Ali Gjeçbritaj

BOTË TEVEQELE

Unë lahem, ti lahesh, ai lahet

Në shumës lahemi, laheni , lahen

Gjininë tjetër e mënjanova sot

Ato le të lahen vet kur të duan.

Të gjithë lahen në këtë botë mëkatësh

Thonë se këtu paguhen të gjitha

Po në botën tjetër a mbetet ndonjëri të lahet?

Ju thoni si të doni por asnjëri s’erdhi nga ajo  botë

(pse  s’erdhën as edhe njëherë)

Siç duket u mbarua uji atje

Për të shpërlar  bëmat e botës teveqele.

Kjo botë qenka e lidhur me vargonj

Hallka e zinxhir me rrjetë marimangash

Jo, them çurrilat e ujit rrjedhin gjithandej

Por asesi të pastrojë botën teveqele.

Sot s’po shohim vetën në pasqyrë

Udhët e pafundëta  na shtrojnë sofrën

Asesi të bie shi të na kujtojë lagëjen

Sado pak dhe larjen.

Kur rreshtohemi për lutje

Njëzërit brohorisim falim, falim…

Falim nga se toka toka i merr me vete mëkatët.

I merr me vete mshehtësitë , i ruan

I merr me vete të palarat tona

E bota tefveqele mendon se falë e vetëm falë.

Por të pa larat na përcjellin edhe atje

Të palarat mbesin edhe nën dhe

Edhe pse bota këtu është teveqele.

 

BURRAT TRADHTOJNË MË PAK SE GRATË

Burrat tradhtojnë më pak se gratë

Ata nuk i shohin kurrë rrobat e tyre

Burrat gratë i zhveshin me sy

Burrat në fantazi shohin

Gjinjë të fryrë, kofshë lakuriqe

Vithe gjysmë bostanë dhe barqe të dalë

Kjo u mjafton që botën ta kenë të tyrën.

Gratë kanë syrin e keq

Nëse të shikojnë në sy të hedhin për tokë

Fantazia i çon atje ku synojnë

E ngjyrën e leshrave shpesh e ndryshojnë

Gratë tradhëtojnë më shumë tradhëtojnë

Kjo është sot dhe gjitmonë ishte

Nuk thonë kot gruaja shejtanin e fut në shishe.

 

GËZUAR QOFSHI GJITHMONË MIQTË E MI

Po ti kush je

Jam në botën time

Pse më pyetni

Kur fort mirë e dini

Se edhe ju që pyetni

Jeni në botën tuaj

Sot nuk e kam kohën

Të pijë raki

Nësër urdhëroni

Dolli do ngrejmë

Për botën time

Për botën tuaj

Gëzuar qofshi gjithmonë

Miqtë e mi.

 

UNË DHE TI MIQ NË KOHË

Qielli posa ka ndezur dritat mbi qytet

Unë dhe ti miku im jemi nisur për azil

Ti në azil qenësh e unë në azil pleqësh

Ti në të majtë troturit në shesh

Bishtin tunditë e më përshendet

Mua që trotuarit i bie përpjetë

Me baqun mbaj drejtëpeshimin e tupit

E ngadal i bëj hapat me kapelën e hedhur në kokë

Me syçka të futur thellë në zgavra të kokës

Kthehesh pas miku im dhe prapë përshendetë

Iku edhe një ditë për mua dhe ty

Vitet numroj me hapa , më rëndojnë

Mbi supe si bjeshka , si kala

Mos uluro në mua se kemi qenë shokë besnik

Pëjetësisht jam njeri e ti përjetsisht qen

Mos u merzit të dy jemi frymorë

Jemi shokë, jemi miq, jemi n’azil

Të dy njësoj, ti qen unë njeri

Jetojmë jetën qençe në pleqëri

Unë dhe ti miku im besnik

Unë dhe ti shokë edhe në kohën moderne.

By admini