, këngën popullore dhe folkolrike në diasporë, mbasi kemi pak për të mos thënë aspak këngëtar e këngëtare të talentuara në komunitet, edhe ata ose ata që dalin kur rriten marrin një linjë – zhanër tjetër , duke e “braktisur” muzikën tonë popullore ?
H. Zeneli : E kuptojë, se Ju e keni fjalën për të rinjët që rriten këtu,apo?.
Ne skemi pse të çuditemi këti fenomeni,të këtyre që rriten në diasporë,kurë tashti kjo po ndodhë edhe në vendlindje.Atje të rinjët shumë pak merren me këngën tradicionale.Atje dihet shumë mirë se rinija në vendlindje janë infektuar nga muzika”Rap”,por kjo nuk ndodhë këtu në diasporë që të rinjët të emitojne “Rapin”,sepse ata e kanë të qartë origjinen e kësajë llojë muzike.
Ne kemi ba përpjekje shumë të mdha për ti angazhuar të rinjët,që ti trashigojne vlerat foklorike kombëtare edhe këtu në diaspore,duke organizuar koncerte me këto shoqëri artistike dhe ansamble te ndryshme,ku mund të themi se Ansambli Bashkimi Kombëtarë,për shumë vite ka bere një pune shume te madhe me të rinjet dhe duke ju falemnderuar kesaje,një pjesë e këtyre nuk e kane humbur identitetin kombëtar.Mandej një punë të madhe ka bërë edhe qendra e kishës”Zoja Shkodres”,që për shumë vite organizon një spektakel të jashtëzakonshëm Festivalin Shqiptar ketu në Nju jork,duke anguazhuar adhuruesit e folklorit shqiptar nga gjitha moshat,nga mbarë Amerika.
Andaj sot falë këti angazhimi kemi valltar shumë të mirë që kanë dal nga këto grupe amatore. Por mos të harrojmë edhe diçka më shumë rëndesi,se në ruajtjen e këtyre vlerave folklorike,jane edhe dasmat,që duhet ti japim rëndësi të madhe,për këtë arsy këngetaret duhet ti kushtojnë kujdes repertoareve të tyre,sepse të rinjet nuk kanë ndoshta vende tjera që ta mesojnë këtë foklor shqiptar,përveç këtyre gëzimeve familjare.
Çfarë po bëni ju brezat e këngëtarve në komunitet , që të kemi sa më shumë muzikë popullore dhe folklorike? pra talentet të reja që po na mungojnë…..
H. Zeneli : Siç thash edhe më lartë,unë për veten time kam qenë gati çdo herë për të ndihmuar,dhe kurë më kanë ftuar,unë kam shku dhe kam dhënë kontributin tim.Shumë vite jan që punojmë dhe me plotë vështirësi po mbajmë Ansamblin “Bashkimi Kombëtar”,sepse ka rënë interesimi,dhe shoqatat apo edhe bineset shqiptare nuk po interesohen shumë për të mbajtur gjallë frymen e artit folklorike për gjeneratat që vin pas këtu në diasporë.Ishte dashur një angazhim më serioz në këtë drejtim,sepse kjo eshte mënyra më e mirë për të ruajtur teaditën kombëtare.
Kur do të kemi ndonjë festival me zërat e rinjë , që të përfshijë dhe të nxjerr e zbulojë me të vërtet talente në komunitet ?
H. Zeneli : Me sa di une disa mësues me akademi te muzikes që kanë ardhur nga Shqipëria,kane bërë disa përpjekje në këtë drejtim,dhe kanë arritur të organizojnë disa festivale për fëmijë,por nuk e di se sa kanë sukses të nxjerrin ndonjë talenti të ri,sepse kjo don një angazhim të madh dhe mjete financiare.Ne shqiptarët duhet ta themi një të vërtetë,se si komunitet jemi shumë pak të organizuar.Merre me mend ne ende skemi një qendër kulturore të komunitetit tonë këtu në Nju Jork.Dhe pa një qendër të tillë,vështirë është që ne të arrijmë të nxjerrim fruta të dobishme në frymen kombëtare.
Edhe një pyetje tjeter ” Pse duhet të vijnë në diasporë kaq shumë këngëtar dhe muzikant, (për biznes) kur ne kemi vet aq shumë sa që mund ti dergojmë ne në vendlindje për koncerte ?
H. Zeneli : Pyetje interesante,është shumë e vërtetë ajo që thuani,se këtu janë këngëtarët shumë të mirë.Është vështirë të përceptohet psikologjia e ballkanasve,sepse këte e kam parë edhe tek popujt tjere të Ballkanit,të cilet ftojnë këngëtaret nga vendet e tyre,por kjo nuk eshte diçka e re.Mbase ju duket se këngëtarët që vin nga vendlindja,i cili mund të jet më i dobët se këta që jetojnë këtu,por ai e ka vleren sepse ate nuk e shofim në mesin tonë çdo herë,por në momentin që ai vendos të qëndrojë në mesin tonë,pas një kohe edhe ai e humbë vlerat sipas tyre.Mendojë se ky është më shumë përceptim i mosnjohëjes së artit në përgjithësi nga ata që veprojne kështu.
Çfarë mesazhi kishit ?
H. Zeneli : Mesazhi im më së pari shkon tek këngëtarët,që mos të orintohen vetem në anen materiale,sepse ata kanë një përgjegjësi të madhe se çfarë i servojn audiencës së tyre,e sidomos gjeneratave të reja që janë duke u rritur këtu.Mos ti ndryshojnë këngët tradicionale,duke ju ndrruar ritmet atyre që ti bëjnë sa ma të vallëzueshme,sepse më vonë gjeneratat e reja mendojnë, se ajo është tradicionale,dhe kështu humbet foklori i këngëve shqiptare.
Kurse mesazhi për popullin tonë këtu dhe në vendlindje do ishte shumë me vlerë që të ndërtojmë ura të forta në mes diaspores dhe vendlindjes,sepse në këtë mënyrë kombi ynë do të përballonë më mirë befasirat nga ata që si duan të mirën kombit tonë.Historija ka dëshmuar,se ne nuk jemi mposhtur asnjëherë kurë jemi sinkronizuar në një trup të vetëm.